GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kombëtarja U-19 shkëlqen ndaj Malit të Zi. Fitore me tripletë në testin e parë

18:07 - 08/10/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kombëtarja U-19 shkëlqen ndaj Malit të Zi. Fitore me tripletë në testin e parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria U-19 ka fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-1 me Malin e Zi U-19, e zhvilluar këtë të premte në Podgoricë.

Trajneri Armando Cungu e nisi lojën me këtë formacion: Weiper, Dervishi, Bytyqi, Nerguti, Azizi, Alivoda, Pjeshka, Mata, Toci, Berisha, Janaqi.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë lojën, duke krijuar që në minutat e para rrezik në portën kundërshtare dhe duke kontrolluar mirë topin. Që në minutën e pestë të takimit, Kristian Dervishi kroson nga e djathta një top brenda zonës për Eljo Toçin, i cili godet me kokë por topi përfundon mbi kuadrat. Pak minuta më vonë, është Paulo Pjeshka ai i cili merr përsipër të gjuajë një goditje dënimi, por topi përfundon në duart e portierit kundërshtar. Kuqezinjtë krijojnë edhe disa raste të tjera, duke tentuar të gjejnë golin e avantazhit, por pjesa e parë mbyllet me rrjeta të paprekura.

Në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Cungu bën disa zëvendësime, duke i dhënë mundësinë 8 lojtarëve të tjerë të futen dhe të tregojnë vlerat e tyre në fushë. Edhe në këtë gjysmë të dytë të lojës, Kombëtarja shqiptare luan mirë dhe arrin të kontrollojë lojën. Rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 58-të, pasi Bilario Azizi jep një top të gjatë nga mbrojtja për Eljo Toçin , sulmuesin e Fiorentinës, i cili e merr mjaft mirë, duke e dërguar topin në rrjetë. 3 minuta më vonë, Eljo Toçi gjen sërish golin, pas një asisti të dhënë bukur nga Dejvid Janaqi. Kuqezinjtë në avantazh të dyfishtë në brenda pak minutash, ndërsa për të trefishuar shifrat do të mendonte Cristian Shpendi, i cili shënon një super gol nga jashtë zone në minutën e 77-të, pas një gabimi të mbrojtjes kundërshtare.

Në kohën shtesë, gjyqtari akordon një penallti në favor të malazezëve, të cilët e shndërrojnë në gol. Ndeshja mbyllet kështu me rezultatin përfundimtar 1-3, me kuqezinjtë që zhvillojnë një ndeshje mjaft të bukur dhe të mirë. Në fund të takimit, trajneri Armando Cungu u shpreh i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. Pas katër ditësh, Shqipëria U-19 do të luajë një tjetër miqësore po ndaj Malit të Zi, me takimin që do të zhvillohet në po të njëjtin vend dhe ku tekniku shqiptar do të ketë mundësinë të shikojë edhe njëherë të gjithë lojtarët e tjerë e thirrur në këtë grumbullim. Këto dy miqësore do t’i shërbejnë trajnerit Cungu për të kolauduar grupin përfundimtar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që do të luhen në Shqipëri në datat 10, 13 dhe 16 nëntor dhe ku kuqezinjtë janë shortuar në grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Etiketa: FitorjaGIJOTINAkombetarja

Lajme të lidhura

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s
Sport

Futbolli i jep lamtumirën Lucescut, një minutë heshtje në ndeshjet e UEFA-s

13:30 - 08/04/26
Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë
Sport

Duka merr pjesë në ceremoninë përmbyllëse të “AF Triumph Cup Events”, një festë futbolli për të rinjtë

12:39 - 08/04/26
Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet
Sport

Tjetër mbrëmje ‘zjarri’ në Champions, PSG–Liverpool dhe ‘derbi’ spanjoll Barcelona–Atletico ndezin çerekfinalet

09:30 - 08/04/26
Para
Aksident në Maminas, kamioni përmbyset në mes të autostradës, dëmtohet shoferi

Aksident në Maminas, kamioni përmbyset në mes të autostradës, dëmtohet shoferi

TË FUNDIT

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua kreu i PL-së, Ilir Meta, duke qenë...

Lexo më shumë
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

15:15 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com