GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH e kapi me shkelje të shumta financiare, si u emërua në krye të Tatimeve Ceno Klosi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH e kapi me shkelje të shumta financiare, si u emërua në krye të Tatimeve Ceno Klosi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emërimet në administratën e lartë shtetërore nuk po ndjekin kriteret profesionale dhe të integritetit të figurës. Drejtori i përgjithshëm i tatimeve Ceno Klosi është emëruar në 22 tetor të 2021 në krye të agjencisë kryesore qeveritare të mbledhjes taksave, pak muaj pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte evindentuar shkelje të shumta të tij gjatë detyrës së mëparshme si drejtor ekonomik dhe finance në OSHEE.

Në raportin e siguruar nga News24 që daton prillin e 2021 KLSH kishte kërkuar deri “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna” për Ceno Klosit, pas konstatimit për raportime jo të sakta të faturave të blerjes në sistemin tatimor. Në atë sistemin që pas pak muajsh do të ishte tërësisht në dorën e tij.

Kontrolli i lartë i shtetit ka evidentuar se si në librat e blerjes të OSHEE për deklarimet e faturave të blerjes në sistemin tatimor, u konstatua se kishte fatura që i përkisnin periudhave ushtrimore të mëparshme ose të lëshuara nga subjektet disa muaj më parë dhe që departamentit të financës, u ishin vënë në dispozicion në muajin e deklaruar. Në librat e blerjeve të muajit mars 2018, u konstatua e deklaruar një faturë me vlerë gati 1,5 milion dollarë pa TVSH e cila i përkiste korrikut të 2017, pra e deklaruar 8 muaj me vonesë.

Veprimet e mësipërme sjellin efekte dhe në raportin e TVSH-së kreditore dhe debitore, duke mos pasqyruar detyrimet e sakta në kohë të shoqërisë, për pagesat e TVSH.
Në rastet e vonesave të tilla të deklarimit të TVSh-së, bizneset private rrezikojnë penalitete dhe gjoba të majme nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që sot drejtohet nga Ceno Klosi. KLSH ka evidentura dhe raste të tjera për të cilat ka rekomanduar të merren masa që procesi i firmosjes së faturës tatimore nga personat e autorizuar, të kryhet me përgjegjshmëri dhe në afatin e duhur.

Nga ana tjetër për Ceno Klosin është kërkuar “Vërejtje me paralajmërim për largim nga puna”, pra një masë frenuese në karrierën e afërt. Por e kundërta ka ndodhur, Ceno Klosi në qershor të 2021 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta, dhe më pas në tetor të 2021 ngjitet në krye të administratës tatimore, në një kohë që pak muaj më parë KLSH e bënte përgjegjës për deklarime me vonesa të gjata të faturave të blerjes pikërisht në sistemin tatimor./BW

 

Etiketa: ceno klositatime

Lajme të lidhura

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26
Para
Grabitën noterin në Sarandë, arrestohen dy organizatorët (EMRAT)

Grabitën noterin në Sarandë, arrestohen dy organizatorët (EMRAT)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com