GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (FOTO)

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i trishtë: Ndërron jetë aktori i njohur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-volejbollisti i kombëtares shqiptare, Ylli Lulushi, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një ataku kardian. Lulushi ka qenë volejbollist i dy prej klubeve më të mëdha në Shqipëri, Flamurtarit dhe Partizanit, si dhe i Kombëtares shqiptare. Lajmin për vdekjen e Ylli Lulushit, e ka konfirmuar Federata Shqiptare e Volejbollit.

“Është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare, pas një ataku kardiak, ish-volejbollisti i Flamurtarit, Partizanit dhe ekipit kombëtar, Ylli Lulushi. I lindur në vitin 1953, ai e nisi sportin me pionierët në qytetin bregdetar, duke kaluar më pas tek të rinjtë e Flamurtarit në vitin 1968, por, në të njëjtën kohë me aktivizimin në këtë grupmoshë, Ylli është aktivizuar njëkohësisht me të rriturit nga trajneri i mirënjohur, Theodhori Driza.

Në moshën 19-vjeçare ai thirret për shërbimin ushtarak dhe kalon gjithashtu edhe tek skuadra e Partizanit, ku militonin  emra të njohur, si Dashamir Fagu, Ylli Tomori, Lulëzim Jaho, Grigor Qerfozi, Alqi Gjika, Kiço Stefani, Enver Duravaku e të tjerë. Por Ylli Lulushi u shndërrua në një kontribues të rëndësishëm në këtë skuadër të Partizanit, që sezonin 1972-1973 do të shpallej “kampione”, por do të spikaste edhe në Kupën e Kampioneve ndaj italianëve të Ruinit, teksa luajti për 5 ndeshje me të kuqtë në Evropë.

Pas shërbimit ushtarak ai do të rikthehet në Vlorë, për të vijuar karrierën për 15 sezone me Flamurtarin, por ka regjistruar edhe 11 ndeshje me Kombëtaren kuqezi të të rinjve në volejboll për meshkuj, si dhe 5 ndeshje me Kombëtaren e të rriturve. Në vitin 1982 ai merr titullin “Mjeshtër Sporti”, ndërsa pas mbyllje së karrierës aktive si sportist, ai vijoi punën si trajner i moshave në Vlorë, por edhe për 3 vjet, nga 2016-ta në 2019-ën, si trajner i të rriturave të Flamurtarit.”

Federata Shqiptare e Volejbollit i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së Ylli Lulushit, por edhe familjes së madhe të sportit tonë për humbjen e një tjetër ish-lojtari që ka lënë gjurmë!

Etiketa: ndahet nga jetaSportVOLEJBOLLIST

Lajme të lidhura

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Para
Tritoli në shtëpinë e kreut të FSHF-së, pamjet nga vendi i ngjarjes

Shpërthen tritoli në një hotel në Sarandë, ishte inauguruara para pak ditësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com