GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Kontrata të hartuara keq, FMN ngre alarmin për koncesionet

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrata të hartuara keq, FMN ngre alarmin për koncesionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vuri alarmin e kuq për nivelin e lartë të rrezikut që paraqesin kontratat koncesionare (PPP) në ekonominë shqiptare dhe kryesisht në stabilitetin fiskal. Klasifikimi i PPP-ve me nivelin më të lartë të rrezikut për ndikimin në buxhet u bë në Deklaratën e Bordit të Drejtorëve të FMN pas vizitës së stafit teknik të Fondit në Tiranë dhe raportin që e shoqëron këtë deklaratë.

“Projektet e keq-hartuara të Partneriteteve Publike-Private (PPP) për investime në infrastrukturë mund të pengojnë efikasitetin e investimeve publike dhe të bëhen shkak për të krijuar detyrime të mëdha, të cilat mund të dëmtojnë qëndrueshmërinë e borxhit” lajmëroi FMN.

Menaxhimi i investimeve publike (PIM) ka nevojë për fuqizim. Një numër i madh rekomandimesh nga Vlerësimi i Menaxhimit të investimeve Publike 2016 (PIMA) ende nuk janë zbatuar nga qeveria e Shqipërisë, vuri në dukje Fondi.

“Asnjë ndryshim domethënës nuk është bërë në kuadrin ligjor mbi PPP-të. Këto kontrata ishin sa 40 për qind të PBB-së 2022, por vlerat e projekteve ekzistuese dhe atyre në proces, vazhdojnë të hartohen jashtë procesit buxhetor”, thuhet në deklaratën e FMN-së.

Sipas Fondit, korniza për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë dobësi të mëdha dhe shtrirja e rreziqeve fiskale të lidhura me këto projekte mbetet e paqartë.

“Qeveria e Shqipërisë e Shqipërisë duhet të dyfishojë përpjekjet për të forcuar kapacitetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MOFE) për të luajtur një rol efektiv si një barrierë në përzgjedhjen e projekteve dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin e kontratave” këshilloi FMN.

Përafrimi i proceseve PPP dhe investimeve publike, me integrim të plotë në ciklin normal buxhetor mbetet një prioritet urgjent. Raporti i FMN vuri në dukje se Ministria e Financave të Shqipërisë iu ka thënë ekspertëve të Fondit se ka rritur kapacitet në analizat kosto -përfitime të projekteve të reja, PPP, por ka pranuar se nuk po ushtron monitorim të zbatimit të kontratave për arsye të mungesës së burimeve njerëzore.

Qeveritë shqiptare ka dhënë aq shuma kontrata PPP, të cilat nuk ka aftësi t’i kontrollojë. Më herët Ministria e Financave në raportin e përvitshëm të koncesioneve raportoi se situata kishte dalë nga kontrolli dhe për shumicën e kontratave nuk kishte asnjë informacion. Edhe për kontratat që u raportua informacion, ai ishte shumë i cunguar dhe nuk tregoi në asnjë rast se si po ecën zbatimi i tyre.

Transparencë urgjente për fondet e tërmetit dhe pandemisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e fundit e Bordit të Drejtorëve i bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të publikojnë kontratat e prokurimit publik që kanë të bëjnë me pandeminë dhe shpenzimet për rikuperimin e tërmetit, emrat e kompanive që kanë fituar kontratat dhe pronarët e tyre përfitues.

Fondi gjithashtu vuri në dukje se qeveria duhet të minimizojë ndryshimin e buxhetit me akt normativ në mënyrë që të ruajë besueshmërinë fiskale. Që kur ndodhi ngjarja e tërmetit dhe më pas ajo e pandemisë, Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë shqiptare në të gjitha misionet që të bëjë transparentë përdorimin e fondeve për këto dy ngjarje.

FMN gjithashtu nxiti Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe ente të tjera audituese të ushtronin inspektime mbi përdorimin e fondeve të tërmetit dhe më pas raportet ti bënin transparente. Mungesa vazhdueshme e kapaciteteve për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve fiskale është shndërruar në shqetësim për Fondin.

Raportet e rreziqeve fiskale, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me detyrimet e Ndërmarrjeve Shtetërore duhet të pasurohen më tej dhe të bëhen më largpamëse. Fondi rekomandoi krijimin e një mekanizmi për të siguruar monitorim sistematik në lidhje me ecurinë e huave të vazhdueshme të qeverisë ndaj Ndërmarrjeve Shtetërore.

Në vazhdim, kushtet për dhënien e huave dhe garancive për Ndërmarrjet Shtetërore dhe komunat duhet të bëhen më të rrepta për të menaxhuar më mirë rreziqet, rekomandoi FMN.

“Pavarësisht reduktimeve në stokun e përgjithshëm, detyrimet e prapambetura vazhdojnë, veçanërisht lidhur me projektet e investimeve dhe çështje gjyqësore dhe gjithashtu puna për përmirësimin e të dhënave për detyrimet e prapambetura duhet të vazhdojë, veçanërisht në lidhje me gjurmueshmërinë dhe automatizimin e të dhënave”, cilësoi Fondi.

Strategjia e re që do të finalizohet më 2023, duhet të adresojë reformat e paplota për parandalimin e detyrimeve të prapambetura, rekomandoi Fondi./ Monitor

Etiketa: Fondi Monetar nderkombetarkoncensionetShqiperi

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
“Shpejt shqipe, para se…”/ Media britanike: Si po kalojnë mijëra shqiptarë me gomone, pazari ulet në 2 mijë £

Sunak zbulon vendimin, çfarë do të ndodhë me shqiptarët në Angli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil
Aktualitet

Hakohet faqja e Inspektoratit të Punës, publikohet një denoncim për një hotel në Ksamil

18:00 - 22/08/26

Faqja zyrtare e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është bërë objekt i një sulmi kibernetik gjatë ditës së...

Lexo më shumë
Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

Edhe Shqipëria në listë, Gjykata amerikane rrëzon vendimin për pezullimin e vizave të emigrimit

17:45 - 22/08/26
“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

“Nxito…”/ Zbardhet dëshmia e DJ-it të “Principotes”: Sokrati kërkoi ta çoja në spital, por zbriti nga makina dhe u largua

17:29 - 22/08/26
Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

Breshëri plumbash/ Ish-kampioni i botës në boks qëllohet për vdekje jashtë shtëpisë së tij

17:20 - 22/08/26
E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

E sapongjitur në Premier League, Hull City shokon të gjithë duke mposhtur Manchester United

17:06 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com