GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Konflikti mes Olsit të qeverisë dhe Kreshnikut të Partisë, që çoi në “gijotinë” 8 oficerë të prokurorisë

20:57 - 08/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Motoskafë që vrasin”/ Gazetari denoncon: Nano, kur do ndalohet kjo bisha e zezë… (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Elton Qyno – Për shkak të një konflikti të pa shpallur zyrtarisht mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsi Çela dhe Drejtuesit të Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi, e gjithë administrata e oficerëve të kësaj prokurorie, po persekutohet me një inspektim “rrufe” nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Përplasja majë më majë, mes dy “qiell gërvishtëzve” të akuzës Shqiptare, ka çuar pak kohë më parë, në ambjentet e prokurorisë së Elbasanit, një grup inspektimi.

Është paradoksale ta mendosh, por e gjithë polemika mes dy “qiell gërvishtëzve” të akuzës, ka nisur për një karrike me 4 këmbë që ndodhet në prokurorinë e Tiranës.

Marëdhëniet mes Olsi Çelës të qeverisë dhe Kreshnik Ajazit të Partisë, u vanitën pikërisht kur Kreshnik Ajazi, ngriti krye dhe kërkoi të garojë për postin e drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, sapo nga ky institucion u largua, Elisbeta Imeraj.

Por në fakt, në planet e Olsi Çelës, ka qënë tjetër kush për të zënë postin e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës.

Të gjitha përpjekjet e Kreshnik Ajazit, për tu bërë pjesë e garës, dështuan në betejën e zhvilluar me vetveten, para mureve të “thepisura” të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Por gjatë kësaj kohe, kur Kreshniku bënte betejën për të çarë muret e thepisura të KLP-s, në ambjentet e prokurorisë së Elbasanit, kishte nisur një inspektimin për kontrollin e punës hetimore të Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Në fakt për hir të së vërtetës ky inspektim, ishte kërkuar nga vetë Kreshnik Ajazi, i cili gjatë kohës që ishte “mjaltë” me Olsi Çelës, i ka kërkuar shokut të vetë që të inspektonte oficerët, pasi në gjykimin e Kreshnikut ata ishin të paaftë, spunonin dhe nuk i jepnin drejtim dosjeve.

Kërkesa e Kreshnikut u pranua nga Olsi, i cili lëshoi menjëherë kontrollin. Por ky kontroll, nxori pozitiv vetëm dy oficerë Fjoralba Memia dhe Altin Gjetani. Ndërsa 8 OPGJ të tjerë, kanë dalë “blozë”.

Kreshniku për të rregulluar situatën, kishte çuar në Prokurori të Përgjithshme, raporte vlerësuese pozitive për ç’do oficer. Por për shkak se tashm marëdhënia mes Olsit të qeverisë dhe Kreshnikut të Partisë, mori një tjetër rrjedhë “apokaliptike”, është Olsi që lëviz gurët e shahut.

Para 10 ditësh, 8 oficerë të Prokurorisë së Elbasanit futën kokën në “gijotinën” e Alfred Progonatit, ku u njohën me shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit të dosjeve që ata kanë në hetim.

Sërisht në datën 10 dhe 11 nëntor, 8 oficerët e policisë Gjyqësore Elbasan, do paraqiten përballë Progonoatit dhe do “këndojnë” obsevarsionet e tyre mbi shkeljet që ata kanë bërë për çdo dosje të kapur nga inspektimi.

Për shkak të këtij sheri mes dy “qiell gërvishtëzve”, pjesa më e madhe e oficerëve pritet të dalin me vërejtje administrative, duke sjellë penalitete.

Sot kemi arritur në një pikë, kur vettingu po gërryen sistemin e prokurorisë dhe nga ana tjetër vetë prokuroria po gërryen sistemin nga brenda.

Në Elbasan përdorin një shprehje popullore q**…ziu   …ziu…q**…

Etiketa: KreshnikuKryesore1oficereOlsi

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
Milan e ka seriozisht për Brojën, kuqezinjtë kanë gati planin për transferimin e sulmuesit shqiptar

Chelsea vendos për të ardhmen e Brojës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com