GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kokat” e kokainës në Evropë/ Shkëlzen Berisha dhe Flamur Noka, në shoqërinë e klanit “Osmani” (FOTO)

09:16 - 20/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kokat” e kokainës në Evropë/ Shkëlzen Berisha dhe Flamur Noka, në shoqërinë e klanit “Osmani” (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka janë fotografuar në shoqërinë  e klanit mafioz “Osmani”, që është një ndër transportuesit më të mëdhenj të kokainës në Evropë.

Ka qenë Gazeta Tema që ka publikuar disa foto të Shkëlzen Berishës në shoqërinë e anëtarëve të klanit “Osmani” në vitin 2016 në Ritzi Restaurant Puerto Portals. Gjithashtu në shoqërinë e këtyre personave është fotografuar edhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka, i cili është një nga personat më të afërt të Berishës pasi ish-kryeministri u përjashtua nga PD.

Kujtojmë se, disa ditë më parë në një operacion ndërkombëtar në disa shtete të Evropës, u arrestuan 45 persona, nga të cilët 30 shqiptarë, mes të cilëve edhe disa anëtarë të  ashtuquajturit “klani Osmani”.

Ky klan ishte një nga rrjetet më aktiv në Evropë që merrej me trafikimin e kokainës, duke importuar lëndën narkotike nga Amerika Latine, ndërsa më pas e shisnin me shumicë. Në Belgjikë u bënë 30 arrestime dhe u sekuestruan 1.3 milionë euro. Gjithashtu aty u sekuestruan një duzinë armësh të lehta, dy me silenciator, dhjetë kilogram kokainë, 13 automjete dhe 1 mijë litra përzierës për përgatitjen e drogës.

Grupi i rrezikshëm kriminal i tipit mafioz kishte krijuar një sërë kompanish në Majorka, Gjermani dhe Kroaci për të pastruar fitime të mëdha të paligjshme, duke përdorur emra të parë, pajisje komunikimi të koduara dhe duke bërë udhëtime të rregullta në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi.

 

Etiketa: berishaklani OsmaniKokaineKryesore1Noka

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Kontrolle blic në burgun e Peqinit, ja çfarë u gjet brenda

Kontrolle blic në burgun e Peqinit, ja çfarë u gjet brenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com