GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Komisioni hetimor për 25 prillin, PS ikën nga mbledhja, Kuvendi i pret sinjalin PD-së

20:49 - 27/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Komisioni hetimor për 25 prillin, PS ikën nga mbledhja, Kuvendi i pret sinjalin PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfundoi mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, mes debateve të shumta. Pas largimit të maxhorancës nga mbledhja, Kuvendit fiku sinjalin edhe pse kreu i Komisionit kërcënoi stafin se do t’i kallëzonte penalisht. Megjithatë demokratët nuk lëvizën nga ambientet e Byrosë duke u futur “Live” nga Facebook i Partisë Demokratike. Gjithçka nisi pas debatit që agravoi mes palëve nisi me kërkesën e deputetëve të Partisë Socialiste që në rendin e ditës të futet shqyrtimi i rregullores dhe rendi të kalohet në votim.

Kjo kërkesë u pranua nga kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, por nuk gjeti dakordësinë, duke u votuar me 6 vota pro dhe 8 kundër nga palët. Ndërkohë që socialistët kërkuan që të zgjidhet edhe Sekretari i Komisionit, duke propozuar emrin e Klevis Xhoxhit. Pas kësaj socialistët kërkuan 5 minuta pushim, kërkesë e cila u pranua nga Alibeaj, ndërsa raportimin brenda në sallë e vazhdoi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Me të parë që diskutimi vijonte, socialistët nisin që të replikonin duke lënë mbledhjen për herë të dytë dhe përfundimisht. Edhe pse maxhoranca u largua, Alibeaj dha urdhër që mbledhja të vijonte edhe pa PS, por administrata e Kuvendit ndërpreu sinjalin e mbledhjes për transmetim për mediat. Kjo shkaktoi debate të ashpra dhe kërcënime nga ana e deputetit demokrat. 

Mbledhja e sotme vjen pas dështimit të mbledhjes së 5 ditëve më parë, e cila u mbyll pa një vendimmarrje. Në këtë Komision që ka afat deri në janar, pritet që të dëshmojë edhe kryeministri Edi Rama, zv.kryeministri Arben Ahmetaj, 4 ministra dhe gazetarë e drejtues të institucioneve kryesore ligjzbatuese në vend.

Në fund, pritet që të dilet në një përfundim lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike, për manipulim të vullnetit të votuesve më 25 prill, ndërsa pretendojnë se ka ndodhur e ashtuquajtura “masakra zgjedhore”.

Etiketa: Komisioni hetimorKuvendiMbledhjaPDPS

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
Argjinatura e Dajçit e çarë, shteti nuk vë dorë

Argjinatura e Dajçit e çarë, shteti nuk vë dorë

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com