GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kleçkat” që paracaktojnë tenderat, si u zhvilluan te Universiteti i Mjekësisë

22:44 - 24/05/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kleçkat” që paracaktojnë tenderat, si u zhvilluan te Universiteti i Mjekësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emisioni “Stop” trajtoi sot procedurat e tenderimit dhe si aplikohen ato në institucionet shqiptare. Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, tregoi, se anulimi i procedurës së tenderit, fituesit e paracaktuar dhe fondi i njëjtë me fondin limit, janë disa nga dukuritë që implikojnë rregullsinë e tenderave.

“Një tender shtetëror është kur një institucion shtetëror i kërkon privatit të vendosë në dispozicion kapacitetin e tij material dhe njohuritë ose aftësitë e tij për të realizuar qoftë një shërbim, por qoftë edhe një investim. Fatkeqësisht tenderat nuk e respektojnë procedurën ligjore. Pra që të bëhet shpallja, të pritet dhe të bëhen vlerësimet e nevojshme nga trupat apo komisionet që bëjnë vlerësimet e tenderit dhe pastaj të shpallet fituesit. Tek ne tenderat shpeshherë fillojnë për së prapthi. Është vendosur kompania që duhet ta fitojë tenderin, kompanisë i merren informacionet e nevojshme, kriteret dhe përpilohet në atë mënyrë që të jetë i paracaktuar fituesi. Kemi pastaj kompani të tjera që kanë plotësuar këto kritere që hedhin në gjyq shtetin.

Nga ana ekonomike është dëm i dyfishtë pasi janë paratë e gjyqeve dhe nga ana tjetër lekët janë orientuar që të shkojnë me doemos tek ajo kompani specifike. Një kriter shumë i rëndësishëm i tenderimit është edhe vlera monetare. Pra vendoset një vlerë maksimale, por që nuk duhet të jenë në dijeni kompanitë ofertuese sepse do të thotë që ata arrijnë në atë vlerë. Duhet të merret parasysh për ligje shtetërore tenderi me ofertën më të vogël. Çfarë ndodh? Kompania fituese i ka rënë në kokë çmimit aq sa ka qenë e planifikuar. Kjo do të thotë që kemi pasur rrjedhje informacioni. Nuk mund të ndodhë që kompanitë të jenë pikë për pikë me vlerën që është parashikuar. Kjo do të thotë që këtu është abuzuar”, tha Danaj.

“Stop” u ndal në tenderat e Universitetit të Mjekësisë, me tenderin e rikonstruksionit të sallave të rektoratit dhe çatisë së universitetit, të cilin e ka fituar kompania me ofertën ekonomike shume afër fondit limit, pavarësisht, se një operator tjetër, kishte ofertë më të ulët.

“Të gjithë e kuptojmë që oferta e këtij operatori nuk është më e favorshmja pasi diferenca është qesharake me fondin limit që ka vendosur institucioni”, tha gazetarja.

Në lidhje me skualifikimin e dy operatorëve të tjerë ekonomikë, kjo gjë ka ndodhur sepse njëra nuk ka vendosur fond, ndërsa tjetra që kishte ofertë më të mirë, nuk ka dorëzuar kontratat dhe librezat e punës tek universiteti i Mjekësisë.

Tenderi tjetër për furnizim dhe vendosjen e kondicionerëve është fituar nga një operator me zyra në Gjirokastër dhe me ofertë ekonomike shumë pranë fondit limit.

Ndërkohë 4 operatorët e tjerë me oferta më të mira janë skualifikuar me kleçka të sajuara.

Argumenti që ka përdorur Universiteti i Mjekësisë ka qenë mosplotësimi i kritereve sipas dokumenteve standarde të tenderit. Bëhet fjalë për mungesë në kapacitet teknik dhe ekonomik të këtyre operatorëve./Tv Klan

Etiketa: mjekesiatenderaUniversitet

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Këlliçi: Rama po shkatërron bizneset,posteri im preku të korruptuarit

A e penalizoi koalicioni me Metën? Këlliçi: Mora vota të majta më tepër se çdo parti opozitare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com