GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

UEFA, AFC dhe Concacaf kundër Infantinos në deklaratë të përbashkët: Futbolli nuk i përket një individi

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
UEFA, AFC dhe Concacaf kundër Infantinos në deklaratë të përbashkët: Futbolli nuk i përket një individi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe Concacaf kanë publikuar një deklaratë të përbashkët kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Tre konfederatat kanë kritikuar mënyrën se si po drejtohet futbolli ndërkombëtar, duke theksuar se ky sport nuk i përket asnjë individi apo institucioni.

Në deklaratë, drejtuesit e tre konfederatave nënvizojnë se zhvillimi i futbollit ka ardhur si rezultat i punës së përbashkët të FIFA-s, konfederatave dhe federatave anëtare.

Ata kundërshtojnë idenë që vendimet për të ardhmen e futbollit të merren nga një person i vetëm.

“Udhëheqja në futboll nuk është pronë. Është një detyrë shërbimi ndaj familjes që ia beson këtë përgjegjësi”, thuhet në deklaratë.

Kritikat ndaj Infantinos vijnë në një periudhë tensionesh të mëdha brenda futbollit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, UEFA, AFC dhe Concacaf kanë diskutuar edhe mundësinë e krijimit të turneve alternative ndaj kompeticioneve të FIFA-s.

Bëhet fjalë për një ide ende në fazë diskutimi dhe nuk ekziston aktualisht një projekt konkret për organizimin e tyre.

Qëllimi do të ishte krijimi i më shumë mundësive për përballje ndërkombëtare dhe reduktimi i varësisë nga FIFA.

Në deklaratë, tre konfederatat kërkojnë gjithashtu një shpërndarje më të përgjegjshme të rezervave financiare të FIFA-s për zhvillimin e futbollit.

“Kur besimi thyhet përmes mashtrimit dhe një individ vendos veten mbi kolektivin që i besoi autoritetin, ajo detyrë është braktisur”, thuhet më tej.

Në fund, UEFA, AFC dhe Concacaf bëjnë thirrje për unitet dhe për një udhëheqje që t’i shërbejë futbollit, e jo ta kontrollojë atë.

 

 

 

Etiketa: CONCAFdeklarateinfantinoUEFA

Lajme të lidhura

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit
Sport

Festa e Pavarësisë/ Kosova fiton Kupën “Miqësia” në Shkodër, veteranët dhurojnë emocione në festën e 28 Nëntorit

12:11 - 29/11/26
Federata e Futbollit uron shqiptarët për 114-vjetorin e Ditës së Pavarësisë! Duka: Qofshim të bashkuar
Aktualitet

Federata e Futbollit uron shqiptarët për 114-vjetorin e Ditës së Pavarësisë! Duka: Qofshim të bashkuar

11:46 - 28/11/26
Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund
Sport

Tirana fiton spektaklin ndaj Skënderbeut, pesë gola në pjesën e parë dhe dramë deri në fund

15:44 - 27/11/26
Para
Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Parashikimi i horoskopit, çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit
Aktualitet

184 ditë protestë dhe përplasje/ Salianji: Shqipërisë i duhet zgjidhje politike, jo represion dhe përshkallëzim të konfliktit

20:02 - 29/11/26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën politike dhe protestat...

Lexo më shumë
Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Polici qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

19:39 - 29/11/26
‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

‘La Repubblica’ pasqyron protestën në Tiranë, publikon pamjet e plagosjes së deputetit Kliti Hoti

19:15 - 29/11/26
Makina pa logo futen në rrugicat e Tiranës për të kapur protestuesit

Makina pa logo futen në rrugicat e Tiranës për të kapur protestuesit

18:52 - 29/11/26
Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

Policia shpërndan protestuesit, hidhet gaz lotsjellës pranë Kishës Ortodokse

18:16 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com