GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Kontrata 800 mijë euro”, opozita: Ja afera e radhës e Erion Veliajt

10:42 - 16/08/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtoresha e Veliajt u jep 118 MLN lekë për riparimin e makinave dy firmave pa licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka vendosur të marrë dy ambiente me qira për katër vjet për të hapur dy çerdhe të reja në Tiranë, një në zonën e Selitës dhe në një zonën e Linzës. Kostoja e qirasë së të dyjave është mbi 800 mijë euro për katër vjet dhe bashkia nuk jep asnjë informacion se cili është pronari i këtyre dy ambienteve kaq të shtrenjta në periferitë e kryeqytetit duke ngritur pikëpyetje të mëdha pse me këtë shumë nuk ndërtohen çerdhe të reja publike për qytetarët.

Shqetësimi ngrihet nga këshilltarët e opozitës, ndërsa këtë të premte, nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti si dhe këshilltari Xhonatan Pano, kanë dorëzuar një kërkesë zyrtare për informacion të hollësishëm nga bashkia e Tiranës, të bindur se kanë të bëjnë me një aferë të re klienteliste dhe korruptive nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Teliti, në një deklaratë për mediat, tha: “Të dhënat zyrtare flasin qartë: vetëm 12 mijë vende ka në kopshtet dhe çerdhet e bashkisë së Tiranës, në kopshtet dhe çerdhet publike të kryeqytetit, ndërkohë që janë 60 mijë fëmijë që kanë nevojë për këtë shërbim. Kjo do të thotë se vetëm 1/5 e fëmijëve arrin të sherbet dhe të marrë shërbimin në kopshte dhe çerdhet. Pra, a ka Tiranë nevojë për kopshte dhe çerdhe? Absolutisht po! Çfarë ka bërë Erion Veliaj gjatë këtyre viteve?! Ka vendosur një taksë infrastrukture arsimore të përkohshme pikërisht për këto godina dhe janë mbledhur mbi 50 milionë euro nga kjo taksë po kopshte dhe çerdhe ne nuk po shohim dhe detyrohen shpeshherë, në pjesën dërrmuese të rasteve, familjet e reja të Tiranës t’i çojnë në kopshte e çerdhe private me çmime katër-pesë herë më të larta.


Ai foli edhe për mënyrën sesi opozita mësoi lidhjen e kontratave.

“Menduam në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak se Veliaj erdhi me dy propozime të reja: një zonën e Linzës, një në zonën e Selitës. Shyqyr thamë, u kujtua më në fund për kopshte dhe çerdhe të reja. Shohim dokumentet dhe shikojmë që nuk ishte ndërtim çerdhesh të reja, por merr me qira dy ambiente, konkretisht në zonën e Selitës 550 metra katrorë dhe në zonën e Linzës 600 metra katrorë me çmime marramendëse: 13 euro merret në Selitë metri katror dhe 15 euro në Linzë! Këto kullat që ka ndërtuar Veliaj në qendër, asnjëra nuk është kaq e shtrenjtë, ndërkohë që në buzë të malit të Dajtit…Vetëm ajo çerdhja e re në Selitë është 9 mijë euro, kosto mujore qeraje. Pra, 108 mijë euro viti dhe 432 mijë euro në katër vite! Pra, kur edhe këta ‘mendojnë’ për qytetarët, edhe këtu duan të bëjnë afera klienteliste dhe korruptive”, tha ai.

Më tej, shtoi se “kërkuam informacion në Këshillin Bashkiak dhe në komisionet përkatëse: kush janë këta që kanë dhënë këtë ambient me qera? – Zero informacion! Ulnin kokën, stafi i ekipit të bashkisë”.

“Sot po i drejtohemi zyrtarisht edhe Erion Velisë, kryetarit të bashkisë së Tiranës, por edhe koordinatores që ai ka këtu në bashki për informimin e publikut, kanë 15 ditë kohë për të na dorëzuar dy kontratat e qirasë si në rastin konkret të Linzës, ashtu edhe të Selitës, në mënyrë që qytetarët e Tiranës të kuptojnë se çfarë vjedhjeje dhe çfarë batërdie po bëhet me fondet buxhetore. E përsëris, këto dy çerdhe, në harkun kohor të katër viteve, i kushtojnë qytetarëve të Tiranës 800 mijë euro ku me 800 mijë euro nuk ka ndërtues sot që nuk do të ndërtonte 1200 metra katrorë për t’i bërë dhe përshtatur ato për çerdhe. Por çerdhe nuk ka sot Tirana; bashkia e Tiranës nuk dëshiron të bëjë çerdhe. Edhe kur mundohet gjoja për t’i hedhur hi syve të publikut që gjoja po hap një çerdhe të re, atë e bën duke vjedhur dhe abuzuar me fondet e Tiranës”, përfundoi ai.

Etiketa: ambiente me qeraBashkia TiraneErion VeliajKryesore1PD

Lajme të lidhura

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE
Aktualitet

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash
Breaking Views

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar
Breaking Views

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Para
Gjermania miraton rregulloren: Kush është pa leje qëndrimi, dëbohet

Gjermani, ja sektorët me mungesën më të madhe të fuqisë punëtore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)
Sport

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë

08:45 - 17/03/26

Mbrëmja e sotme rikthen emocionet e UEFA Champions League, me katër përballje të kthimit për fazën e 1/8-ave, ku do...

Lexo më shumë
Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE

08:19 - 17/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 17 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:06 - 17/03/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 17 Mars 2026

07:47 - 17/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për sot, 17 Mars 2026

07:41 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com