GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Konkurrenca, hapet hetim i thelluar për tregun e karburanteve

09:58 - 16/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Konkurrenca, hapet hetim i thelluar për tregun e karburanteve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit, importit, depozitimit, shitjes me shumicë të karburanteve në vend.

Objekt i hetimit do të jenë ndërmarrjet që administrojnë portet e shkarkimit dhe depozitimit të karburanteve, si edhe kompanitë që kanë kontrata depozitimi në këto porte.

Ky vendim vjen pas procedurës së hetimit paraprak, që ishte nisur në tetor të vitit të kaluar. Hetimi i Thelluar do të përfshijë periudhën kohore 1 Janar 2017 deri në 30 Tetor 2020. Aktualisht, në Shqipëri veprojnë ekzistojnë dy porte ky importohen, shkarkohen dhe depozitohen karburante, ai i Vlorës (Vlora-1) dhe i Porto Romanos.

Ndërmarrjes Petrolifera Italo-Albanese (PIA), i është dhënë me koncesion ndërtimi dhe shfrytëzimi i terminalit bregdetar në gjirin e Vlorës, për depozitimin e naftës dhe të nënprodukteve të saj, në portin Vlora-1, si dhe ndërtimin dhe shfrytëzimin e infrastrukturës portuale të nevojshme në shërbim të terminalit bregdetar.

Në portin tjetër të importit të karburanteve në vend, atë të Porto Romanos, operojnë dy ndërmarrje, Romano Port SHA dhe Porti MBM. Romano Port ka monopol në përpunimin e cisternave me kapacitet deri në 20 mijë tonë, ndërsa Porti MBM për anijet me kapacitet më të mëdha se 20 mijë tonë. Tarifat e shërbimeve portuale në portet e mësipërme janë të përcaktuara me vendim nga Organi Shtetëror i Autorizuar, ndërsa tarifat e shërbimeve ndihmëse (si ngarkim-shkarkimi ose shërbimet e tjera tregtare) përcaktohen në marrëveshje dhe mirëkuptim mes palëve. Pjesa më e madhe e importit të benzinës dhe naftës, për periudhën nën hetim, kryhet nëpërmjet Portit të Durrësit, ndërsa një pjesë e vogël realizohet nëpërmjet portit të Vlorës.

Përveç monopolit të secilës prej ndërmarrjeve në tregun përkatës, një tipar tjetër i këtij tregu që shton rreziqet e abuzimit me pozitën dominuese është integrimi vertikal i ndërmarrjeve në portin e Porto Romanos. Kjo do të thotë se aksionerët e porteve janë njëkohësisht të pranishëm edhe në hallkat e tjera të importit dhe tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve. Ndërmarrja Romano Port sh.a ka aksioner kontrollues biznesmenin e hidrokarbureve Piro Bare, ndërsa Porti MBM kontrollohet nga dy prej importuesve më të mëdhenj të karburanteve në vend, Shefqet Kastrati dhe Frident Kuqi.

“Referuar lidhjes aksionare në Porto Romano Durrës, rezulton se ekziston një lidhje integrimi vertikal e shoqërive koncesionare dhe shoqërive që kanë depozitat në këto koncesione, si dhe me tregtarët me shumicë në tregun e karburanteve, duke i dhënë ndërmarrjeve koncesionare një fuqi tregu, e cila duke patur parasysh pozitën e koncesionarëve në treg, mund të çojë në lidhjen e marrëveshjeve të ndaluara gjë që bie në kundërshtim me nenin 4 të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, nëpërmjet vendosjes së kushteve të padrejta të tregtimit dhe për pasojë në abuzim me pozitën e tyre në treg,” shprehet Autoriteti i Konkurrencës në arsyetimin e vendimit.

Tregjet e karburanteve ka qenë disa herë objekt i hetimeve të mëparshme nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vitin 2012, kompania Romano Port sh.a u gjobit me 6.7 milionë lekë për abuzim me pozitën dominuese në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm të naftës në rrugë detare./MONITOR

Etiketa: autoritetiimportikarburanteproceduravendim

Lajme të lidhura

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Britania e Madhe, vendi me numrin më të lartë të infektimeve me Covid në Evropë

Britania e Madhe, vendi me numrin më të lartë të infektimeve me Covid në Evropë

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com