GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kompanitë publike të energjisë morën 28 mln euro hua në janar

08:16 - 22/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kompanitë publike të energjisë morën 28 mln euro hua në janar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kompanitë e sektorit energjetik kanë vijuar huamarrjen në shuma të mëdha nga sektori bankar edhe në fillim të këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për muajin janar kompanitë publike morën hua të reja në vlerën e 3.4 miliardë lekëve ose pothuajse 28 milionë eurove. Të dhënat e detajuara tregojnë se bëhet fjalë kryesisht për linja financimi afatshkurtra, në formën e ovedrafteve, të marra nga kompanitë publike të sektorit të energjetikës.

Rreth 80% e shumës është marrë në monedhën euro, ndërsa diferenca në lekë. Besohet se vijimi i huamarrjes me ritme të larta nga kompanitë publike edhe në këtë fillim viti lidhet me nevojën për blerje të energjisë elektrike nga importi. Kushtet e pafavorshme hidrike në basenet e lumenjve kanë ndikuar negativisht prodhimin në vend dhe kanë rritur nevojën për importe të energjisë elektrike. Nga ana tjetër, çmimet e energjisë elektrike në tregje janë rritur me ritme të larta, duke i bërë edhe më të shtrenjta importet dhe më të lartë nevojën për financime nga sektori bankar.

Në periudhën nëntor 2021-janar 2022, kompanitë e grupit OSHEE kanë marrë gjithsej rreth 14 miliardë lekë kredi të reja në sektorin bankar. Këto hua janë mbuluar me garanci nga qeveria shqiptare. Për shkak të probleme të trashëguara historike dhe rreziqeve të mëdha të lidhura me aktivitetin e tyre, kompanitë e sektorit energjetik në vend nuk mund të sigurojnë dot hua nga sektori bankar pa ofrimin e garancisë sovrane nga qeveria shqiptare. Megjithatë, garancia sovrane është edhe një mënyrë për të zbutur rreziqet dhe për të mundësuar norma më të ulëta të interesit të kredive. Shifrat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) treguan se garancitë në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë dhe Furnizuesit të Shërbimit Universal sollën një rritje të fortë të garancive buxhetore në tremujorin e fundit 2021, duke i çuar ato në një total prej 23.4 miliardë lekësh, në rritje me 65% krahasuar me tremujorin e tretë dhe me 76% krahasuar me fundin e vitit 2020.

Huatë e marra gjatë vitit 2021 u mbështetën me disa lehtësi të veçanta edhe nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, që në muajin nëntor të vitit të kaluar miratoi një vendim qarkullues për ndryshime të përkohshme në rregulloren për mjaftueshmërinë e kapitalit. Vendimi përcaktonte se, vetëm për vitin 2021, bankave do t’iu lejohet të ponderojnë me peshë rreziku zero kreditë në valutë të huaj për OSHEE, me kusht që ato të jenë të garantuara plotësisht nga qeveria shqiptare. Vendimet e mësipërme kanë mundësuar jo vetëm financimin me hua të OSHEE-së, por edhe një çmim shumë më të ulët për huatë.

Huamarrja në valutë të huaj ka shfrytëzuar bollëkun e likuiditetit që sektori bankar ka në valutë të huaj, duke iu mundësuar bankave të investojnë me një kthim të kënaqshëm dhe rrezik të ulët një pjesë të këtyre fondeve të lira. Pjesërisht, vendimi për të marrë direkt hua në monedhën euro prej bankave ka shmangur presionet në kursin e këmbimit të lekut.

Megjithatë, këto presione u ndjenë dukshëm në fillim të muajit mars, kur blerjet e mëdha të valutës nga kompanitë e sektorit energjetik sollën një mbiçmim të fortë të eurso në kursin e këmbimit valutor. Kursi i stabilizua vetëm pas ndërhyrjes në treg të Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet operacioneve të shtijes së euros. /MONITOR

Etiketa: energjikompani

Lajme të lidhura

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca
Breaking Views

APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca

15:09 - 01/04/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Qeveria nuk ka asnjë plan për krizën demografike, si po shkon Shqipëria drejt ‘plakjes’

10:32 - 31/03/26
Para
Pentagoni: Ka prova të qarta të krimeve të luftës në Ukrainë

Pentagoni: Ka prova të qarta të krimeve të luftës në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…
Breaking Views

Spiropali u shkarkua me urdhër të Ballukut? Petro Koçi kundër Ramës: Pushtet i pakufizuar…

16:17 - 01/04/26

Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi teksa komentoi shkarkimin e Elisa Spiropalit nga detyra e ministres së Jashtme, nëse qëndron pas...

Lexo më shumë
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com