GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kompensimi i pronave, në 7 vjet u ekzekutuan vetëm 4.5% e vendimeve

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndryshimet ligjore, shteti duhet t’u kthejë pronarëve edhe 150 mln euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompensimi i ish-pronarëve mund të kthehet në një proces që nuk ka fund po te kemi parasysh ritmin me të cilin ka ecur ekzekutimi i vendimeve në 7 vjet.

Të paktën ky është konstatimi që ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit pas një auditimi në Agjencinë e Trajtimit të Pronës.

“Në 7 vjet nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 133/2015 deri në 31 dhjetor 2022, nga ATP janë ekzekutuar në total vetëm 794 vendime ekzekutimi për kompensim financiar, nga 18734 vendime përfundimtare të vlerësuara nga Sektori i Kompensimit i ATP-së, e përkthyer në përqindje vetëm 4,5%, të vendime janë ekzekutuar, që do të thotë se me këto ritme Ekzekutimi Financiar i Vendimeve Përfundimtar për Kompensim që do të vlerësohen financiarisht sipas mënyrës dhe formave të përcaktuara në VKM-në 223/2016, të ndryshuar, është një proces pothuajse e pa realizueshëm, për zbatimin e nenit 16, pika 6 të ligjit nr. 133/2015” thuhet në raport.

Por cili është në fakt afati që përcaktonte ligji i vitit 2015 në pikën gjashtë lidhur me trajnimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave.

“Procesi i pagesës për të gjitha vendimet përfundimtare që kanë të njohur të drejtën e kompensimit do të përfundojë brenda një afati prej 10 vitesh nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij ligji” thuhet në nenin 16 pika 6 të ligjit.

Auditi ka nxjerrë në pah edhe raste të tjera që kanë shfaqur problem lidhur me kompensimin. Kështu në 3 raste nga Sektori i Kërkesave të Veçanta nuk është marrë në shqyrtim kërkesa e subjektit të shpronësuar për kompensimin financiar me “Kërkesë të Veçantë” edhe pse kërkuesi legjitimohet në kërkesën e tij për kompensimin financiar të pronës, por ka kaluar për shqyrtim në Sektorin e Kompensimit Financiar dhe Fizik, duke mos i kursyer buxhetit të shtetit një vleftë prej 60,388,502 lekë, nga fondi i kompensimit të subjekteve të shpronësuara.

Në 3 raste nga Sektori i Kompensimit është pranuar kërkesa për aplikim i subjektit kërkues në cilësinë e blerësit të të drejtave që burojnë nga ish-vendimeve të KKKP, nga një person jo i rrethit trashëgimtarëve të subjektit të shpronësuar, në kundërshtim me VKM nr. 223, datë 23.03.2016, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, i ndryshuar, pika 1.

Po kështu në 5 raste është marrë vendim nga ATP-ja për kompensimin fizik me fondin e tokës duke mos zbatuar kriterin e përzgjedhjes së pronës gjeografkisht më pranë pronës të njohur për kompensim fizik, por është i kompensuar në një qark tjetër më larg se prona e njohur për kompensim, konkretisht në 4 pasuri të përzgjedhura zë rrugës nacionale Tiranë-Pogradec.

Audituesit kanë konstatuar se në 17 raste nga ana e ATP-së është punuar me dy standarde, ku për disa subjekte edhe pse kanë aplikuar ndër vite për kompensimin financiar të pronës, janë marrë vendime mbas 2-3 vitesh ndërsa për disa subjekte janë shqyrtuar dhe janë marrë vendime nga ATP brenda muajt nga momenti i aplikimit nga subjektit i shpronësuar.

Në 4 raste mungon e administruar në dosje, deklarata e subjektit kërkues për vazhdimin e procedurave për kompensim financiar nga fondi i kompensimit deri në 20% të vlerës totale të kompensimit financiar dhe 80% e vlerës së mbetur në kompensim fizik me fondin e tokës. –

Në 3 raste mungon njoftimi nga ATP drejtuar subjektit kërkues, për fillimin e procedurave për kompensim financiar dhe fizik me fondin e tokës, në kushtet kur VKM 223 datë 23.03.2016, ka ndryshuar mënyrën dhe formën e kompensimit, ku subjekti kërkues duhet të deklaroj se është dakord për vazhdimin e procedurave sipas kushteve të VKM nr.766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime në VKM nr.223 datë 23.03.2016”.

Për të gjitha këto KLSH ka rekomanduar që Agjencia e Trajtimit të Pronës të marrë masa për zgjidhje./Monitor

 

Etiketa: kompensimProna

Lajme të lidhura

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

09:13 - 12/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi
Aktualitet

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Para
Tajani: Do të përforcojmë KFOR-in në kufirin Kosovë–Serbi

Tajani: Do të përforcojmë KFOR-in në kufirin Kosovë–Serbi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin
Aktualitet

Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin

10:36 - 12/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” në Tiranë, ku një urban i linjës së autobusëve është...

Lexo më shumë
Kreu i një grupi kriminal, identifikohet shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare me ndihmën e shokëve

Kreu i një grupi kriminal, identifikohet shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare me ndihmën e shokëve

10:29 - 12/09/26
Aksident fatal në Vlorë!  Automjeti del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi

Aksident fatal në Vlorë! Automjeti del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi

10:13 - 12/09/26
Vendoset eksploziv në banesën e 36-vjeçarit, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)

Vendoset eksploziv në banesën e 36-vjeçarit, shpërthimi trondit Kamzën në orët e para të mëngjesit (Emri)

09:40 - 12/09/26
Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Ambulanca përplas të moshuarin në Korçë, shoferi nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

09:33 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com