GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e Rexhep Ismailit në Sarandë! Si lindi konflikti për biznesin, zbardhet dëshmia e të plagosurit Vogli

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Vrasja në Sarandë/ Një grup të rinjsh shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit, kishin konflikt me një person tjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit ku humbi jetën Rexhep Ismaili mbrëmjen e djeshme në Sarandë. Kostandin Vogli, banues në Shën Vasil të Himarës, u vetëdorëzua ditën e djeshme në polici.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pranuar se prej kohësh kishte një konflikt me Viktor Ruçin, i lidhur me një beach bar.

Vogli u shpreh se gjatë kohës që ndodhej në burg, Ruçi kishte nxjerrë vëllain e tij nga biznesi, çka kishte përshkallëzuar konfliktin mes palëve.

“Kur u arrestova disa kohë më parë, Ruçi largoi vëllain tim nga biznesi”, ka deklaruar 31-vjeçari.

Sipas dëshmisë së tij, mbrëmjen e ngjarjes ai kishte shkuar në lokal për të sqaruar situatën, por debati mes tyre ka degraduar. Vogli ka shtuar se mosmarrëveshjet kishin të bënin kryesisht me ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti.

“Mosmarrëveshjet tona nisën për çështje parash që lidheshin me biznesin”, ka pretenduar Vogli para hetuesve.

Gjatë konfliktit në lokalin e 66-vjeçarit Rexhep Ismaili, mbeti i vrarë vetë Ismaili, ndërsa Kostandin Vogli u plagos. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolin e secilit prej personave të përfshirë në konfliktin që çoi në përfundim tragjik.

Kostandin Vogli rezulton person me precedentë penalë për “drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërkohë që në gusht 2023 ishte shpallur në kërkim për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “kultivim i bimëve narkotike” por nuk dihet nëse ka kryer dënim për këto vepra.

Ndërkohë, ditën e djeshme Drejtor i Policisë së Vlorës, Elidon Çela, dha detaje për ngjarjen e rëndë në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili, ndërsa 31-vjeçari mbeti i plagosur.

Sipas policisë, shtetasit Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla kanë shkuar në lokalin në pronësi të Ismailit dhe janë afruar te tavolina ku ndodhej Tori Ruçi së bashku me viktimën dhe persona të tjerë. “Menjëherë ka nisur konflikti me sende të forta mes palëve”, deklaroi drejtori i Policisë së Vlorës.

Gjatë përplasjes, dyshohet se Rexhep Ismaili ka qëlluar me armë automatike në drejtim të grupit të Tabakut. Më pas, sipas hetimeve paraprake, ai është qëlluar me armë zjarri pistoletë nga Lulzim Tabaku, duke humbur jetën në vend.

Nga të shtënat mbeti i plagosur në këmbë edhe Kostandin Vogli, i cili u vetëdorëzua në polici dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se Hajredin Ismaili, vëllai i viktimës, ka fshehur armën automatike që dyshohet se është përdorur nga Rexhep Ismaili gjatë konfliktit. Armët dhe municionet janë sekuestruar nga policia, ndërsa ndaj tij ka nisur procedim penal.

Në kuadër të hetimeve janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, mes tyre një automjet tip “Audi Q8”, fishekë, gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe sende të tjera që lidhen me ngjarjen. Ndërkohë, në fshatin Nivicë është gjetur i braktisur motomjeti me të cilin dyshohet se është larguar autori i dyshuar, Lulzim Tabaku.

Po ashtu, policia bëri të ditur se në lagjen nr. 1 të Sarandës është bllokuar edhe një automjet tjetër tip “Audi”, që dyshohet se është përdorur nga personat e përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia shpalli në kërkim Lulzim Tabakun, 37 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ndërsa Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla akuzohen për veprat penale “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Etiketa: DëshmikonfliktRexhep Ismaili

Lajme të lidhura

2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin
Aktualitet

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij, e plagosura transportohet menjëherë në spital

09:36 - 10/07/26
Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin më shumë se mesatarja e BE-së
Aktualitet

Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin më shumë se mesatarja e BE-së

09:27 - 10/07/26
Atentati në Kurbin! Identifikohet autori që vrau Ilir Likën, pista kryesore ku po hetohet vrasja (Emri)
Aktualitet

Atentati në Kurbin! Identifikohet autori që vrau Ilir Likën, pista kryesore ku po hetohet vrasja (Emri)

09:13 - 10/07/26
Para
Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh

Si e paralajmëroi KLSH skandalin e çiftit Jaka-Tafani; SORI-AL furnizon Akademinë e Sigurisë prej 7 vitesh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas Portugalisë, Spanja kërkon edhe “kokën” e Belgjikës! Fituesin e pret Franca e frikshme
Sport

Pas Portugalisë, Spanja kërkon edhe “kokën” e Belgjikës! Fituesin e pret Franca e frikshme

10:17 - 10/07/26

Spanja dhe Belgjika do të përballen në një nga ndeshjet më tërheqëse të çerekfinaleve të Botërorit 2026 Sot në orën...

Lexo më shumë
Flamuj amerikanë dhe brohoritje në Tel Aviv, Izraeli përgatitet për vizitën e Trump

“Irani kërkon të vrasë Trumpin!” Izraeli paralajmëron Uashingtonin për planin e Teheranit

10:04 - 10/07/26
2 aksidente brenda pak orësh në Durrës, motori përplas rëndë biçikilistin

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij, e plagosura transportohet menjëherë në spital

09:36 - 10/07/26
Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin më shumë se mesatarja e BE-së

Jo vetëm ushqimet, shqiptarët paguajnë dhe për komunikimin më shumë se mesatarja e BE-së

09:27 - 10/07/26
Atentati në Kurbin! Identifikohet autori që vrau Ilir Likën, pista kryesore ku po hetohet vrasja (Emri)

Atentati në Kurbin! Identifikohet autori që vrau Ilir Likën, pista kryesore ku po hetohet vrasja (Emri)

09:13 - 10/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com