GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kompania e drejtorëve të Veliajt 20 mln euro tendera në 6 vite

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kompania e drejtorëve të Veliajt 20 mln euro tendera në 6 vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania e drejtorëve të Veliajt, Redi Molla dhe Mariglen Qato rezulton të ketë përfituar shuma të pamje në prokurimet publike.

Një përllogaritje të shifrave bëri gazetarja Ola Xama, e ftuar në studion e lajmeve të “MCN”. Ajo tha se  vlera e kontratave publike të përfituara nga firma e dy drejtorëve në 6 vjet, i kalon 20 milionë euro.

“Igor elektrik e themeluar me 1 mijë lekë të vjetra në 2016. Fiton kontratën e parë dhe merr eksperiencën. Në janar 2017, pronari shet aksionet te Muhamet Petriti që është vjehrri i vëllait të Mariglen Qatos. Kompania vijon të marrë tendera. Më pas i kalon Nestor Muhametllarit. Nga 2016-2022, kompania ka xhiruar 20 milionë euro. Të ardhura totale në 6 vjet, shumica të bazuara në kontrata publike të lidhura në konflikt interesi. Pronarë de fakto kanë qenë dy drejtues të Bashkisë së Tiranës që kanë përfituar tendera nga ky institucion. Shohim që është bërë papritur shumë e fuqishme. Është rasti klasik kur të pasur të bën shteti”, tha gazetarja.

Akuzat

Molla dhe Qato u arrestuan një ditë më parë nga zbatim të urdhër-arresteve të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK.  Ata akuzohen për korrupsion dhe fshehje pasurie. Urdhër-arresti tjetër me burg ishte për Taulant Tushen, i cili ndodhet pas hekurave për çështjen e inceneratorit të Tiranës. Ndaj tij është ngritura akuza e skeljes së barazisë në tendera.

Gjashtë masa detyrim paraqitje janë dhënë për 5 zyrtarë të tjerë të bashkisë dhe admistratorin e 5D Konstruksion” sh.p.k.

Hetimet e nisura pas një kallëzimi nga opozita zbuluan se Redian Molla dhe Mariglen Qato, si titullar (i pari) dhe me funksion drejtues (i dyti) te Ujësjellësi i Tiranës, i kanë dhënë tendera një firme – “5D Konstruksion” sh.p.k. (e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “Igor Elektrik” sh.p.k) – që “de facto” është në pronësi të tyre.

Po ashtu, firma e tyre ka marrë tendera të parregullt ligjor edhe nga Bashkia e Tiranës, si dhe “Tirana Parking” e “Klubin Sportiv Tirana” (në varësi të bashkisë). Drejtorët Taulant Tushe, Deborah Keçi dhe Eglantina Zere janë nën akuzë për shkelje të barazizë në tendera.

SPAK nuk ka ngritur akuzë ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa hetimet vijojnë pasi ka dyshime se procedura të tjera tenderuese janë fituar në mënyrë të parregullt ligjore nga firma e dy drejtorëve.

Lexo edhe:

Dosja e SPAK: Si drejtorët e Veliajt i dhanë tendera vetes

Etiketa: Bashkia Tiranedeborah KeciEglantina ZereErion VeliajGJKKOKryesore1Mariglen QatoRedi MollaSpaktendera

Lajme të lidhura

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Aktualitet

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës
Aktualitet

Zhupa mbështet arkitektët dhe urbanistët: Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës

10:55 - 22/08/26
Para
Zjarr në Lushnje, digjet furgoni dhe disa panele diellore

Zjarr në Lushnje, digjet furgoni dhe disa panele diellore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait
Sport

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26

Xhonatan Lajthia është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Dibba Al Fujairah, fitoi në transfertë përballë Dubai City....

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

E shtuna vjen me dy përballje interesante: Laçi pret Elbasanin, Partizani sfidon Teutën

11:06 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com