GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konfiskimi i pronave me VKM, Logu: Nuk morëm asnjë përgjigje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konfiskimi i pronave me VKM, Logu: Nuk morëm asnjë përgjigje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu ka folur në përfundim të seancës së mbajtur ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese ku ata kërkojnë shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e ndërtimeve pa leje me VKM.

Ai u shpreh se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga përfaqësuesit e qeverisë. Ai tha se sot një qytetar që rregullon çatinë e shtëpisë rrezikon të gjobitet nëse nuk ka marrë leje gjë që nuk ndodh me njerëzit pranë qeverisë që ndërtojnë godina pa leje.

“Pas dy seancave shtyrjes të panevojshme dhe të paligjshme sot patëm mundësi të merremi me thelbin dhe arsyen pse i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Dhe arsyet pse VKM që kemi sjellë në Kushtetuese duhet të shfuqizohet. Sa të panevojshme dhe abuzive ishin shtyrjet deri në seancën e sotme. Të kishim një vendimmarrje sa më të shpejtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Patëm mundësi të paraqesim faktet, provat dhe rastet.

Nga ana tjetër besoj se e keni ndjekur me shumë vëmendje seancën ku nuk u mor asnjë përgjigje nga përfaqësuesit e qeverisë. Mundoheshin të bënin bisht për të shmangur përgjegjësinë që kanë para qytetarëve shqiptarë. Nëse je një qytetar i thjesht që ke riparuar çatinë e shtëpisë, shkon në burg dhe gjobitesh. Nëse je ndërtues të jepet mundësia ta legalizosh, Kjo pabarazi e trajtimit të qytetarëve me njerëzit pranë qeverisë është arsyeja pse Kushtetuesja duhet të vendosë për shfuqizimin e kësaj VKM-je”, deklaroi ai.

Logu tha se për miqtë e kryeministrit ofrohen të gjitha lehtësitë e mundshme, ndërsa ata që mund të kenë mbajtur qasje kritike aplikohet masa më e rëndë, që është prishja e ndërtimit.

“Gjithë përpjekjet që bëri qeveria për të shtyrë proceset në Kushtetuese janë me qëllimin që t’ i japë kohë që të rregullojnë disa aspekte anti kushtetuese të kësaj VKM. Parlamenti noterizon çdo akt edhe ligj qoftë edhe në kundërshtim me kushtetutën.

Për miqtë e kryeministrit ofrohen të gjithë lehtësirat që të legalizohen ndërtimet e paligjshme, për ata që kanë mbajtur ndonjë qasje kritike aplikohet masa më e rëndë që është prishja e ndërtimit. Në raste të caktuara pavarësisht se ka qenë ndërtim pa leje, diku është konfiskuar, dikush është prishur. Askush nuk di të thotë pse qeveria shqiptare ndjek standarde të ndryshme. Ky është një diskriminim i pastër. Nuk bazohet as në kushtetutë dhe as në ligj. E ka zgjedhur kjo maxhorancë”, u shpreh Logu.

 

Etiketa: LoguPronaVKM

Lajme të lidhura

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli
Aktualitet

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Para
Pse Rita?

Pse Rita?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit
Aktualitet

Me traumë në kokë/ Pushuesi italian rrëzohet nga shkëmbi, dërgohet drejt spitalit

16:34 - 20/08/26

Një incident i rëndë ka ndodhur në dalje të tunelit të Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku një shtetas italian...

Lexo më shumë
Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

Ambasada e SHBA në Tiranë: Anulohen vizat për të huajt që kryejnë krime apo nxisin dhunë

16:29 - 20/08/26
Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

Përkrah gjigandëve botërorë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i Vitit 2026”

16:00 - 20/08/26
Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

Sarandë/ 45 ditë arrest për truprojet që goditën Shefin e Krimeve, Mateo Bakalli

15:37 - 20/08/26
Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

Nga Messi te Ronaldo, futbollistët po bëhen pronarë klubesh: ‘Perandoritë’ e reja të yjeve

15:15 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com