GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLP zgjedh të hënën kryetarin e ri/ Kush është kandidati i vetëm në garë

11:30 - 26/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLP publikon listën, 7 kandidatët për kryetar të KED
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka vetëm një person në garë, por këtë të hënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zgjedhë të hënën Kryetarin e ri të saj. Sipas njoftimit të KLP-së, mbledhja do të zhvillohet më datë 28 mars, ora 11 në prezencë të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të përfaqësuesve nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm dhe Programi OPDAT. Mësohet se kandidati i vetëm në këtë garë është Alfred Balla, i cili aktualisht ushtron detyrën e zëvendëskryetarit.

Balla është zgjedhur me vendimin Nr.19/2018, datë 08.02.2018 nga Kuvendi i Shqipërisë, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë si përfaqësues i Shoqërisë Civile. Ai ka përfunduar studimet e larta për drejtësi në vitin 1991 pranë “Universitetit të Tiranës”; studimet pasuniversitare, master shkencor në të drejtën penale në vitin 2012 pranë Universitetit “Justiniani I-rë” dhe mban titullin Doktor i Shkencave Juridike (e drejtë penale) nga viti 2020 pranë “Universitetit Europian të Tiranës”.

Në vitet 1991-1998 ka punuar në detyrën e Prokurorit të sektorit gjyqësor, Zv/Prokurorit të Rrethit dhe Prokurorit të Rrethit në prokuroritë Fier e Lushnje. Në vitet 1998-2003 dhe 2007-2012 ka ushtruar profesionin e lirë si avokat. Në vitet 2003-2006 ka punuar pranë Këshillit të Ministrave si Inspektor në Departamentin e Kontrollit të Brendshëm Administrativ dhe Antikorrupsionit. Në vitet 2012-2017 ka punuar në pozicionin si Këshilltar Ligjor pranë Gjykatës së Lartë.

Gjatë viteve të punës është angazhuar në organizma jo-qeveritare të shoqërisë civile me fokus drejtësinë penale dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut Balla ka kryer një sërë trajnimesh profesionale brenda dhe jashtë shtetit.

Ka ushtruar dhe ushtron aktualisht edhe detyrën e pedagogut të jashtëm pranë universiteteve të ndryshme në lëndët e drejtë zakonore, procedurë civile, e drejtë penale e posaçme dhe e përgjithshme, praktikë profesionale etj. Mandati i tij kushtetues 5-vjeçar përfundon në datën 18.12.2023.

Etiketa: garegare Alfred BallaKLPkryetarzgjidhet

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Para
Plagoset me armë zjarri një grua në Vlorë

Goditet rrjeti i shfrytëzimit të prostitucionit, në pranga dhe klienti

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com