GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Klubi i Tiranës, i përgjigjet akuzave të Veliajt: Je i painformuar mbi situatën financiare, po shlyejmë borxhet

22:34 - 29/06/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Klubi i Tiranës, i përgjigjet akuzave të Veliajt: Je i painformuar mbi situatën financiare, po shlyejmë borxhet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak orë pas ceremonisë për dorëzimin e çekut 15.000.000 lekë për suksesin e Tiranës në Kategorinë Superiore nga ana e Bashkisë së Tiranës, ka reaguar vet klubi. Nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi shprehet se Veliaj i painformuar mbi situatën ligjore-financiare dhe administrative mbi të cilën funksionon klubi. Ata tregojnë shpenzimit e sezonit në mënyrë të detajuar.

“Nisur nga deklaratat dhe sensibiliteti i shtuar mediatik pas takimit të kryebashkiakut me ekipin e Klubit të Futbollit Tirana, dëshirojmë të bëjmë me dije se:

Me shqetësim konstatojmë se bashkë-aksioneri i KF Tirana është minimalisht i painformuar mbi situatën ligjore-financiare dhe administrative mbi të cilën funksionon klubi. KF Tirana vetëm për vitin kalendarik 2020 ka shpenzuar 1,700,000 euro si edhe 1,330,000 euro për vitin 2021; nga të cilat vetëm për vitin 2020 janë 260,000 euro shpenzime administrative si edhe 1,007,000 euro shpenzime për pagat dhe shpërblimet e lojtarëve. Klubi ka likuiduar në vlerën 240,000 euro pagesat për kontributet shoqërore dhe shëndetësore si edhe tatimore për vitin 2020. Askush nuk mund të mendojë se një klub që shpenzon të tilla financa vetëm brenda një sezoni të mund të përfitojë në mënyrë jokorrekte një premio prej 15.000.000 LEK që Bashkia Tiranë akordon për ekipet fituese, kur ato i përkasin kryeqytetit” – thuhet në reagimin e Klubit.

Bardheblutë hedhin poshtë zërat dhe akuzat për përfitime personale të presidentit. Sipas Futboll Klub Tiranës, askush nuk duhet të mendojë që përfitimi bëhet në mënyre jokorrekte.

“Sa i përket akuzës për përfitime personale, dëshirojmë të sqarojmë se kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë me presidentin dhe familjarët e tij dhe s’ka për të ndodhur as në të ardhmen. Aq më tepër kur ky i fundit shpenzon miliona në sezon për të mbajtur klubin. Në vendimin e Këshillit Bashkiak numër 122, datë 28.09.2020, në pikën 1, theksohet shpërblimi i Klubit të Futbollit Tirana sportistëve, stafit teknik, si edhe stafit mbështetës. Për të vijuar më tej në po të njëjtin vendim në pikën 2 theksohet se shpërblimi i akorduar do të lëvrohet drejtpërdrejt nga Bashkia e Tiranës në llogaritë bankare të përfituesëve. Kjo tregon se shpërblimi është kanalizuar drejtpërdrejtë në llogaritë bankare të përfituesëve edhe jo të Klubit. Meqenëse çështja e informalitetit në futboll u përmend në takimin me futbollistët e KF Tiranës klubi zyrtarisht edhe me përgjegjësi të plotë deklaron edhe garanton se për informalitetin apo “puna në të zezë” K.F Tirana depoziton pranë tatimeve çdo vit bilancin e vet. Të gjitha pagesat, transfertat dhe çdo veprim tjetër kryhet përmes sistemit bankar. Bilanci vjetor depozitohet gjithashtu cdo vit brenda datës 31 Mars edhe në Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë. Vëmë në dukje se çdo vit klubi i nënshtrohet licencimit të detajuar financiar dhe jo vetëm, të UEFA-s, duke plotësuar të gjitha kriteret rigoroze të insitucionit më të lartë të futbollit Europian” – thuhet në reagimin e Klubit.

Në reagimin e tyre, gjithashtu thuhet se situatat e ndërlikuara financiare i përkasin një kohe tjetër të largët, në kohën e administrimit të Klubit nga Bashkia Tiranë. Më tej klubi shton se Presidenti prej kohësh, si edhe aktualisht po shlyen borxhe të vjetra dhe të mbartura.

“Situata të ndërlikuara financiare i përkasin një kohe tjetër të largët, në kohën e administrimit të Klubit nga Bashkia Tiranë. Presidenti prej kohësh, si edhe aktualisht po shlyen borxhe të vjetra dhe të mbartura. Ne jemi pjesë e atyre që sigurohemi që KF Tirana të mbetet një klub lider në futbollin tonë, një institucion që ndjek dhe respekton të gjitha ligjet dhe marrëveshjet, pa i shkaktuar as dëmin më të vogël shtetit, institucioneve dhe secilit që ka marrëveshje me klubin tonë. Vlen të përmendet se kampione e Shqipërisë ka dalë KF TIRANA dhe jo vetëm futbollistët e fushës së lojës, të cilët padyshim kanë merita të padiskutueshme dhe meritojnë mirënjohjen dhe vlerësimin e të gjithëve, si dhe pagesat dhe shpërblimet që kanë marrë gjatë gjithë sezonit. Kampionë të Shqipërisë kanë dalë të gjithë ata qe e ndiejnë atë fanellë dhe që mbushin cdo vit shkallët e stadiumit jo vetëm në momente triumfi. Sqarimi i mësipërm ishte i domosdoshëm për tifozët si edhe të gjithë dashamirësit e klubit. Për çdo gjë në vijim do të merremi pas paraqitjes tonë në kompeticionet e Champions League. E ardhmja kërkon themele të shëndosha dhe kjo arrihet kur të gjitha palët bashkëpunojnë me reciprocitet të plotë” – thuhet në reagimin e Klubit.

 

 

Etiketa: akuzaveborxhetErion VeliajfinanciareklubipainformuarpergjigjetSituatatiranes

Lajme të lidhura

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!
Sport

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit
Breaking Views

Dy suprizat në Superiore: Vllaznia zhgënjen, Egnatia pëson humbje ndaj Flamurtarit

20:18 - 04/12/25
Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar
Sport

Dhuna në ndeshjen Iliria-Skënderbeu, policia: Një futbollist i plagosur, tre të proceduar

10:12 - 04/12/25
Para
Lajm i trishtë: Ndërron jetë aktori i njohur

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!
Aktualitet

Britania u jep shqiptarëve 3 mijë paund për t’i larguar nga vendi: Fëmijët nuk përjashtohen!

14:45 - 05/12/25

Qeveria britanike po shqyrton ofrimin e më shumë se 3 mijë paundëve për qindra familje shqiptare, me qëllim nxitjen e largimit të...

Lexo më shumë
Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com