GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikt për vegla pune, i arrestojnë të birin 4 herë brenda 10 viteve për të njëjtën çështje

22:33 - 13/06/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Konflikt për vegla pune, i arrestojnë të birin 4 herë brenda 10 viteve për të njëjtën çështje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se në vitin 2013, djali i tij konfliktohet me disa persona për një motiv banal me një vegël pune. Konflikti agravon dhe shkon në dhunë, ku përfshihet edhe vetë Besniku. Arrestohen të dy dhe gjykata vendos “burg pa afat”.

Nga ekspertiza e parë që doli plagosje e lehtë, lirohen dhe Besniku qëndron “arrest shtëpie”, ndërsa i biri me “detyrim paraqitje”. Pasi doli ekspertiza e tretë, Besniku dënohet me 5 vite burg dhe djali i tij me 3 vite e 6 muaj. Në vitin 2015 arrestohen. Besniku tregon, se në vitin 2015 u arrestuan dhe po kryenin dënimin në IEVP Fier.

Në 31 Dhjetor 2015, bënë kërkesë në gjykatë për të përfituar nga amnistia e vitit 2015. Gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën e Besnikut dhe Gjykata e Apelit e aprovoi, duke e liruar në 2017-ën.

Djalit ende nuk i kishte dalë data e gjyqit. Nga ana tjetër, djalit i refuzohet nga Gjykata e Fierit dhe i pranohet nga Gjykata e Apelit të Vlorës.

Lirohet dhe prokurori bën rekurs në Gjykatë të Lartë. Gjykata e Lartë e kthen sërish në burg. Besniku e çon në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e kthyer sërish për rigjykim dhe e liron djalin e tij. Në vitin 2023, në Mars, Gjykata e Lartë sërish vendos ta kthejë në burg, pasi thuhet, se nuk përfiton nga aministia e vitit 2015.

Prej vitit 2013 e deri tani në 2023-shin, Besniku endet nëpër seanca gjyqësore dhe djali arrestohet për të katërtën herë.

Denoncuesi: Në vitin 2013, djali shkon për një vegël pune në Farkë për ta marrë tek disa kushërinjtë e vet që ja kishim marrë. Shkon djali për të marrë veglën e punës në shtëpinë e vet se ishin 5 vëllezër dhe e godasin. E godasin se nuk ja japin veglën e punës. Djali ju thotë se do të ma jepni veglën e punës sepse është vegla ime dhe atëherë, ata e godasin. Marr makinën që kisha dhe shkoj atje në vendin e ngjarjes. Në momentin që shkoj atje, më ngrenë me bisha lopatash, kamzash, më godasin mua, kapemi fyt për fyt atje. Njëri nga vëllezërit e tyre shtrihet në tokë gjoja sikur i ra të fikët. I vëllai i atyre, e merr me makinë dhe e çon në spital ushtarak. Atje rri 3 ditë gjoja i shtruar dhe gjoja i plagosur atje edhe tani në këto momente, vjen policia dhe na arreston mua dhe djalin. Që në vitin 2013, ne arrestohemi dhe shkojmë në burg. Shkojmë në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila vendos “burg pa afat”, edhe për mua, edhe për djalin. Në Gjykatën e Apelit, djali del me “detyrim paraqitje”, kurse unë qëndroj në burg derisa të bëhet ekspertiza mjeko-ligjore. Ekspertiza e parë nga e cila dal unë nga gjykata thotë se “goditja është e lehtë”. Dal unë nga burgu me masën “arrest shtëpie”.

Gazetarja: Pastaj doli ekspertiza e tretë, ku thuhet “plagosje e rëndë”…

Denoncuesi: Gjykata vendosi 5 vjet burg për mua dhe 3 vjet e 6 muaj për djalin, Roland Karaxha. Më 4 Qershor të vitit 2015, vjen policia dhe na arreston mua dhe djalin dhe shkojmë në burg. Më 4 Qershor 2015, ne arrestohemi dhe na çojnë për të kryer dënimin në burgun e Fierit. Më 31 Dhjetor 2015 del amnistia me ligjin “154”.

Gazetarja: Pra, ju bëtë kërkesë në vitin 2015 për të përfituar nga amnistia në Gjykatën e Shkallës së Parë në Fier, çfarë vendosi gjykata?

Denoncuesi: Gjykata nga rrëzoi kërkesën, si mua, ashtu edhe djalit. Atëherë, apeluam në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi si për mua dhe për djalin, përfitimin e një vit amnistie, një vit ulje dënimi. Atëherë, unë përfitoj nga amnistia e vitit 2015 – 1 vit ulje dënimi. U bë edhe amnistia e 2017 dhe në 14 Janar të 2017, unë lirohem, kurse djali nuk lirohet sepse nuk ishte bërë gjyqi akoma. Djali përsëri përfiton nga amnistia e 2015-ës dhe duke u futur dhe amnistia e 2016-ës, djali del nga burgu me datë 19 Prill në 2017 lirohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier.

Gazetarja: Në 2017 liroheni të dy, ku qëndron problemi?

Denoncuesi: Sepse prokurori që kishte çështjen time nuk i bëri rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit, kurse djalit i bënë rekurs në Gjykatën e Lartë. Në Gjykatë të Lartë prapë vendoset për rikthimin e djalit në burg dhe pasi djali u arrestua dhe shkoi në burgun e Fierit, unë ju drejtova Gjykatës Kushtetuese, e cila doli me vendim duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit Vlorë. Gjykata Kushtetuese e rikthen përsëri për gjykim në Gjykatën e Lartë. Më pas, Gjykata e Lartë merr vendim dhe e rikthen djalin përsëri në burg. Këtë vendim e ka marrë me 23 Mars të vitit 2023.

Avokat Eridi Sherifi thotë se kjo është një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë.

Avokati, Eridi Sherifi: Njëra gjykatë i jep amnisti, gjykata tjetër ia refuzon. Noramlisht, vendimi i Gjykatës së Lartë i jep një zgjidhje përfundimtare, por në këto kushte, jemi para faktit që personi është duke vuajtur për shkak të sistemit të drejtësisë. Rasti i 2013 nuk ka gjetur zgjidhje në 2023 dhe kjo sigurisht është një këmbanë alarmi për sistemin e drejtësisë dhe për hallet e qytetarëve që nuk gejnë dot zgjidhje. Një ligj i fal pjesën e mbetur të dënimit, ligji tjetër që bëhet në 2016 për dhënie amnistie, është i përmirësuar në kuadrin e 2015, por i gjithë problemi çalon tek gjykatat dhe tek interpretimi që ato bëjnë. Zgjidhja qëndron tek një kërkesë që qytetari duhet t’i bëjnë gjykatës për të konstatuar mosekzekutimin e dënimit për shkak se nga dhënia e tij në 2013 dhe vendimi që ka marrë formë të prerë në 2015 nga Gjykata e Apelit e deri më tani, kanë kaluar mbi 5 vite që do të thotë se ky lloj vendimi nuk duhet ekzekutuar për shkak se është parashkruar. /Tv Klan

Etiketa: konfliktvegla pune

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Para
U vra për një femër? Shqiptari në Athinë u dërgua nga shokët në…

U vra për një femër? Shqiptari në Athinë u dërgua nga shokët në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com