GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLP shtyn seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLP shtyn seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  raportoi këtë paradite përfundimin e mandatit për ish-kryetarin Gent Ibrahimi dhe zëvendësimin e tij me anëtaren e re jo magjistrate të zgjedhur nga Kuvendi, Mirela Bogdani. Por, nuk vonoi shumë dhe pasi Këshilli zgjodhën me të gjitha votat Bogdanin si anëtare të re të KLP-së, nënkryetari Alfred Balla paraqiti menjëherë për shqyrtim pikën e dytë të rendit të ditës, për zgjedhjen e kryetarit të ri. Balla sqaroi se mbledhja ishte thirrur jashtë radhe dhe në mënyrë urgjente prej tij, pasi Ibrahimit i kishte përfunduar mandati më 28 shkurt.

“Ka lindur nevoja për zëvendësimin e këtij posti. Aktualisht, rolin e kryetarit e bëj unë në cilësinë e zëvendëskryetarit, por potencialisht kanë të drejtë të pesë anëtarët jo prokurorë, pra unë, znj. Seiti, z. Bazaj, znj. Bogdani dhe z.Beci. Jemi të pestë potencialisht kandidatë për të kandiduar për postin e kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë,” deklaroi ai dhe kërkoi anëtarëve mendimin për procedurën dhe u kërkoi të propozojnë ndonjë kandidat.

Sandër Beci vërejti se nënkryetari Balla e mundësonte funksionimin e Këshillit dhe propozoi që të caktohej një datë tjetër për zgjedhjen e kryetarit të ri. Edhe anëtari tjetër jo magjistrat, Tartar Bazaj mbajti të njëjtin qëndrim. “Edhe unë kam të njëjtin mendim, meqënëse ka të bëjë me një vendim të rëndësishëm”, argumentoi ai dhe solli në vëmendje se anëtarja e re, Mirela Bogdani nuk njihej prej anëtarëve dhe se ishte e nevojshme të prezantohej.  Anëtarja Nurihan Seiti Metaj e cilësoi si absurd diskutimin mbi procedurën për zgjedhjen e kryetarit. Ajo rikujtoi se kryetarin e mëparshëm e kishin zgjedhur jo vetëm pa e njohur, por sipas saj, që ditën e parë që ishin ulur në tavolinë.

Etiketa: KLPkryetarseancezgjidhje

Lajme të lidhura

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Pas sulmeve në Kiev, Rusia nis shpërthime të fuqishme në veri të Ukrainës

Pas sulmeve në Kiev, Rusia nis shpërthime të fuqishme në veri të Ukrainës

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com