GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kola: Kuqezinjtë e Silvinjos, ekipi më i mirë i të gjitha kohërave

18:25 - 10/09/24
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Kola: Kuqezinjtë e Silvinjos, ekipi më i mirë i të gjitha kohërave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas triumfit ndaj Ukrainës, i pari në histori ndaj kësaj kombëtarje, Shqipëria kërkon 3 pikët e radhës në Nations League.

Të besuarit e Sylvinhos masin forcat këtë të martë në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë, përfaqësuese kjo që ka bërë mirë në Europian.

Legjenda e futbollit shqiptar, Agustin Kola, në një intervistë për Sport Neës u shpreh se kuqezinjtë janë rritur shumë në nivel loje dhe se e meritojnë notën 10. Kola, nuk heziton ta quajë grupin e Sylvinhos si ekipin më të mirë të të gjitha kohërave.

Kola, kaq shumë ka ndryshuar mentaliteti, tani të gjithë besojnë te fitorja ose te rezultati poztiv, është zhdukuar termi të “humbasim me nder”….

Nuk është më ky mentalitet. Po të shikosh, lojtarët tanë luajnë në skuadrat më të mira të Europës.  Unë mendoj se kjo kombëtare meriton notën 10. Ne presim nga shkalla e parë të shkojmë në të 10-tën. Vlerësoj stafin, trajnerin dhe të gjithë. Rinovimi i trajnerit ishte zgjedhaj e duhur. Përse e them këtë? Në Europian kishim grup të fortë, luanim me kombëtare që kanë qenë kampione bote dhe europe.

Çfarë të pëlqeu më shumë ndaj Ukrainës, çfarë të bëri më shumë përshtypje?

Ekipi ishte mirë fizikisht, teknikisht dhe taktikisht. Në këtë ndeshje luajtën lojtarët me përvojë, gërshetoi të vjetrit me të rinjtë. Ka mjaft kritika, por ne fituam.

Nuk foli askush për mungesat, nuk u ndje fare mungesa e Gjimshitit, nuk po flas për Brojën, Dakun etj, por për kapitenin, a është ky çelësi i suksesit të këtij ekipi, një grup i gjërë dhe cilësorë?

Ishin këto lojtarët e vjetër po me përvojë. Për mua atë ditë e kanë bërë një ndeshje që nuk e kam parë deri më sot. Çelësi i suksesit është grupi. Gjithmonë i ngacmojmë trajnerat.

Kemi filluar të thyejmë shumë tabu, nuk kishim fituar kurrë kundër Ukrainës, a ka më dyshime në këtë pikë, a është ky ekipi më i mirë i të gjithë kohërave?

Po ta shikosh, për mua është ekipi më i mirë, hiq ekipin e Lorikut e këtyre të tjerëve që bënë histori. Kjo është historia e ekipit kombëtar. Rinovimi i Sylvinhos ishte diçka pozitive.

 Të gjithë flasim për Botërorin, duket një objektiv fiks, si mendon Kola, do ta arrijmë, sa shanse kemi, apo i duhet dhe pak kohë për t’u “pjeku” si grup?

Me ekipin që kemi sot, me ardhë Brazili këtu nuk mundemi. Ne hyjmë gjithmonë për fitore, kjo është meritë e trajnerit. Kemi sot ndeshjen, unë them se edhe me barazim jemi të lumtur.

Kola, duhet t’i druhemi Gjeorgjinë, nuk na ka ecur në fakt në të kaluarën, ke frikë se mund të na marrin pikë?

Duhen vlerësuar të gjithë kundërshtarët, sado i dobët të jetë.

Me ndeshjet e para që dhuroi grupi jonë, a mendon se kanë ndryshuar balancat, sa shanse ka Shqipëria për të fituar grupin?

Ne nuk futemi më të ekipet e dobëta. Ne jemi më lart, kjo tregon një arritje të futbollit shqiptar. Ne duhet të rrezikojmë për të fituar. Trajnerit nuk duhet vendosur faj, duhet ta lëmë që të punojë.

Më jep një parashikim, si del ndeshja sot?

Hyjmë për fitore, por jam i lumtur edhe me barazim. Nuk dua të mundemi.

Etiketa: kolaSilvinjo

Lajme të lidhura

Sezoni i ri 2026-2027, FSHF bën njoftimin e rëndësishëm për licensimin e Klubeve
Sport

Merret vendimi i papritur, anulohet edhe ndeshja e kombëtares shqiptare me Japoninë

13:27 - 14/03/26
Elbasani forcohet me 3 lojtarë që u rikthyen këtë javë
Sport

Elbasani kërkon kreun në Vlorë, Tirana luan “finalen” në kryeqytet

09:32 - 14/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Para
(VIDEO) Si ndodhi vrasja e dyfishtë, flet shefi i policisë Fier, Shpëtim Hasanaliaj

(VIDEO) Si ndodhi vrasja e dyfishtë, flet shefi i policisë Fier, Shpëtim Hasanaliaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com