GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

KLSH evidenton mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhet, 97% e dëmit vjen nga prokurimet

në Aktualitet, Ekonomi
Kohë leximi: 2 min
A A
KLSH zbulon korrupsionin e AKU me 65 milionë lekë gjoba
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar rreth 314.9 milionë lekë, ose mbi 3.2 milionë euro, efekte negative në buxhetin e shtetit nga auditimet e përfunduara gjatë periudhës janar-prill 2026.

Sipas Buletinit Statistikor të KLSH-së, 84.3 milionë lekë janë klasifikuar si dëm ekonomik, ndërsa 230.5 milionë lekë si menaxhim joefektiv i fondeve.

Problematikat lidhen kryesisht me prokurimet publike, zbatimin e kontratave, administrimin e të ardhurave, ekzekutimin e vendimeve gjyqësore dhe shpenzimet për paga e operacione. Për këto gjetje janë dhënë 58 rekomandime, të cilat rezultojnë të pranuara nga subjektet e audituara.

Rreth 81.4 milionë lekë, ose 97% e dëmit ekonomik, lidhen me shkelje në procedurat e prokurimit dhe zbatimin e punimeve e kontratave. KLSH ka konstatuar, ndër të tjera, likuidime për punime të pakryera, mospërllogaritje të kostove përfundimtare të shërbimeve të projektimit dhe punime që nuk përputheshin me specifikimet teknike.

Mangësi janë evidentuar edhe në dokumentacionin e tenderëve, kriteret e vlerësimit, llogaritjen e vlerës së kontratave, përzgjedhjen e procedurave, shqyrtimin e ofertave dhe shpalljen e fituesve. Ndërkohë, 126.2 milionë lekë nga menaxhimi joefektiv lidhen me të ardhurat, kryesisht për moszbatimin e detyrimeve që burojnë nga lejet mjedisore.

Sipas KLSH-së, efektet negative në shpenzime arritën në 188.6 milionë lekë, ku 84.3 milionë lekë janë dëm ekonomik dhe 104.2 milionë lekë menaxhim joefektiv. Brenda kësaj vlere përfshihen edhe 59.9 milionë lekë të lidhura me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore përmes përmbaruesve privatë.

Ish-Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit rezulton me 62.2 milionë lekë dëm ekonomik dhe 56.5 milionë lekë menaxhim joefektiv, ndërsa rikonstruksioni i rrugës në Tragjas me 15 milionë lekë dëm ekonomik. Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka 4.1 milionë lekë dëm ekonomik, 46.3 milionë lekë menaxhim joefektiv në shpenzime dhe 32.6 milionë lekë efekte negative në të ardhura.

Në katër muajt e parë të vitit, KLSH përfundoi 14 auditime në 34 subjekte dhe dha gjithsej 225 rekomandime.

Etiketa: buxhetdemeKLSH

Lajme të lidhura

Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë
Aktualitet

Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

09:59 - 26/08/26
U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)
Aktualitet

U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

09:47 - 26/08/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon

08:54 - 26/08/26
Para
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

Egnatia shkon drejt Norvegjisë me objektivat e qarta, nesër luhet akti “final” për grupet e Europa League

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë
Aktualitet

Pesë shtetas u riatdhesuan në Shqipëri nga kampi i “ferrit” në Siri, mes tyre gra dhe fëmijë

09:59 - 26/08/26

Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre gra dhe fëmijë, janë riatdhesuar nga Siria në Shqipëri. Ata mbërritën në Tiranë pak pas...

Lexo më shumë
U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

U dërgua me ambulancë në spital, humb jetën i dënuari në burgun e Fierit (Emri)

09:47 - 26/08/26
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

Egnatia shkon drejt Norvegjisë me objektivat e qarta, nesër luhet akti “final” për grupet e Europa League

09:40 - 26/08/26
KLSH zbulon korrupsionin e AKU me 65 milionë lekë gjoba

KLSH evidenton mbi 3.2 milionë euro efekte negative në buxhet, 97% e dëmit vjen nga prokurimet

09:23 - 26/08/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!

50% të grupeve ushqimore i paguajmë më shtrenjtë se Europa, rekord dhe në rajon

08:54 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com