GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLP emëron drejtuesit e prokurorive në rrethe, vendimet e tjera që u morën

11:34 - 25/05/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
KLP emëron drejtuesit e prokurorive në rrethe, vendimet e tjera që u morën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajjur gjatë ditës së sotme mbledhje online.

Në këtë mbledhje, është vendosur që të emërohen drejtues të prokurorive në disa rrethe. Genti Xholi caktohet drejtues i Prokurorisë së Tiranës, ndërsa Anila Jella u caktua drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

Njoftimi i KLP-së:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar sot, më 25.05.2021, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line. Mbledhja është zhvilluar në prani të 10 (dhjetë) anëtarëve dhe në mungesë të Kryetarit të Këshillit, z. Gent Ibrahimi si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Mbledhja u drejtua nga Zv/ Kryetarin i Këshillit, z. Alfred Balla.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Sali Hasa, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë.  Gjatë procedurës së verifikimit, kandidati Sali Hasa ka depozituar kërkesën dt. 10.05.2021, drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në të cilën i ka kërkuar Këshillit, heqjen dorë nga kandidimit për arsye shëndetësore.

Pasi u njoh me vendimin e arsyetuar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit  (KPA) drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit nr. 173, datë 01.07.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimi nga detyra i subjektit të rivlerësimit Artan Madani, Këshilli vendosi me shumicë votash, ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë të prokurorit z. Artan Madani, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë. Gjithashtu, Këshilli vendosi unanimisht përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kavajë.

Si rezultat i dorëheqjes së kandidatit të vetëm ne garë, z. Gentian Habazaj, Këshilli vendosi ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat.

Në vijim, pasi u njoh me relacionin mbi verifikimin e pasurisë dhe figurës për prokurorin Albert Murçaj, kandidat për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, Këshilli vendosi të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Albert Murçaj dhe të lejojë kandidatin të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Shkodër.

Me shumicë votash, Këshilli vendosi miratimin e raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Saimir Bahiti. Një kopje e këtij raporti i dërgohet menjëherë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK)  dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM).

Këshilli vendosi me 10 (dhjetë) vota pro, miratimin e relacionit për fillimin e procedurave për plotësimin e pozicionit vakant të Këshilltarit për Etikën pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këshilltari për Etikën shërben me kohë të pjesshme për një periudhë pesë vjeçare, duke filluar nga data e emërimit, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë. Gjatë periudhës që do të shërbejë si Këshilltar për Etikën. Ulja e ngarkesës do të vendoset në bashkërendim me drejtuesin e prokurorisë nga ku vjen kandidati për Këshilltar për Etikën.

Në përfundim të procedurave për ngritjen në detyrë në pozicionin e Drejtuesit në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, Këshilli vendosi unanimisht të caktojë znj. Anita Jella në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe z. Genti Xholi në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë për një periudhë 3 (tre ) vjeçare nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Sot, me emërimin e të dy drejtueseve, Këshilli vendosi të ndërpresë caktimet e përkohshme si drejtues në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë. Deri tani, Këshilli ka arritur të emërojë në detyrë 4 (katër)  Drejtues prokurorie; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë; në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Elbasan dhe në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës.

Në përfundim të mbledhjes, shorti ka caktuar si relator për procedurën e ngritjes në detyrë për pozicion vakant të Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, zotin Vatë Staka.

Etiketa: KLPprokurori

Lajme të lidhura

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë
Aktualitet

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga
Aktualitet

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25
Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë
Aktualitet

Aksidenti/ 19-vjeçari përplas këmbësorin në Tapizë–Fushë Krujë, 62-vjeçari ndërron jetë

19:24 - 16/12/25
Para
BE do të marrë 1 miliardë doza vaksina në shtator

BE do të marrë 1 miliardë doza vaksina në shtator

TË FUNDIT

Kursi i këmbimit 18 mars 2025
Ekonomi

Këmbimi valutor 17 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:00 - 17/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi për ditën e sotme, 10 gusht 2024

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Dhjetor 2025

07:37 - 17/12/25
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 17 Dhjetor 2025

07:34 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com