GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Koncesioni i Aeroportit të Vlorës: Prishje pazaresh apo rrezik financiar rus?

18:30 - 21/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama në një postim në facebook, ka analizuar situaten e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke theksuar se konflikti aktual mes kompanive për aksionet duket të jetë më shumë një luftë për interesa financiare sesa shqetësim për financimin rus apo mbrojtjen e të drejtave të investitorëve.

Sipas saj, marrëveshja e shitjes midis 2A Group dhe Mabco Construction nuk ka vlerë ligjore pa miratimin e Autoritetit Kontraktor. Edhe miratimi për ndryshimin e aksionerëve nga ana e turqve të YDA u bë pa garantuar vazhdimin e aftësive teknike dhe financiare të koncesionarit.

Për më tepër, marrëveshja e huasë me Delphos Securities SARL, që lejon aksionerët të kenë akses në llogaritë e të ardhurave, është bërë gjithashtu pa miratimin e autoriteteve, duke nxjerrë në pah shkelje të kontratës dhe mungesë kontrolli nga institucionet e inteligjencës financiare.

Xama shton se edhe nëse paratë janë ruse, kontrolli me 51% të aksioneve mbetet tek Mabco Construction, kështu që rreziku i supozuar nuk ndryshon.

Postimi i plotë i Ola Xamës:

Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka më shumë gjasa të jetë “prishje pazaresh” se sa frikë për financim rus (siç pretendon njëra palë), apo mbrojtje e të drejtave të investitorit (që është pretendimi i palës tjetër)?!

  1. Kontrata koncesionare nuk lejon ndryshim të aksionerëve pa u marrë miratimi i Autoritetit Konktraktor dhe në këtë rast marrëveshja e shitjes së kuotave mes dy palëve (2A Group dhe Mabco Construction) nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nëse 2A Group ka investuar 22.8 milion euro siç pretendon dhe i takojnë 49% e aksioneve në këtë kontratë, duhet të ketë patur siguri nga autoritetet për këtë miratim sepse nuk ka përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të aeroporteve. (https://arbk.rks-gov.net/TableDetails të dhënat sipas ekstraktit të ARBK )
  2. Edhe miratimi për shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction është bërë në shkelje. Kjo duket qartë që të vendimi për miratimin e shitjes që ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në paragrafin e fundit të shkresës thuhet se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”. Pra, miratimi është bërë pa u garantuar vazhdimi i aftësisë teknike dhe financiare!
  3. Marrëveshja e huasë mes Mabco Constructions dhe Delphos Securities SARL ku lejohet aksesi në llogaritë e të ardhurave të shoqërisë koncesionare pa marrë miratimin e Autoritetit Konktraktor është po ashtu një shkelje dhe kriter që Autoriteti Kontraktor ta kosniderojë shkelje të kontratës. Vënia në dijeni për këtë kredi duhet të vinte në lëvizje autoritetet e inteligjencës financiare në vend dhe jo të përfundonte në një luftë mediatike!

Dhe ajo që është më e rëndësishme:

  1. Nëse paratë e dhëna hua janë ruse nuk e di askush. Delphos Securities rezulton e regjistruar në juridiksion offshore dhe pronarët e vërtetë nuk njihen. Por po supozojmë se këto janë para ruse. Pyetja kryesore që shtrohet është a zhduket ky rrezik kontrolli që pretendohet në koncesionin e aeroportit nëse 2A Group merr 47% plus 2% (që i ka aktualisht) të aksioneve? Sërish kontrollin me 51% e ka Mabco Construction! Rreziku i financimit rus vazhdon…

Çfarë duhet të ndodhte në një situatë normale ku shteti zbaton rregullat dhe ligjet? Që në momentin që ndryshon pronësia dhe nga koncesioni del kompania kryesore që përmbushte kriteret teknike, institucionet duhet të kërkonin zëvendësimin e saj me një firmë të ngjashme që plotësonte të njëjtat kushte. Nëse kjo nuk ndodhte, prishej kontrata dhe duhej që gara të hapej nga e para!

Por siç pranon dhe vetë kompania 2A Group në akt-padinë e dorëzuar pranë autoriteteve të drejtësisë, fitimet e kontratës koncesionare janë të mëdha: 734 milion euro për 35 vjet, ose 21 milion euro në vit! Ndaj dhe lufta për disa aksione më shumë është e fortë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek
Aktualitet

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…
Breaking Views

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

21:24 - 30/03/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Para
Bullgaria ofron hapësirën ajrore për udhëtimin e Putinit drejt samitit me Trump në Hungari

Bullgaria ofron hapësirën ajrore për udhëtimin e Putinit drejt samitit me Trump në Hungari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek
Aktualitet

Gjatë sherrit, 27-vjeçari shqiptar qëllon me thikë në sy një shtetas grek

21:34 - 30/03/26

Një ngjarje e rëmdë ka ndodhur në Volos të Greqisë, me protagonist një shqiptar. Policia greke ka arrestuar ditën e sotme...

Lexo më shumë
Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

Arsimi me koncesion? Fondacionit të Butrintit do t’i jepen Matura, licencat e mësuesve, mjekëve, njohja e diplomave…

21:24 - 30/03/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

Debat në Kuvend për drejtorin e Policisë, PD: Hita, zar i Ballukut! Ministri: E monitoruan partnerët…

20:42 - 30/03/26
Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë

Balluku me “popullin” në Fier/ Pasi e shpëtoi nga arrestimi, Rama e dërgon deputeten në bazë

20:21 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com