GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kokainë në Itali, ja si u dorëzua në polici bosi shqiptar, përgjimet zbulojnë skemën e grupit kriminal

22:03 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Theu urdhrin e dëbimit për të takuar fëmijët, arrestohet shqiptari sapo arrin në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 42-vjeçar shqiptar i cili njihet si një nga kokat e rrjetit të trafikut të kokainës në Itali, kryesisht në qytetin e Bolonjës është vetëdorëzuar në Polici.

Fillimisht ai ka shkuar në një zyrë avokatie ku është prezantuar me emrin e tij dhe se kërkohej nga drejtësia italiane: “Jam Mirjan Paja dhe jam në kërkim nga policia, më thonë ‘trafikant droge”.

Teksa është ulur para avokatit ai është shprehur se ka lexuar në media që po kërkohej nga policia: “E lexova emrin tim, më thonë se jam një prej tyre”.

Më pas Paja ka dalë nga studio e avokatisë dhe i është drejtuar karabinierëve në Bolonja. Sipas autoriteteve italian Mirjan Paja njihet si një nga figurat lider në botën e trafikut të drogës në Bolonja. Kështu ka rezultuar edhe nga hetimet që dolën pas zbardhjen së bisedave të përgjuara ndaj grupeve kriminale ku u vendosën në pranga 34 persona, nga 50 të dyshuar.

Paja është trafikant i nivelit të lartë dhe bënte pjesë në bandën e drejtuar nga Andrea Balboni, Mirko Mezzetti dhe Luca Giacomelli. 42-vjeçari shqiptari furnizonte me drogë grupet kriminale. Hetuesit përgjuan për gati një muaj bisedat e këtij grupi kriminal ku bëhej fjalë për shitjen e kilogramëve kokainë dhe marijuanë.

Emri i shqiptarit doli pas arrestimit të një prej furnitorëve mjaft të njohur të grupit. Edhe ai shqiptar, i identifikuar me emrin Adrian Shehi. Shehi punonte me dajën e tij, Altin Grifi.

Të dy ata drejtonin një lokal në via di Corticella dhe kishin pak kohë që kishin ndalur trafikun e drogës i pari për shkak të burgut, i dyti për të qetësuar ujërat. Por, vendin e tyre e kishin zënë dy shqiptarë të tjerë: Blendi Koci dhe Mirjan Paja, shkruajnë mediat italiane. 

Sipas dosjes së prokurorisë emri i 42-vjeçarit shqiptar figuron në shumë raste të trafikut të drogës. E para daton në 10 korrik 2020, kur ai trafikoi një kilogram kokainë për Balbonin dhe Mezzettin.

Pastaj dy kilogramë të tjera në datën 17 dhe të tretën në datën 20 të të njëjtit muaj.

Kur Paja dhe Koci nuk po gjenin dot drogë, ata shkuan tek një tjetër shqiptar i quajtur Armando Doja, i cili i shiti Pajës më 30, 2020. Trafiku vazhdoi kështu sërish. Në dosjen e Prokurorisë është përfshirë edhe shitja e 3 kilogramë e gjysmë marijuanë.

Pas arrestimeve, prokuroria ka bërë të ditur përfundimin e hetimeve dhe tani pritet kërkesa për aktakuzë, pa përjashtuar që prokurori të vendosë për gjykim të menjëhershëm.

Provat kundër 50 të dyshuarve duket se janë të forta, pasi në dosje janë qindra përgjime, dhjetëra raportime për trafik droge, armësh dhe parash.

Etiketa: Italimafia shqiptare

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit
Aktualitet

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Para
Plani i sulmit/ Del fotoja e spiunit, kush është ish-muhaxhedini që u arrestua nga SPAK

Plani i sulmit/ Del fotoja e spiunit, kush është ish-muhaxhedini që u arrestua nga SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com