GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Klubi i njohur akuzon rivalët se kanë korruptuar gjyqtarët

15:59 - 22/04/23
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Klubi i njohur akuzon rivalët se kanë korruptuar gjyqtarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

KB Prishtina pretendon se ka zbuluar skandalin më të madh të basketbollit në Kosovë.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi kryeqytetas ka hedhur dyshime se gjyqtarët grekë, të caktuar për ndeshjen e tretë gjysmëfinale ndaj Trepçës, janë parë duke pranuar ryshfet për të favorizuar mitrovicasit, shkruan Gazeta Express.

Klubi i Prishtinës bëri me dije se ka bërë kallëzim të veprës penale për rastin në fjalë, ndaj një personi që thuhet se shihet duke i futur në veturën e tipit “Mercedes” dy arbitrat grekë të ndeshjes, Zacharis dhe Vardaris, duke i ofruar ryshfet për manipulimin e ndeshjes mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, në favor të mysafirëve.

Prishtinasit gjithashtu njoftuan se kanë fakte për këtë rast.

Ndeshja në fjalë, e cila i fitua nga Prishtina, ishte e paraparë që të drejtohej nga gjyqtarët e huaj, por në fund nuk ndodhi ashtu.

Pa ndonjë njoftim zyrtar, para fillimit të kësaj ndeshjeje u panë gjyqtarët vendorë, të cilët e ndanë drejtësinë.

 

Njoftimi i plotë:

“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Të respektuar sportdashës e adhurues të basketbollit,

Falë syçelësisë dhe informatave nga njerëz të ndershëm të qytetit tonë, si dhe falë zgjuarsisë së njerëzve të devotshëm të klubit tonë, pas disa dyshimesh të bazuara, ju informojmë se më datën 20 prill, saktësisht ditën e zhvillimit të ndeshjes së tretë gjysmëfinale të pllejofit mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, kemi zbuluar skandalin më të madh të basketbollit në Kosovë që nga ekzistimi i tij dhe kemi parandaluar dëmin më të madh sportiv dhe etik ndaj klubit tonë, adhuruesve të shumtë të klubit më të trofeshëm shqiptar, si dhe ndaj gjithë atyre dashamirëve e sportdashësve të cilët e përcjellin me pasion klubin e tyre të zemrës duke besuar në integritetin e garës dhe ndershmërinë e personave zyrtarë.

Fatkeqësisht për këta dashamirë e sportdashës të pafajshëm e besnikë, e fatmirësisht për të mirën e sportit dhe integritetin e garës, ne në bazë të dyshimeve të bazuara, të konfirmuara nga informatat dhe të vërtetuara nga videoinçizimet, e më pas të pranuara nga vetë akterët e përfshirë, kemi zbuluar dhe pastaj kemi bërë kallëzimin e veprës penale ndaj një personi, i cili shihet duke i futur në veturën e tipit Mercedes dy referët grekë të ndeshjes, Zacharis dhe Vardaris, duke i ofruar ryshfet për manipulimin e ndeshjes mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, në favor të mysafirëve. Me të vërtetuar rastin kemi njoftuar drejtuesit e FBK-së, të cilët pasi kanë kuptuar rastin kanë biseduar me referët e lartpërmendur dhe ata e kanë pranuar ngjarjen. Kjo është edhe arsyeja se pse këta referë nuk kanë arbitruar ndeshjen.

Pasi që kemi zbardhur rastin atë e kemi denoncuar pranë organeve kompetente të Policisë së Kosovës para fillimit të ndeshjes dhe presim që sa më shpejtë të hapen procedurat penale ndaj të gjithë personave të përfshirë.

Të dashur qytetarë të vendit tonë,

Ne jemi të përkushtuar maksimalisht për arritjen e rezultateve sportive vetëm me mjete sportive dhe në asnjë mënyrë tjetër. Kemi përgjegjësi edhe profesionale edhe morale edhe qytetare ndaj të gjithëve e sidomos ndaj shikuesve të ndershëm dhe fëmijëve të pafajshëm që vinë për ta parë një ngjarje sportive të bukur e për ta përkrahur ekipin e zemrës që ai të fitojë ndershëm dhe assesi me metoda korruptive.

Për hir të së ardhmes ftojmë organet kompetente në bazë të ligjit të mobilizohen që ta shpëtojnë sportin dhe basketbollin, t’i dënojnë të gjithë të përfshirët dhe t’ia u ndalojnë përjetësisht praninë në ngjarjet sportive ku duan ta korruptojnë drejtësinë dhe ndershmërinë.

Në ndërkohë do t’i drejtohemi edhe organizatës më të madhe të basketbollit, FIBA-s, sekretarit Zagklis, si dhe Federatës Greke të Basketbollit, që secila prej tyre t’i ndërmarrë masat e parapara për ndëshkimin dhe parandalimin e dukurive më të këqija të sportit.

Të dashur tifozë, të dashur Plisa,

Ju premtojmë se klubi ynë do të bashkëpunojë me të gjitha organet dhe do të vazhdojë të jetë shembull i arritjeve të ndershme sportive. Vetëm me nder dhe moral kanë shije fitoret dhe trofetë, në të kundërtën ato s’kanë vlerë, sepse keqbërësit, hileqarët dhe të korruptuarit bëhen protagonistët e suksesit të pandershëm sportiv.

PËR FITORE, ME DJERSË DHE ME NDER, DERI NË FRYMËN E FUNDIT, PRISHTINË!” ./Gazeta Express

https://www.facebook.com/KBPrishtina/posts/674688207974195

Etiketa: BasketbollgjyqtaretKosovePrishtinaSport

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
“Sako, marionetë në duart e Ramës”/ Hysaj lëshon akuzën e rëndë

“Sako, marionetë në duart e Ramës”/ Hysaj lëshon akuzën e rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com