GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH: Agjencia e Prokurimeve nuk zhvilloi asnjë hetim për PPP në dy vjet

10:28 - 22/05/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH: Agjencia e Prokurimeve nuk zhvilloi asnjë hetim për PPP në dy vjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ka të drejtë që të zhvillojë hetime administrative për kontratat konceisonare që finalizohen me nënshkrim por në dy vjet duket se nuk ka pasur asnjë të tillë.

Këtë e sjell në vëmendje një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka audituar APP dhe aktivitetin e saj.

“Për periudhën 2021-2022, rezultoi se nuk ka pasur asnjë proces hetimi për kontrata koncesionare. Referuar informacionit të datës 18.7.2023, dërguar nga Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve, për vitin 2020 është nënshkruar kontrata koncesionare datë 20.4.2020 me objekt: “Projektim, ndërtim, operim, mirëmbajtje dhe transferim i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, me Autoritet Kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, Sektori i Verifikimit të Procedurave të Konçesioneve/PPP, dhe Procedurave në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare në Agjencinë e Prokurimit Publik, nuk ka informacion të përditësuar nga ATRAKO, nëse janë finalizuar me nënshkrim kontrate, tre procedurat koncesionare të vitit 2022“, thuhet në raportin e auditimit.

I njëjti specifikon se APP pasi administron kontratat koncesionare nga ATRAKO,(kjo e fundit është përgjegjëse për mbajtjen e bazës së të dhënave për të gjitha kontratat e koncesionit dhe të partneritetit publik privat, të dhëna në Republikën e Shqipërisë), vlerëson në bazë të kritereve të caktuara në rregulloren e saj të brendshme, për përzgjedhjen e kontratave që do t’i nënshtrohen hetimit administrativ.

Në këto kushte, KLSH ka rekomanduar që Agjencia e Prokurimit Publik të marrë masa në vijim që të ketë një komunikim të vazhdueshëm me Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve lidhur me përditësimin e informacionit për kontratat koncesionare .

Një tjetër element që është nënvizuar tek përfundimet nga ana e audituesve të KLSH është fakti që nga verifikimi i dokumentacionit të administruar nga subjekti mbi planet e verifikimit për procedurat e prokurimit publik, procedurat e Konçesioneve/PPP dhe procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për vitet 2022 dhe 2023, u konstatua se: APP si institucion verifikues ende nuk ka përmbushur detyrimin ligjor për monitorimin procedurave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, me qëllim dhënien e sigurisë për mirëmenaxhim të fondeve publike në këto procedura prokurimi.

“Megjithëse APP ka ndërmarrë në kohë dhe ka ndjekur në vijimësi gjithë veprimet e nevojshme konform kërkesave të legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar, për të përmbyllur procesin e implementimit të sistemit të komunikimit dhe të informacionit ende nuk ka plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar nga AKSHI, pasi nevojitet asistenca e një specialisti IT, në rolin e administratorit të SIK-së, si person përgjegjës për aspektet e sigurisë që lidhen me implementimin, instalimin dhe operimin e sistemit. Për këtë arsye APP, me shkresë nr. 9550/1 prot, datë 14.12.2023, i është drejtuar Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të caktuar një nga specialistët IT të atashuar në APP, në rolin e administratorit të SIK por nuk ka marrë një përgjigje nga AKSHI. Nisur nga të dhënat statistikore për periudhë 2021-2023 rezultojnë të jenë në total 35 kontrata të nënshkruara për procedurat e prokurimit në këtë fushë. Mosveprimet e mësipërme vijnë në kundërshtim me nenin 14 të ligji nr. 36/2020 “Për Prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare” thuhet në raport.

KLSH ka kërkuar nga Agjencia e Prokurimit Publik të vijojë bashkëpunimin me Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për caktimin e specialistit të IT-së në APP, në rolin e administratorit të Sistemit të Informacionit të Klasifikuar, si personi përgjegjës për aspektet e sigurisë që lidhen me implementimin, instalimin dhe operimin e këtij sistemi.

“Nga ana e APP-së të merren masa për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar nga AKSHI me qëllim përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga legjislacioni i informacionit të klasifikuar, si dhe të marrë masa për nisjen e punës për verifikimin e zbatimit të procedurave të prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kombëtare, pas fazës së nënshkrimit të kontratës së prokurimit”, thuhet në raport.

/Monitor.al/

Etiketa: APPKLSHKryesore1tender

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Ilir Meta takohet me ish-presidentin slloven në Lubjanë, ja për çfarë biseduan!

Ilir Meta takohet me ish-presidentin slloven në Lubjanë, ja për çfarë biseduan!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com