GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kolapsi mjedisor në Durrës dhe Kavajë, PD: Strategji mafioze e Ramës për të çuar mbetjet në Sharrë me kosto të papërballueshme për qytetarët

12:48 - 10/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kolapsi mjedisor në Durrës dhe Kavajë, PD: Strategji mafioze e Ramës për të çuar mbetjet në Sharrë me kosto të papërballueshme për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krizën mjedisore në Durrës dhe Kavajë të shkaktuar nga djegia e mbeturinave. Në një deklaratë nga landfilli i Durrësit,  Ferdinant Xhaferri e ka konsideruar këtë një plan mafioz, ndërsa ka akuzuar qeverinë për paftësi në menaxhimin e kësaj situate.

Xhaferraj thekson se me këtë situatë Rama po përdor një strategji mafioze për të  dërguar mbetjet tek landfilli i Sharrës, që sipas tij është landfilli i ortakëve të kryeministrit, me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton.

Ai i kërkon SPAK të veproje përpara se situata të degradoje me shumë rrezik për jetën e qytetarëve të Durrësit.

DEKLARATË E KRYETARIT TË DEGËS SË PD DURRËS, FERDINAND XHAFERRI

Ka mbi 4 vite që vlon problematika e mbetjeve për qytetet e Durrësit dhe Kavajës dhe së fundmi i është vënë flaka jo në kuptimin figurativ, por sikurse e shikoni në kuptimin e drejtpërdrejtë  të saj. Ne kemi parë në qytetet e Durrësit dhe të Kavajës kazanë mbetjesh të tej mbushur gjatë  ditës dhe që digjen gjatë natës . Pra sikurse shikohet, për qytetet e Durrësit dhe Kavajës situata e mbetjeve ka degraduar në një krizë mjedisore me shumë rrezik  për shëndetin e qytetarëve te Durrësit dhe të Kavajës. Kanë kaluar katër vite, nuk kemi të bëjmë më me paaftësi, është një rast, është një plan i mirëfilltë mafioz, është një sjellje prej nje organizate kriminale , sepse ashtu sikurse organizatat kriminale që kur duan të realizojnë objektivat e tyre rrezikojnë jetën e qytetarëve , shkojnë deri në vrasjen dhe ekzekutimin e qytetarëve , këtë punë po bën qeveria me krizën e  mbetjeve. U ngrit, u ngrit kjo krizë mjedisore për të justifikuar që qytetet e Durrësit dhe Kavajës  të cojnë mbetjet tek landfilli i Sharrës, tek landfilli i ortakëve të kryeministrit dhe ti cojnë mbetjet  me një vlerë të rritur, 30% më shumë , me 41 euro për ton. Një aferë e  pastër korruptive dhe pse?  Tre vite më parë erdhi kryeministri Rama këtu në Durrës, shkoi dhe në Porto Romano dhe Këshilli Bashkiak u mblodh me urgjencë dhe miratoi, shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore. Nuk u bë asgjë! Dy vite më vonë në qershor të 2020, këshilli bashkiak u mblodh përsëri dhe shpalli për herë të dytë gjendjen e emergjencës mjedisore. Këto ditë u orkestrua kriza mjedisore, u bë situata alarmante për Durrësin dhe Kavajën, e papërballueshme. Dhe disa ditë më parë Këshilli Bashkiak u mblodh dhe vendosi që për 10 vitet e ardhshme mbetjet të shkojnë tek landfilli i Sharrës me një kosto prej 40 mijë euro për ton. Një vit më parë, në 2020 bazuar në vet strategjinë e qeverisë për trajtimin e mbetjeve për rajonin e Shqipërisë së mesme, tarifa ishte projektuar, kosto ishte projektuar 29 euro për ton. Pra, sikurse duket qartë është një aferë e pastër korruptive. Partia Demokratike  e  ka denoncuar prej vitesh këtë aferë. Ne jemi në pritje që SPAK-u të veproje  përpara se situata të degradoje me shumë rrezik për jetën e qytetarëve të Durrësit.

Etiketa: PDplehra

Lajme të lidhura

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë
Aktualitet

Tirana mbetet qyteti pa asnjë impiant për ujërat e ndotura, derdhen në lumin e Tiranës dhe Lanë

12:15 - 31/12/25
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

09:07 - 31/12/25
Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët
Aktualitet

Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët

08:13 - 31/12/25
Para
Aksident në Gramsh, autobusi bie në përrua

Aksidenti në Gramsh/ Konfirmohet një viktimë dhe disa të plagosur në autobusin e rrëzuar

TË FUNDIT

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë
Aktualitet

Ambasada Amerikane uron shqiptarët për Vitin e Ri: Të forcojmë partneritetin tonë

16:14 - 31/12/25

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theksuar...

Lexo më shumë
“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

“Dhuratë” për Vitin e Ri! “Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

15:54 - 31/12/25
Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026

Nga Botërori i futbollit te Lojërat Olimpike Dimërore, eventet madhore sportive në vitin 2026

15:32 - 31/12/25
Presidentja e Kosovës do i drejtohet nesër PE-së

Fitoi zgjedhjet, Kurti: Do takohem me Osmanin së shpejti për çështjen e presidentit të vendit

14:50 - 31/12/25
Reshje bore e temperatura të ulëta, si parashikohet moti për sot

2026 nis me stuhi dimërore, meterologia: Dëborë dhe ngrica në Shqipëri

14:40 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com