GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Konfiskimi i armëve në veri të Kosovës, Kurti: Siguria e njerëzve, prioritet

11:31 - 23/11/24
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti për Reuters: Beogradi dëshiron ta shndërrojë urën mbi Ibër në kufi të ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas aksioneve të policisë në veri të Kosovës, të cilat kanë rezultuar me konfiskim të një sasie të konsiderueshme të armatimit e të mjeteve ushtarake..

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti shkruan se thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët, ndërsa ka theksuar se siguria e njerëzve dhe e vendit mbeten prioritet kyç për qeverinë.

“Policia jonë gjatë tre ditëve të fundit ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme armatimi, siç shihet në foto, ku përfshihen armë dhe granata në veri të vendit. Thirrjet për inspektim vijnë nga qytetarët e thjeshtë që alarmojnë policinë. Siguria e njerëzve dhe siguria e të gjithë vendit mbeten një prioritet kyç për qeverinë tonë, veçanërisht kur përballemi me kërcënime të tilla të afërta për sigurinë tonë kolektive”, shkruan Kurti.

Ndërkaq, ditën e djeshme Policia e Kosovës kreu kontrolle në fshatin Grabovc të Zveçanit ku kanë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese.

“Më datën 22.11.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet për armë dhe municion, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në fshatin Grabovc të Zveçanit. Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në një objekt përcjellës të saj. Gjatë kontrolli janë gjetur armë, municion dhe mjete shpërthyese”, thuhet në njoftim.

Dëshmitë të cilat janë gjetur dhe janë konfiskuar janë:

  • dy mjete shpërthyese (granata dore) M-52,
  • dy armë AK-47,
  • një pushkë M-48 (karabinë)
  • 86 copë fishekë të armës AK-47,
  • 35 copë fishekë të armës M-48,
  • 3 karikatorë të armës AK-47

Në lidhje me rastin është arrestuar personi (D.R) viti i lindjes 1968 i cili është shoqëruar në stacioni policor dhe i njëjti është intervistuar në prezencën avokatit mbrojtës.

“Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje për 48 orë. Duke falënderuar qytetarët për bashkëpunimin, Policia vazhdon të mbetet e përkushtuar për ofrim të shërbimeve ndaj të gjithë komunitetit pa dallim”, theksohet në njoftimin e policisë.

Etiketa: Albin KurtiKosove

Lajme të lidhura

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës
Kosovë & Rajon

Osmanit i përfundoi mandati, VV merr në dorëzim Presidencën e Kosovës

16:21 - 04/04/26
E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri
Kosovë & Rajon

E rëndë/ 18 vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në një aksident në Austri

12:42 - 31/03/26
Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes
Breaking Views

Qeveria Kurti miraton propozimin për dërgimin e FSK në Gaza, reagon Bordi i Paqes

22:50 - 30/03/26
Para
Fusha e mbetjeve në Vlorë nën pushtetin e tymit, disa vatra zjarri aktive

Fusha e mbetjeve në Vlorë nën pushtetin e tymit, disa vatra zjarri aktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com