GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të Gjitha, Të tjera
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryepolici Skender Hita zbriti në terren për të inspektuar masat e bluve për sigurinë rrugore. Ai bëri me dije se vetëm këtë javë, me mjetet inteligjente të policisë u vendosën 1.100 gjoba për shpejtësi, në disa raste me shoferë që kapin deri në 230 km/h.

Në 1 vit tha Hita, janë më shumë se 1 mijë shoferë që u është hequr patenta prej mbarimit të pikëve. Ndërkohë 1 060 shoferë janë vënën nën hetim për mospasjen e lejeve të drejtimit.

“Përgjatë kësaj jave, mjetet inteligjente kanë vendosur 1.100 masa administrative për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, që variojnë deri në 230 km/h. Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e drejtimit, pasi iu kanë mbaruar pikët e lejes së drejtimit. Njëkohësisht, kemi edhe 1.060 raste të proceduara për mospasjen e lejeve të drejtimit. Këto janë me të vërtetë shifra alarmante dhe na bëjnë të kthejmë vëmendjen dhe fokusin kryesor te siguria rrugore”, tha Hita.

Kreu i Policisë së Shtetit paralajmëroi se kontrollet do të intensifikohen përmes radarëve, dronëve dhe mjeteve të tjera inteligjente. Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të vihen në funksion edhe kamerat e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Rrugor, të cilat do të integrohen në sistemin e Policisë.

Nuk është në fokusin tonë që vetëm të evidentojmë shkelje. Në fokusin tonë është të ndërgjegjësojmë qytetarët, të parandalojmë këto shkelje rrugore dhe të mos kemi aksidente fatale. Ju bëjmë apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të mos përdorin telefonin celular, të mos drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit dhe lëndëve narkotike, të mos tejkalojnë normat e shpejtësisë, pasi shpejtësia vret. Një rregull i respektuar është një jetë e shpëtuar më shumë”, apeloi Hita.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci tha se mjetet inteligjente janë vendosur në akset kryesore të vendit dhe evidentojnë automatikisht automjetet që tejkalojnë shpejtësinë.

“Jemi dislokuar në aksin rrugor, në rrugën interurbane kryesore Rrogozhinë-Durrës. Është një mjet inteligjent që e mat shpejtësinë në mënyrë automatike. Kemi edhe të tjera në të gjithë territorin e vendit, të ngjashme, që janë të dislokuara në akset kryesore të vendit, në Rrugën e Kombit, por edhe në akset e tjera kryesore rrugore, që evidentojnë çdo mjet që tejkalon normat e shpejtësisë”, tha Vatoci.

gijotina.com/

Etiketa: gjobatKryesore1

Lajme të lidhura

Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Aktualitet

A do të kandidojë Jorida Tabaku për Bashkinë e Tiranës? Ja si shprehet deputetja demokrate

08:11 - 10/10/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të, qytetarët të vendosur: Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari

08:01 - 10/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme 10 Tetor 2026

07:42 - 10/10/26
Para
BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’

BSH: Nga nëntori, pagesat elektronike brenda 30 sekondave me sistemin ‘TIPS Clone’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Jorida Tabaku: Taksa e sheshtë 10% dhe Paketa Dhembshurisë, zgjidhje për krizën ekonomike
Aktualitet

A do të kandidojë Jorida Tabaku për Bashkinë e Tiranës? Ja si shprehet deputetja demokrate

08:11 - 10/10/26

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka sqaruar pozicionin e saj lidhur me mundësinë për të garuar për drejtimin e Bashkisë së...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:04 - 10/10/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

“Çohuni shqiptarë”/ Sot protesta e 133-të, qytetarët të vendosur: Nuk kemi çfarë të presim nga besa e këtij tradhtari

08:01 - 10/10/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme 10 Tetor 2026

07:42 - 10/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 10 Tetor 2026

07:41 - 10/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com