GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kongresi PS/ Peleshi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, janë në nyje kritike të historisë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Kongresi PS/ Peleshi: Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, janë në nyje kritike të historisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Duke folur para punimeve te Kongresit te PS në panelin për sigurinë e rajonit dhe Evropës, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka shpalosur edhe prioritetet e qeverisë në këtë aspekt. Peleshi lajmëroi se Shqipëria do të hyjë në proces të shpejtë të ngritjes së forcës rezerviste. Sipas tij, ruajtja e pacenueshmërisë e infrastrukturës kritike kombëtare është element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare.

“Procesi i rekrutimit, ristrukturimi i Akademisë së FA, me mbështetjen e SHBA. Do rriten cilësisht kapacitetet njerëzore në shërbim të sigurisë. Rëndësi e veçante do i kushtohet edhe mbrojtjes kibernetike në FA si pjesë e arkitekturës kombëtare të sigurisë kibernetike. Ruajtja e pacenueshmërisë e infrastrukturës kritike kombëtare është element i rëndësishëm i sigurisë kombëtare” – theksoi ministri.

Peleshi gjithashtu foli edhe për pushtimin rus ne Ukrainë, ku tha se Shqipëria dhe Rajoni i Ballkanit Perëndimor janë në një nyje kritike të historisë. Teksa vuri theksin tek integrimi i përshpejtuar në BE i këtyre vendeve të rajonit, Peleshi tha se është e nevojshme edhe njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të unionit dhe të NATO-së.

“Prishja e rendit të sigurisë vjen me disavantazhe e kërcënime por dhe me mundësi. Vjen me nevojën e kuptimit nga BE të domosdoshmërisë që ka integrimi i vende të Ballkanit Perëndimor me procedurë të përshpejtuar, nevojën për njohjen e menjëhershme të Kosovës nga të gjitha vendet e BE dhe NATO që do i hapte rrugë jetësimit të politikës së dyerve të hapura e integrimit të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike. Përfundimi i këtij projekti integrues është garanci e vetme për paqe stabilitet e prosperitet ekonomik në rajonin tonë” – tha Peleshi.

Etiketa: Ballkani Perendimorhistorisekongresikritikeniko peleshinyjePSShqiperia

Lajme të lidhura

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD
Breaking Views

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi
Breaking Views

Edhe sipërmarrësit në revoltë: Protesta do të përfundojë vetëm kur të bjerë sistemi

13:35 - 08/11/26
Para
Xhaçka në Kongresin e PS: Fokusi i Diplomacisë ka qenë Kosova

Xhaçka në Kongresin e PS: Fokusi i Diplomacisë ka qenë Kosova

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi
Breaking Views

“Ata që krijuan incidentet ishin të paguar, jo studentë”/ Berisha reagon pas përzënies së demokratëve nga tubimi

16:00 - 08/11/26

Sali Berisha ka reaguar pas përplasjes së protestuesve dhe demokratëve në tubimin e së shtunës përpara Ministrisë së Arsimit. Në...

Lexo më shumë
“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

“Të mos besojnë skenarin serb”/ Berisha-studentëve: Në Serbi nuk kishte një parti opozitare si PD

15:30 - 08/11/26
Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

Rrezikon shëndetin e përdoruesve, KE paralajmëron Tik Tok për gjobë për algoritmin që nxit varësinë

15:05 - 08/11/26
Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

Kush është 41-vjeçari i ekstraduar nga Spanja, i përfshirë në pengmarrjen e 21-vjeçares Sajma Qordja në Astir

14:45 - 08/11/26
Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

Ekstradohet nga Spanja 41-vjeçari vlonjat, i dënuar me burg për mashtrim

14:30 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com