GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Klering mes bandave, masakra me protagonistë mafioz italian

22:18 - 10/05/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Klering mes bandave, masakra me protagonistë mafioz italian
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pajtimi i vrasësve të huaj për të kryer atentate mafioze në Shqipëri është një fenomen që shtrihet në vite përtej ngjarjes së Shëngjinit ku u ekzekutua Ardian Nikulaj.

Një atentat i bujshëm ka ndodhur disa vite më parë në Tiranë që zbuloi fenomenin e kontraktimit të vrasësve të huaj nga bandat e fuqishme shqiptare.

Në 27 Maj të vitit 2015, Tiranën e vizitoi presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Ngjarja u prit me bujë pasi shënonte të parën vizitë të një udhëheqësi të këtij vendi me të cilin na ka ndarë historia dhe luftrat. Por, një tjetër ngjarje mori vëmendje në orët e pasdites.

Në Bulevardin “Zogu i Parë”, pranë Shkencave të Natyrës mbetën të vrarë 3 persona, në një shkëmbim zjarri që ngjasonte i njëjtë me filmat aksion.

Tani, le të rindërotjmë të plotë ngjarjen e rëndë të asaj dite referuar dinamikës së zbardhur në dosjen hetimore që Inside Story e disponon të plotë.

Mentor Doçi Alias Lufi, dhe miku i tij Gerti Goxhaj, ishin ulur bashkë me disa miq në një lokal që ndodhet pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Mentori, ishte njeri i njohur në botën e errët dhe lëvizte përherë i shoqëruar nga truproja, që ishin kryesisht të afërm të tij.

Atë ditë, në një tavolinë ngjitur me të ishin ulur dy nipat Markeljan Doçi dhe Klejvi Doçi. Pasi kanë përfunduar kafen, të gjithë u janë drejtuar makinave të tyre.

Në makinën që drejtohej nga Gerti Goxhaj ishte pasagjer Mentor Doçi. Në momentin që kanë filluar lëvizjen, pranë makinës janë afruar dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar në drejtim të Goxhajt dhe Doçit. Si rezultat Gerti Goxhaj mbeti i vdekur ne vend ndërsa Mentor Doçi që ishte objektivi i atentatit ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në këtë kohë, Markeljan Doçi, nipi i Mentorit, i ka dhënë shpejtësi makinës së tij, duke përplasur një prej personave të maskuar. Personi që u godit rezultoi që të ishte Salvatore Letizia, një shtetas italian. Pasi mori goditjen Letizia, arriti të ngrihet duke u larguar me vrap në drejtim të një rrugice.

Ndërsa Markeljani me të vëllain ka zbritur nga makina dhe me pistoletë në dorë është vënë në ndjekje të Besnik Sulkut. Markeljani arrin ta qëllojë dhe ta lërë të vdekur në vend vrasësin që shndërrohet në viktimë.

Pajtimi i vrasësve të huaj për të kryer atentate mafioze në Shqipëri është një fenomen që shtrihet në vite përtej ngjarjes së Shëngjinit ku u ekzekutua Ardian Nikulaj. Një atentat i bujshëm ka ndodhur disa vite më parë në Tiranë që zbuloi fenomenin e kontraktimit të vrasësve të huaj nga bandat e fuqishme shqiptare.

Ngjarja e rëndë e asaj dite, kishte si pikënisje një tjetër krim të ndodhur në Holandë në 6 Prill 2015.

Referuar dosjes hetimore, Besnik Sulku organizoi vrasjen e Mentor Doçit, për të marrë gjakun e vëllait të tij, Durim Sulku, i vrarë në Holandë më 6 prill 2015. Sipas hetimeve të realizuara nga drejtësia Holandeze rezulton se Durim Sulku ishte vrarë nga Markeljan Doçi, i njëjti person i përfshirë edhe në masakrën te bulevardi “Zogu I Parë”.

Porosia e vrasjes së Holandës mendohet se ishte nga xhaxhai i tij Mentori, i cili ishte objektivi i sulmit që e la të vdekur në Tiranë. Sulku do të ekzekutohej pranë banesës ku jetonte. Ngjarja, kishte disa dëshmitarë që ndihmuan porkurorinë holandeze të zbulojë autorët që importuan në Shqipëri jo vetëm konfliktin, por edhe një vrasës si Salvatore Letizzia.

“Ndodhesha në apartamentin e një shoqes time, që ndodhet në katin e parë të një pallati. Sapo po dilja jashtë te dera, kur pashë një burrë që theu xhamin e një automjeti. Dera e parë nga ana e shoferit u hap pas krismës së parë. Pas kësaj dëgjova 4-5 krisma të tjera. Në atë moment unë bërtita, hej idiot do marrë policinë në telefon! Personi me kapele në kokë ndodhej rreth 100 metra larg meje, ai u kthye dhe u largua me vrap”, është shprehur dëshmitarja Arie Johannes Donker.

Organizatori i vrasjes në Holandë Mentor Doçi dhe nipërit e tij u kthyen në atdhe, ku u ndoqën nga hasmi.

“Zbardhaje vrasjes ne Holandë ishte rastësi pasi njëri prej tyre e pranoi apo autoritete kishin rënë në gjurmët e tyre? Si e kujton atë ngjarje? Importimi i konflikteve por edhe i vrasësve”, u shpreh ish prokurori Eugen Beci.

Në zbulimin e ngjarjes me protagonist Markeljan dhe Klejvi Doçi ndihmoi edhe përgjimi i tyre. Ata kishin dhënë dëshmi para prokurorëve të cilit kishin përgatitur pyetje kurth, të cilat më pas u kryqëzuan me përgjimet./Top Channel

https://www.facebook.com/watch/?v=1288236975117233

Etiketa: Kleringmafioz italian

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
A do “rrëfehet” Rama për mikun McGonigal? Opozita në protestë

McGonigal, prokuroria kërkon bashkimin e çështjeve ruse dhe shqiptare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com