GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

14:05 - 22/03/26
në Botë, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani njoftoi për një sulm ajror mbi impiantin e tij bërthamor në Natans. Impianti, që gjendet rreth 250 kilometra në jug të kryeqytetit Teheran, është bërë objekt sulmesh nga SHBA dhe Izraeli, tha agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim. Ushtria izraelite mohoi çdo përfshirje në sulm. Radioja shtetërore e Izraelit njoftoi, duke iu referuar burimeve të panjohura, se sulmi ajror ishte kryer nga Shtetet e Bashkuara, të cilat përdorën bomba “shkatërruese bunkerësh”.

IAEA u bën thirrje palëve që të përmbahen

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) njoftoi se ishte informuar nga Teherani në lidhje me sulmin. Por Irani nuk ka raportuar për ndonjë rritje të nivelit të rrezatimit jashtë impiantit. Tani IAEA po shqyrton raportin.

Drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, u bëri njëkohësisht thirrje palëve të përfshira në luftë që të përmbahen nga veprimet e armatosura. Ai shkroi në platformën X se duhet shmangur çdo rrezik për një aksident bërthamor. Fabrika e mirëmbrojtur bërthamore në Natans ishte goditur edhe në javën e parë të luftës aktuale. Fotografitë satelitore tregojnë se disa ndërtesa me sa duket janë dëmtuar gjatë sulmit.

Natans – Qendra e pasurimit të uraniumit në Iran

Natans është impianti më i njohur i pasurimit të uraniumit në Iran. Eksistenca e tij u zbulua në vitin 2002. Ai përbëhet nga një impiant mbi tokë dhe një impiant nën tokë me gjithsej thuajse 70 kaskada, ku centrifugat janë të lidhura njëra pas tjetrës. Numri i përgjithshëm i centrifugave shkon në më shumë se 10,000.

Sipas Shtëpisë së Bardhë një nga qëllimet kryesore të luftës aktuale është të parandalojë që Irani të zotërojë ndonjë ditë armë bërthamore. Kurse Izraeli e konsideron programin bërthamor dhe programin iranian të raketave si kërcënimin e tij më të madh ekzistencial./DW

gijotina.com/

Etiketa: Iran

Lajme të lidhura

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve
Breaking Views

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve

11:38 - 12/04/26
Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot
KRYESORE

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot

11:22 - 12/04/26
“Jemi të parët e rajonit”, Rama flet për “namin” e tenderave: Kemi marrë raportin e BE…
KRYESORE

“Jemi të parët e rajonit”, Rama flet për “namin” e tenderave: Kemi marrë raportin e BE…

10:30 - 12/04/26
Para
Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve
Breaking Views

Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve

11:38 - 12/04/26

Union Berlin hyn në historinë e futbollit gjerman duke emëruar Marie-Louise Eta si trajneren e parë të skuadrës së meshkujve...

Lexo më shumë
Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot

Nën forca të shtuara policie, Ivanka Trump lë vilën qeveritare, shkon në Zvërnec për flamingot

11:22 - 12/04/26
“Jemi të parët e rajonit”, Rama flet për “namin” e tenderave: Kemi marrë raportin e BE…

“Jemi të parët e rajonit”, Rama flet për “namin” e tenderave: Kemi marrë raportin e BE…

10:30 - 12/04/26
Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër

10:21 - 12/04/26
Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë

Në kërkim nga drejtësia italiane, ndalohet 51-vjeçari në Tiranë

10:15 - 12/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com