GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konfiskimi i pronave me VKM, reagon Kushtetuesja

14:36 - 26/04/23
në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Konfiskimi i pronave me VKM, reagon Kushtetuesja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa Kushtetuesja ka shtyrë sot seancën për të shqyrtuar padinë për konfiskimin e ndërtimeve me VKM, vjen një reagim nga kjo gjykatë.

Në një deklarate për mediat Gjykata Kushtetuese sqaron procedurat, ndërsa i bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje, duke iu referuar kështu akuzave të lëshuara nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Sipas Kushtetueses, kjo çështje është ende në proces.

 

DEKLARATA E GJYKATËS KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese, në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut, duke pasur parasysh diskutimet në lidhje me vendimmarrjen e saj të datës 26.04.2023 për kërkesën e jo më pak se një të pestës së deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit, për shfuqizimin e VKM-së nr. 589/2022 “ Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, sqaron sa më poshtë vijon:

Në seancën e datës 11.04.2023 nga subjekti i interesuar u paraqitën dy kërkesa paraprake në lidhje me legjitimimin e kërkuesit dhe me rregullshmërinë e aktit të përfaqësimit të paraqitur prej tij, çështje e cila vihet për herë të parë në diskutim prej palëve përpara Gjykatës.

Në lidhje me kërkimet e mësipërme Gjykata:

– Vendosi, njëzëri, legjitimimin e kërkuesit ratione personae, pasi si në momentin e paraqitjes së kërkesës, ashtu edhe në atë të shqyrtimit të saj në seancë plenare, ai përbën jo më pak se një të pestën e deputetëve, pra numrin e kërkuar nga neni 134, pika 1, shkronja “c”, i Kushtetutës.

– Vendosi me shumicë votash, konstatimin e parregullsisë së aktit të përfaqësimit të paraqitur nga subjekti kërkues, pasi vërejti se kërkuesi (jo më pak se një e pesta e deputetëve) nuk mund të njësohet me grupin parlamentar të deputetëve. Në këtë kuptim, drejtuesi i një grupi parlamentar, edhe kur deputetët që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues i përkasin këtij grupi, nuk ka tagra për të përcaktuar përfaqësimin e subjektit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Këto tagra i përkasin vetëm subjektit kushtetues (të paktën 28 deputetë), vullneti i të cilit manifestohet përmes shprehjes së vullnetit të deputetëve që kanë formësuar këtë subjekt në çdo rast. Vendimi i mësipërm bazohet në nenin 24 të ligjit organik të Gjykatës nr. 8577/2000, të ndryshuar, i cili parashikon se kur objekt kërkese është një ligj ose akt normativ, kërkuesi përfaqësohet në gjykim me avokat ose përfaqësues ligjor të specializuar dhe, në këtë kuptim, është e nevojshme pasja e një akti nga subjekti kushtetues që përfaqëson vullnetin e deputetëve të këtij subjekti në lidhje me përfaqësimin e detyrueshëm që kërkon ligji.

Gjykata, gjithashtu, caktoi seancën e radhës në datën 02.05.2023, ora 10:00, duke vlerësuar kohën e nevojshme që i duhet kërkuesit për të rregulluar aktin e përfaqësimit, si dhe shqetësimin e tij për zvarritjen e gjykimit.

Në lidhje me këtë shqetësim, Gjykata sqaron se:

Nga depozitimi i kërkesës në datën 14.10.2022, deri në shqyrtimin e saj në seancë plenare publike, kanë kaluar 6 muaj. Konkretisht, Kolegji i Gjykatës ka vendosur kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare në datën 30.11.2022 (pra brenda afatit 3-mujor për shqyrtimin paraprak) dhe palëve pjesëmarrëse në gjykim u është dhënë afat deri në datën 27.12.2022 për paraqitjen e parashtrimeve me shkrim.

Duke qenë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët ndërgjyqëse, Gjykata, në datën 23.02.2023 (pra 2 muaj nga afati i paraqitjes së parashtrimeve), ka vendosur caktimin e datës së seancës plenare, duke ndjekur kalendarin e çështjeve sipas radhës, radhë kjo e njëjtë me atë të çështjeve të tjera me të njëjtën natyrë.

Gjykata Kushtetuese, duke respektuar lirinë e shprehjes dhe të medias, rithekson rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe kërkon nga palët vetëpërmbajtje në lidhje me komentet për çështjet në proces, çka do t’i shërbente forcimit të besimit të publikut në autoritetin e saj si organ që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

Etiketa: Kryesore1Kushtetuesjareagim

Lajme të lidhura

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Para
Korridori 8/ BDI e ashpër ndaj Dimitriveskit: Ka urrejtje ndaj…

Korridori 8/ BDI e ashpër ndaj Dimitriveskit: Ka urrejtje ndaj...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25

Një aksident dramatik ka ndodhur sot në Pogradec, me pasojë 3 persona të plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30, në...

Lexo më shumë
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com