GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

KLSH nxjerr zbuluar Ramën, 109.5 mln euro detyrime nga arbitrazhet

20:47 - 29/10/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
KLSH nxjerr zbuluar Ramën, 109.5 mln euro detyrime nga arbitrazhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit që ka mbërritur në Kuvend, përmban edhe rezultatet e auditimit për stokun e detyrimeve të prapambetura nga vendimet e gjykatave të ndërkombëtare. Konkretisht monitorimi është bërë për detyrimet e prapambetura nga ana e MFE nuk përfshihen detyrimet e prapambetura të Gjykatave të Arbitrazhit dhe Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.

Sipas KLSH, lidhur me detyrimin total të akumuluar për Arbitrazhet Ndërkombëtare është raportuar se ai rezulton në rreth 109.5 milionë euro. Ndërsa vlera totale e vendimeve të arbitrazhit të paguara nga buxheti i shtetit rezulton në masën rreth 33.3 milion lekë dhe që është paguar nga 3 ministri të vendit.

“-1.5 milion lekë, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (ARRSH), për likuidimin e faturave të shërbimeve juridike, për përfaqësimin dhe mbrojtjen në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar nr.23988/MHM.

-8.694 milion lekë nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për pagesën e kostove administrative të Tribunalit për PCA Case 2018-49 ‘Valerial SRL’.

-23.1 milion lekë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për pagesën e shërbimeve juridike dhe procesin e anulimit të vendimit të arbitrazhit ICSID Case no.ARB 15/28” – thuhet në raportin e KLSH.

Sa i takon vendimeve te GJEDNJ, deri më 31.12.2020 rezultojnë ende të pa ekzekutuara, 7 vendime në vlerën 17,956,320 euro dhe të paktën 1,675,938 euro kamatëvonesa potenciale, të përllogaritura deri në këtë datë.

Me konkretisht, KLSH konstaton se nga ana e institucioneve shqiptare pjesë e procesit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), nuk rezulton të jenë zbatuar afatet 3 mujore për zbatimin e këtyre vendime.

Gjatë periudhës nën auditim vitet 2018-2020 janë zbatuar 3 vendime në vlerën 109,962 Euro, ndërkohë që rezultojnë të pazbatuar 7 vendime të tjerë me vlerë të pagueshme 17,956,320 Euro, pa përfshirë këtu interesat e pagueshëm në rast vonesash. Vendimet e pazbatuara datojnë prej vitit 2015 deri në vitin 2020. Dy prej tyre të cilët përbëjnë dhe peshën kryesore të vlerës financiare për t’u përballuar nga buxheti i shtetit përkatësisht “Sharxhi and others v. Albania” dhe “Dhimertika dhe Nika vs. Albania“, me vlerat penalizuese për Republikën e Shqipërisë përkatësisht, 13,447,300 Euro dhe 4,417,750 Euro, nuk rezultojnë të jenë zbatuar brenda afateve të përcaktuara.

Moszbatimi në afat i tyre krijon risk për aplikim interesash të pagueshme në vlera të konsiderueshme. Deri më datë 31.12.2020 interesat e pagueshme llogariten në vlerën rreth 1,675,938 Euro dhe përbëjnë efekt potencial financiar në dëm të buxhetit të shtetit.

Sa i takon vendimeve të Gjykatave të Huaja dhe Arbitrazhit Ndërkombëtar, konstatohet se, në gjykatat e huaja ndërkombëtare dhe arbitrazhin ndërkombëtar Shteti Shqiptar ka qenë si Palë e Paditur në 14 çështje gjyqësore. Nga këto rezultoi se janë gjykuar dhe dhënë vendimet për 9 çështje ndërsa 5 prej tyre presin gjykimin pranë këtyre gjykatave.

“Për 9 çështjet e gjykuara është vendosur si më poshtë: – në 5 çështje në vlerën 388,479,560 Euro pa përfshirë këtu kamatëvonesat, vendimet e dhëna nga këto gjykata janë në disfavor të Shtetit Shqiptar; – ndërsa në 4 çështje në vlerën 10,651,257 Euro janë rrëzuar pretendimet e palës paditëse dhe vendimi ka rezultuar në favor të Shtetit Shqiptar” – thuhet në raport.

Sa i takon ecurisë së njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve të gjykatave të huaja në Shqipëri, Avokatura e Shtetit nuk disponon informacion të plotë dhe në shumicën e rasteve nuk ka qenë palë në proces nga Gjykatat e Apelit vendase, kjo si pasojë e mos thirrjes nga këto gjykata dhe nga mungesa e kërkesës prej institucioneve respektive që kanë interes të drejtpërdrejtë në çështje, të cilat thirren në gjykim nga këto gjykata.

Kryeministri Edi Rama wshtw shprehur disa herw se Shqipëria ka fituar disa gjyqe ndërkombëtare, ndërsa vendimet e arbitrazheve thonë të kundërtën.

Gijotina.com

Etiketa: arbitrazhetdetyrimeGjykatat NderkombetareKLSHKryesore1

Lajme të lidhura

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
Para
Aksidentoi studenten dhe u largua, arrestohet shoferi

Aksidentoi studenten dhe u largua, arrestohet shoferi

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com