GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH rrëzon Veliajn për Pyllin Orbital: Tirana s’ka vend për të mbjellë pemë

17:52 - 05/07/23
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH rrëzon Veliajn për Pyllin Orbital: Tirana s’ka vend për të mbjellë pemë

Kryetar i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, deputeti Arben Pellumbi dhe Ministrja e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca duke mbjelle nje peme gjate celjes se fushates elektorale te Partise Socialiste per zgjedhjet vendore te 14 majit. Gjate ceremonise se mbajtur ne Sheshin Skenderbej eshte zbuluar motoja "Kurre Mbrapa, Perpara" per keto zgjedhje, ndersa kryeministri Edi Rama, deputete te partise dhe kandidatet per bashkite e vendit kane mbjelle 61 peme per te simbolizuar 61 bashkite e vendit./r/n/r/nMayor of Tirana Municipality, Erion Veliaj, MP Arben Pellumbi and Minister of Agriculture and Rural Development, Frida Krifca planting a tree during the opening of the electoral campaign of the Socialist Party for the local elections on May 14. During the ceremony held in Skenderbej Square, the motto "Never Back, Forward" was revealed for these elections, while Prime Minister Edi Rama, party deputies and candidates for the country's municipalities planted 61 trees to symbolize the country's 61 municipalities.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson në një raport auditimi se mjedisi në Tiranë po degradon me ritme të shpejta dhe se projektet e propaganduara nga kryebashkiaku i kryeqytetit për gjelbërimin nuk janë realizuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit jep alarmin për situatën mjedisore në kryeqytet pas një auditimi tematik për mjedisin në Bashkinë e Tiranës, ku konstatohet se projekti i famshëm i “Pyllit Orbital” i kryebashkiakut Erion Veliaj nuk është realizuar.

“Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë e konsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi,” thuhet në raportin e auditit për vitin 2022 të prezantuar të mërkurën në Kuvend.

Raporti thekson gjithashtu se projekti i Veliajt “Qyteti i Gjelbër” është ambicioz, por nuk është shoqëruar me kapacitete të mjaftueshme financiare dhe logjistike nga ana e bashkisë.

I prezantuar që në vitin 2017, projekti “Pylli Orbital” u reklamua nga Veliaj si projekti më madhor i bashkisë për të gjelbëruar 23 zona të kryeqytetit dhe në mars të këtij viti ai pretendoi se ishin mbjellë 1 milion pemë.

“Mjedisi po degradon me ritme të shpejta, fakt ky që reflektohet në probleme të tilla si pasiguria e tokës, përkeqësimi i cilësisë së ujit, ndotja e ajrit, zhurmat dhe problemet e depozitimit të mbeturinave, etj.” thuhet në më tej në raportin e KLSH.

KLSH konstaton gjithashtu se “zhvillimi i pakontrolluar urban ka shkaktuar ulje të raportit për frymë të hapësirave të gjelbra’.

Në shifra krahasuese, raporti i hapësirave të hapura të gjelbra për 100,000 banorë është shumë i ulët, 0.46m2 /banor, që sipas KLSH-së, është  i papërfillshëm krahasuar me normën minimale të parashikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë prej 9m2 /banor dhe njësoj e papërfillshme krahasuar me vendet e rajonit.

Sipas KLSH-së, Tirana po shënon një rritje të pakontrolluar të popullsisë dhe vendbanimeve informale. Nëse nuk kontrollohet, vëren raporti, -“rritja e qytetit mund të marrë formën e një shtrirjeje të vazhdueshme urbane, duke shkaktuar rritjen e shpenzimeve të infrastrukturës, zgjatjen e kohës së udhëtimit të përditshëm, shkatërrimin e mjedisit natyror dhe zonave bujqësore prodhuese, si dhe rritjen e përgjithshme të konsumimit të energjisë dhe karburantit për transport”.

Në këtë kontekst, KLSH shton se bashkia e kryeqytetit ende nuk ka politika për uljen e zhvillimeve të pakontrolluara urbane.

KLSH i rekomandon kësaj bashkie që të marrë masa për shtimin e hapësirave të gjelbra të reja në territorin që administron, pasi konstaton se në përgjithësi objektivat e saj në këtë drejtim “rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme”. /BIRN/

Etiketa: KLSHKryesore1Pylli OrbitalVeliaj

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit
Aktualitet

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
Para
Po sikur Ramës t’i “shkrepej” të shpallte zgjedhje të parakohshme

Po sikur Ramës t’i “shkrepej” të shpallte zgjedhje të parakohshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com