GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Konflikti/ Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë mbi luftën në Ukrainë

21:29 - 21/10/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikti/ Ministrat e mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë diskutojnë mbi luftën në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të premten më 21 tetor, sekretarët e mbrojtjes së SHBA-së dhe Rusisë zhvilluan një bisedë telefonike, në një moment të rrallë kontakti të nivelit të lartë midis dy vendeve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës. Si SHBA-ja ashtu edhe Rusia konfirmuan se sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin dhe homologu i tij rus Sergei Shoigu diskutuan për situatën në Ukrainë. Pas telefonatës së të premtes, Pentagoni bëri të ditur se Austin kishte “theksuar rëndësinë e mbajtjes së linjave të komunikimit në mes të luftës së vazhdueshme kundër Ukrainës”.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se “u diskutuan çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe situatën në Ukrainë”.

Pas bisedës së tyre të mëparshme në maj, Austin i kërkoi homologut të tij të vendoste një armëpushim të menjëhershëm – një kërkesë që nuk u përmend këtë herë.

Biseda e dy zyrtarëve erdhi në kohën pas aludimeve të presidentit rus Vladimir Putin se ai mund të jetë i gatshëm të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, dhe paralajmërimet nga presidenti i SHBA-së Joe Biden, nëse një gjë e tillë do të ndodhte.

Marrëdhëniet tashmë të ftohta midis SHBA-së dhe Rusisë u përkeqësuan edhe më shumë që nga pushtimi i Ukrainës.

Udhëheqësit e të dy vendeve patën një takim në mesin e vitit 2021, i cili u pa si një hap pozitiv drejt një marrëdhënieje më të mirë. Por ky progres ngeci pasi tensionet u përshkallëzuan mbi Ukrainën.

Putin dhe Biden zhvilluan disa telefonata në muajt para luftës, në të cilat presidenti amerikan paralajmëroi homologun e tij rus të tërhiqej nga planet e pushtimit. Që nga muaji shkurt, kur nisi agresioni ushtarak i Rusisë, nuk ka pasur asnjë bisedë mes liderëve të dy vendeve.

Rusia ka dënuar publikisht SHBA-në dhe Perëndimin mbi përpjekjet për të ndikuar në luftë duke furnizuar me armë dhe ndihma të tjera Ukrainën. /Rel/

Etiketa: konfliktiministratRusiaSHBAukraina

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
SONDAZHI/ Shqiptarët humbin besimin te Reforma në Drejtësi, 28.1% e tyre mendojnë se është përkeqësuar

SONDAZHI/ Shqiptarët humbin besimin te Reforma në Drejtësi, 28.1% e tyre mendojnë se është përkeqësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com