GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës

18:04 - 03/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioneri Publik (IKP) kërkon shkarkimin e prokurorit të Tiranës Enklid Gjini. Ky i fundit ka kaluar shkallën e parë të Vetting, por sipas Komisionerit Publik, prokurori nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë.

Enklid Gjini u konfirmua në detyrë më 10 korrik nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me shumicë votash.

Shumica e trupit gjykues e përbërë nga relatorja Firdes Shuli dhe anëtari Olsi Komici konkluduan se Gjini kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, si dhe nivel kualifikues për profesionalizmin. Kryesuesja Xhensila Pine ka dalë në pakicë, duke çmuar se prokurori Enklid Gjini duhej të ishte shkarkuar pasi ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë; se ka kryer deklarim të pasaktë dhe të pamjaftueshëm e ndërmarrë hapa për të fshehur pasurinë; si dhe se në vlerësimin tërësor të çështjes, ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Komisioneri Publik njoftoi sot se “pas shqyrtimit të vendimit nr. 682, datë 10.7.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin e tij në detyrë”.

Kështu, Komisioneri Publik kërkon që “shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin e  vendimit nr. 682/2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Enklid Gjini”.

Enklid Gjini e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Etiketa: Komisioneri PublikprokurorVetting

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Skuadër apo skuadronet e vrasjes së votës

Nga protestat te Qeveria teknike, Boçi zbardh skenarët e opozitës…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com