GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Klosi e thotë hapur: SPAK të mos godasë vetëm Qeverinë, por edhe opozitën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PS zbulon emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 2023-shit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi, nga studio e emisionit “Review” i ka drejtuar një mesazh të hapur SPAK që të mos godasë vetëm Qeverinë, por edhe opozitën.

Klosi theksoi se SPAK dhe drejtësia e re kanë pasur goditje vetëm majtas, ndaj nënvizoi të ketë edhe djathtas, përfshirë ish-deputetë, ish-ministra, apo ish-kryeministra.

“Ka pasur goditje vetëm nga krahu jonë, duhet të ketë goditje dhe nga krahu tjetër. Janë ngjarje të rënda qoftë afera “Partizani”, qoftë CEZ DIA. Në daljet tona publike këtë kemi thënë. Ne kemi thënë që SPAK-u të mos stepet nga lufta politike për të gjykuar këdo qoftë në çfarëdo lloj niveli, ish-deputet, ish-kryetar bashkie, ish-kryeministër, apo ish-president”, tha Klosi.

Klosi në fjalën e tij theksoi se qëndrimi i Kryeministrit dhe i PS vijon të mbetet i njëjtë, që ata nuk do të ndërhyjnë kurrë në sistemin e drejtësisë, as do t’i komentojnë vendimet e tyre.

Klosi theksoi se detyra e maxhorancës është të mirëqeverisë dhe detyra e gjyqësorit është të ndëshkojë ata që shkelin ligjin, qofshin zyrtarë të lartë apo të vegjël.

“Te drejtësia, PS nuk do të hyjë asnjëherë. Nuk do të hyjmë në vendimarrjen e drejtësisë, për këtë kemi luftuar gjithë këto kohë. Është një punë që po bëhet për Kodin e Procedurës penale, për çështjet që do hetohen nga SPAK ose jo të cilët janë i gjithë një sistem.

Vetingu vijon të pastrojë të gjitha nivelet që përpiqet të japë një drejtësi të pavarur.

Ne nuk gjykojmë vendimarrjen e drejtësisë, por nuk duhet të mbetemi vetëm te drejtësia për të luftuar korrupsionin. Pasi nuk i bën të gjitha drejtësia. Ne duhet të punojmë shumë dhe në mirëqeverisjen tonë, si punon shteti jonë, në praktikat tona të brendshme që të mos shkojmë deri te drejtësia.

Detyra jonë është që të qeverisim mirë. Dhe është detyra e gjyqësorit të ndërhyjë kur ne bëjmë gabime”, tha Klosi.

Etiketa: KlosiOpozitaSpak

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Pas katastrofës në Bayern, reagon Tuchel: Nuk ishim gati…

Pas katastrofës në Bayern, reagon Tuchel: Nuk ishim gati...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com