GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

në Opinion, Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në pak vite, Presidenti ynë i Republikës merret seriozisht me lojtarët e ekipeve kombëtare. Së fundmi, rasti Rrahmani dhe diskriminimi i praktikave të tjera të z. Begaj për mbi 10 lojtarë dhe lojtare që kërkojnë shtetësinë dhe pasaportën shqiptare lë hije të mëdha dyshimi.

Rasti i fundit, i denoncuar nga FSHF dhe vetë zyrtari i saj, Osmani, konstaton edhe një herë bllokimin de jure e de facto që Presidenti i Republikës u bën ekipeve kombëtare. Standardi i dyfishtë, gjoja në emër të ligjit, për plotësimin e vakuumit ligjor për praktikat e lojtarëve të kombëtareve të moshave, që FSHF kërkon t’i afrojë në ekipet zinxhir, bllokohet nga Presidenca.

Kjo është hera e dytë që Presidenti Begaj provokon me çënim të drejtpërdrejtë ekipet kombëtare, për arsye që i di vetëm ai.

Në një situatë të tillë, teksa plotësohet praktika për futbollistin Albion Rahmani (dhe shumë mirë që finalizohet), Begaj bllokon të gjitha rastet e tjera për futbollistë shqiptarë nëpër botë, që vendosin të luajnë për Shqipërinë.

Nuk dua kurrsesi ta besoj që këtu në mes ka një interes material, moral apo politik, për asnjë arsye, por këtij dopio-standardi i duhet dhënë patjetër një shpjegim publik nga vetë Presidenti ynë i nderuar: pse e kap me lojtarët shqiptarë dhe pse bëhet pengesë serioze si institucion për pasaportizimin e atyre të rinjve e të rejave që kanë vendosur, aspak lehtësisht, të pranojnë të luajnë me Shqipërinë.

Begaj sërish ngre digën, aty ku do, për ata që do, për arsyet që ka, apo edhe për influencën në këmbim që mund të marrë.

Zoti President!

Mos e bëj armik ekipin kombëtar!

Është e dyta herë që tenton të bllokosh, duke dhënë jopublikisht ende një arsye ligjore si mungesë. Por, krejt ndryshe, nuk standardizon të njëjtin argument për një praktikë tjetër që ti e kreve pa asnjë “motiv mungues” ligjor.

Janë shqiptarë të gjithë, President! Nuk mund dhe nuk është aspak e nevojshme të komportohesh me kapriçio institucionale me standarde të ndryshme. Dhe pikërisht këtu, në të vetmin aneks ku mund të jesh partner me sportin, pikërisht këtu, për kapriço dhe burokraci ushtarake, bën bllokadë.

Nëse këtë fakt e konsideron serioz, zoti President, atëherë futbollit i detyrohesh një shpjegim publik!

Nëse kjo shpullë që i jepni fëmijëve shqiptarë nëpër botë dhe familjeve të tyre, që duan një pasaportë e më pas një fanellë për të luajtur me ekipet kombëtare, ju duket e drejtë, sërish i detyroheni një shpjegim institucional publik.

Është e vetmja portë ku mund të bëni diçka si President i një shteti të brishtë, dhe jo të interpretoni ligjin me dopio-standarde në raport me lojtarët e ekipeve kombëtare.

Mos e zhbëni, për asnjë arsye, atë zotnillëk tuajin që transmetoni nga ekrani, nga burokracitë afër kabinetit tuaj apo nga interesa meskine rreth jush.

Që e ritheksoj, nuk dua ta besoj që ju bllokoni praktikat shqiptare të pasaportave, se pas tyre mund të fshihet diçka që nuk duhet kurrsesi t’ju bëjë objekt dhe subjekt aludimesh.

Zoti President!

Hapini rrugë të rinjve e të rejave në botë të luajnë me ngjyrat e ekipeve kombëtare. Mos i pengoni të zgjedhin fanellën e kombit, mos i lini pas portave të burokracisë, që mesa duket ka infektuar edhe kangjellat dhe është afruar afër skrivanisë tuaj!

Etiketa: BegajintereskombetarePresidenti

Lajme të lidhura

Kategoria Superiore/ Teuta dhe Dinamo City nuk njohin humbje prej 4 javësh, Egnatia rikthehet te fitorja
Sport

Kategoria Superiore/ Teuta dhe Dinamo City nuk njohin humbje prej 4 javësh, Egnatia rikthehet te fitorja

21:46 - 20/09/26
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 4-t, fitojnë Kukësi, Burreli dhe Besëlidhja
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 4-t, fitojnë Kukësi, Burreli dhe Besëlidhja

19:36 - 20/09/26
Atletico triumfon ndaj Realit në derbin e ndezur të Madridit
Sport

Atletico triumfon ndaj Realit në derbin e ndezur të Madridit

18:33 - 20/09/26
Para
Hidhet nga varka në liqenin e Pogradecit, humb jetën 30-vjeçari nga Maliqi

Hidhet nga varka në liqenin e Pogradecit, humb jetën 30-vjeçari nga Maliqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur
Aktualitet

“Luftë” për territorin e drogës në Itali/ Shqiptari refuzon takimin, sherri përfundon me të plagosur

22:23 - 20/09/26

Një përplasje e dyshuar mes grupeve kriminale për kontrollin e trafikut të drogës po hetohet në Vittoria të Raguzës, ku...

Lexo më shumë
“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

“Ministri e vdekjes”/ Protestuesit gjatë marshimit ndalen te “Shëndetësia”

21:57 - 20/09/26
Kategoria Superiore/ Teuta dhe Dinamo City nuk njohin humbje prej 4 javësh, Egnatia rikthehet te fitorja

Kategoria Superiore/ Teuta dhe Dinamo City nuk njohin humbje prej 4 javësh, Egnatia rikthehet te fitorja

21:46 - 20/09/26
Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

Aktivistja Arvina Lleshi: Deputetët do votojnë projektligjet antishqiptare, më 24 shtator të gjithë para Parlamentit!

21:27 - 20/09/26
Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

Arben Kola thirrje shqiptarëve të Amerikës: Bëhuni bashkë kundër tradhtarit më të madh të kombit

21:03 - 20/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com