GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokaina në kontejnerët e kompanisë së tij, zbardhet dëshmia e administratorit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kokaina në kontejnerët e kompanisë së tij, zbardhet dëshmia e administratorit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas arrestimit, zbardhet dëshmia e Arben Ferizit, personi i arrestuar nga policia për sasinë e kokainës që u kap mbrëmjen e të mërkurës në një kontejner me mish pule në Portin e Durrësit. Ferizi, 30 vjeç, banues në Prishtinë është administratori i firmës “Apetit Group” që kishte bërë porosinë e mishit të pulës.

“Kompania që administroj ka vite që merret me prodhimin e salçiçeve dhe është e suksesshme dhe nuk ka nevojë të implikohet në trafikimin e drogës. Ne si kompani nuk kemi asnjë lidhje dhe nuk kemi dijeni për praninë e lëndës narkotike në kontejner. Të gjitha veprimet kryhen online, porosia dhe blerja e mishit” – ka thënë administratori para hetuesve.

Ndërsa, agjenti doganor, Egert Vargu, ka thënë se nuk ka lidhje me drogën dhe se puna e tij është të bëjë procedura zhdoganimi dhe nuk merret me kontrollin e kontejnerëve.

Kujtojmë se pas hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vihen në pranga:

Arben Ferizi, me detyrë administrator i kompanisë
Egert Vargu, me detyrë agjent doganor në Portin e Durrësit.

Mbrëmjen e djeshme u bllokua një sasi prej 45.5 kg kokainë, e ndarë në 40 pako, e cila ndodhej në një kontejner ku ishin ngarkuar tonelata pulash. Ngarkesa, referuar raportimeve, kishte kaluar transit nga Brazili, ndërsa kontejneri kishte si destinacion final Maqedoninë e Veriut. Mësohet se ngarkesa me mish ishte porositur nga një firmë kosovare. Policia njoftoi se vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar që fshihen pas ngarkesës prej 45.5 kg kokainë.

Kjo është sasia e dytë e drogës që sekuestrohet nga Policia e Durrësit në port në harkun kohor të një muaji pasi më 17 Maj një tjetër ngarkesë prej 59 kg kokainë u kap në një konteiner me qymyr që vinte nga Ekuadori. Më parë janë raportuar raste të sekuestrimit të sasive të kokainës në kontenierët me banane. Ndoshta kapja e disa ngarkesave në portin e Durrësit pikërisht në këto kontenierë ka detyruar trafikantët që të tentojnë trafikimin e drogës edhe përmes ngarkesave të tjera, si në rastin e qymyrit, apo mishit të pulës.

Autoritetet shqiptare përgjithësisht nuk kanë mundur të zbulojnë rrjetin e porositësve të narkotikëve në Shqipëri, edhe pse ka pasur arrestime dhe dënime për administratorë kompanish, të cilët nuk kanë pranuar se kanë pasur dijeni për ngarkesat me drogë.

 

Etiketa: administratorideshmiakojteneretkokainakompania

Lajme të lidhura

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Aktualitet

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro
Aktualitet

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe
Aktualitet

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Para
Forumi i IX Global në Baku bën bashkë Metën dhe Berishën

Forumi i IX Global në Baku bën bashkë Metën dhe Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!
Botë

Rikthimi i Marine Le Pen ndryshon garën presidenciale në Francë!

23:11 - 24/08/26

Marine Le Pen është rikthyer si një pretendente serioze për presidencën franceze, pasi Gjykata e Apelit në Paris i hoqi...

Lexo më shumë
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)

22:41 - 24/08/26
Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

Kryebashkiaku i Memaliaj: Prefektura e Gjirokastrës po përdoret për legalizime elektorale nga Hasanaj dhe Kumbaro

22:33 - 24/08/26
Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

Shqipëria po mbushet me punëtorë të huaj, India dhe Filipinet kryesojnë me rritjen më të madhe

22:01 - 24/08/26
Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

Tronditet Lushnja! Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë me sqepar e më pas arratiset (Emri)

21:53 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com