GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën e PD, nuk shtyhet afati për regjistrimet e emigrantëve

20:05 - 04/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Komisioni Rregullator rrëzon kërkesën e PD, nuk shtyhet afati për regjistrimet e emigrantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk ka shtyrje afati për regjistrimin e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Pas një seance debati maratonë, Komisioni Rregullator i KQZ, me shumicë votash hodhi poshtë kërkesën për zgjatjen e afatit të regjistrimit të diasporës.

Kërkesa u paraqit në Komisionin Rregullator të KQZ-së, nga dy anëtarët e propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj. Ata kërkuan që afati për regjistrimin e emigrantëve të shtyhet edhe për 5 ditë, deri më datë 9 mars 2025. Kërkesa u hodh në votim dhe u rrëzua me 3 vota kundër dhe 2 pro.

Afati ligjor

Mesnatën e sotme përfundon afati ligjor për regjistrimin e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Nisur nga kjo, në Komisionin Rregullator të KQZ pati dy propozime, të cilat nuk morën votat e duhura për tu miratuar. Njëra nga kërkesat e paraqitur nga përfaqësuesit e opozitës në KQZ ishte shtyrja e afatit me 5 ditë edhe për aplikime të reja, ndërsa kërkesa e dytë e paraqitur nga pozita ishte që shtyrja me 5 ditë të bëhej vetëm për 42.300 që kanë aplikuar, por nuk janë miratuar për shkak të mangësive në dokumente.

Të dyja kërkesat nuk u miratuan, madje të mos lejojë as KQZ-në të pranojë aplikime të reja nga diaspora pas mesnatës së sotme, siç kërkoi PD-ja.

KQZ-ja nuk do të lejohet që të kontaktojë e t’u japë një shans tjetër as atyre që janë në sistem, por që figurojnë si të refuzuar. Sipas të dhënave zyrtare janë 42.300 votues nga jashtë që janë refuzuar.

Debatet në Komision

Debatet mes përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës në Komisionin Rregullator të KQZ-së, nuk kishte të bënte shumë me afatin 5 ditor të të shtyrjes, por me motivet e kësaj shtyrje.

Helga Vukaj, anëtare e opozitës në Komisionin Rregullator kërkoi që të shtyhet me 5 ditë edhe e drejta për riaplikim e atyre që janë refuzuar, si dhe të lihet e hapur mundësia për aplikime të reja, pasi sipas saj, “ka ende interes të lartë nga bashkëkombësit tanë”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Muharrem Çakaj, anëtar i opozitës në Komisionin Rregullator. Sipas tij, ligji ka vendosur datën 9 maj si afat kur duhet të dalë lista paraprake e zgjedhësve.

 “Data 4 u vendos nga ne në KQZ, sepse nuk e dinim si do ecte procesi. KQZ i ka kaluar shumicën e sfidave.”, tha ai, duke ngritur pyetjen se: “nëse do të zgjatet afati 5 ditë, a është teknikisht e realizueshme?”

Sipas Jona Josifit, drejtoreshë e votimit nga jashtë në KQZ, teknikisht, për KQZ-në nuk ka asnjë problem “që të mos mbyllet dera sonte, por në një moment të dytë.”

Nisur nga kjo përgjigje Çakaj kërkoi që procesi të shtyhet deri në datën 9 mars. Ndërsa Elena Xhina, përfaqësuese e PS-së në KQZ vuri theksin në faktin se sipas saj, janë 42 mijë shqiptarë që janë refuzuar për pasaktësi në aplikim.

“Ky afat shtyrjeje të përfshijë vetëm këta. Këta persona kanë shprehur vullnetin dhe kanë krijuar llogari në PER. Kanë shprehur interes të ligjshëm, por nuk kanë mundur. Ligjërisht, është më e pranueshme që ata të përfitonin nga shtyrja e afateve. Për ata që nuk kanë shprehur asnjë interes gjatë këtyre dy muajve, pavarësisht fushatës informuese, edhe po ta shtyjmë afatin me disa ditë, ata sërish nuk do të kenë interes. Nuk jemi dakord që të shtyhet afati për aplikime të reja”, tha ajo.

Kurse Franc Nuri, përfaqësues i PD në KQZ deklaroi se janë 36 mijë kërkesa të reja vetëm në 3 ditët e fundit.

“Kjo tregon se ka akoma interes të lartë. Ju bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tanë që t’i shfrytëzojnë këto orë për t’u regjistruar në PER, pavarësisht se cila do të jetë vendimmarrja. Ka rritje të jashtëzakonshme të kërkesave ditët e fundit.”, tha ai.

Shansi i dytë

Por a është mbyllur tërësisht dera për të gjithë ata shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025? Mesa duket jo. Ligji vendos një këmbë te dera për të mos u mbyllur plotësisht.

Shansi i dytë për të refuzuarit është pas datës 9 mars, kur del edhe lista paraprake e zgjedhësve nga jashtë. Pas këtij momenti, të gjithë ata që janë në sistem, si të pranuar ose të refuzuar, kanë 48 orë kohë për saktësime të mëtejshme.

“Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, 63 ditë përpara datës së zgjedhjeve, publikon listën paraprake të zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, me qëllim që zgjedhësit brenda 48 orësh nga publikimi i saj të mund të kërkojnë regjistrimin apo rregullimin e pasaktësive të regjistrimit të tyre. Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, 60 ditë para datës së zgjedhjeve, miraton dhe publikon në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së listën përfundimtare të zgjedhësve që votojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Lista e zgjedhësve pas përfundimit të procesit nuk ndryshon në asnjë rrethanë dhe për asnjë shkak pas afatit të parashikuar në këtë pikë, me përjashtim të rastit të parashikuar në pikën 8 të këtij neni”, përcakton neni 25, pika 7 e Kodit Zgjedhor, miratuar me konsensusin e pozitës dhe opozitës në Kuvend.

Etiketa: Kryesore1PDvota e diaspores

Lajme të lidhura

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi
Aktualitet

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Para
NYT: Fluksi i armëve amerikane në Ukrainë pothuajse është ndalur. Trump përgatit hakmarrjen ndaj Zelenskit

Reuters: SHBA dhe Ukraina planifikojnë nënshkrimin e marrëveshjes së mineraleve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com