GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kontrollet e FBI-së në shtëpinë e Trump, prokurori i Përgjithshëm: Unë e urdhërova këtë

21:51 - 11/08/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Kontrollet e FBI-së në shtëpinë e Trump, prokurori i Përgjithshëm: Unë e urdhërova këtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, i cili ka firmosur urdhrin e kontrollit të kryer në rezidencën e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka dhënë mbrëmjen e sotme një deklaratë për shtyp nga Departamenti i Drejtësisë në Uashington DC.

Kjo është deklarata e tij e parë publike që kur agjentët federalë kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago në fillim të kësaj jave.

Garland tha se Departamenti i Drejtësisë paraqiti një mocion për të zhbllokuar një urdhër kërkimi dhe faturën e pronës në lidhje me kontrollin e pronës së Trump në Mar-a-Lago.

“Departamenti i Drejtësisë sapo ka paraqitur një mocion në distriktin jugor të Floridës për të zhbllokuar një urdhër kërkimi dhe faturën e pronës në lidhje me një kontroll të miratuar nga gjykata që FBI kreu në fillim të kësaj jave. Ky kontroll ishte një objekt i vendosur në Florida që i përkiste ish-presidenti”, tha Garland.

Ai shtoi se urdhri për kontrollin u autorizua nga një gjykatë federale.

“Urdhër kontrolli u autorizua nga një gjykatë federale. Kopjet e urdhër-arrestit dhe të faturës së pasurisë së FBI-së iu dhanë në ditën e kontrollit ish-këshilltarit të Presidentit i cili ishte në vend gjatë kontrollit”, u tha ai gazetarëve të enjten.

Prokurori i Përgjithshëm bëri me dije se të gjithë amerikanët kanë të drejtën e zbatimit të drejtë të ligjit dhe tha se pjesa më e madhe e punës së Departamentit të Drejtësisë bëhet jashtë syve të publikut për të mbrojtur integritetin e hetimeve.

“Qendrimi besnik ndaj shtetit të së drejtës është parimi themelor i Departamentit të Drejtësisë dhe i demokracisë sonë. Mbajtja e shtetit të së drejtës do të thotë zbatim i ligjit në mënyrë të barabartë, pa frikë apo favore,” tha ai.

Garland shtoi se këto janë parimet me të cilat funksionojnë zyrtarët në Departamentin e Drejtësisë.

“Pjesa më e madhe e punës sonë kryhet nga nevoja jashtë syve të publikut. Ne e bëjmë këtë për të mbrojtur të drejtat kushtetuese të të gjithë amerikanëve dhe për të mbrojtur integritetin e hetimeve tona. Rregullat etike më pengojnë të jap detaje të mëtejshme rreth kontrolli i pronës së ish-presidentit Donald Trump në Mar-a-Lago”.

Prokurori njoftoi se ishte ai që aprovoi personalisht vendimin për të kërkuar një urdhër që mundësonte që agjentët federal të FBI të kryenin kontrollin.

“Departamenti nuk e merr me lehtësi një vendim të tillë. Aty ku është e mundur, është praktikë standarde të kërkohen mjete më pak ndërhyrëse si një alternativë ndaj një kërkimi”.

Ai trajtoi gjithashtu edhe sulmet e pabaza ndaj agjentëve dhe prokurorëve të Departamentit të Drejtësisë, në vazhdën e kontrollit të Mar-a-Lago të hënën dhe një tentativë për të sulmuar zyrën në terren të FBI-së në Cincinnati të enjten.

“Unë nuk do të qëndroj në heshtje kur integriteti i tyre sulmohet padrejtësisht. Burrat dhe gratë e FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë janë nëpunës publikë të përkushtuar, patriotë. Çdo ditë, ata mbrojnë popullin amerikan nga krimi i dhunshëm, terrorizmi dhe kërcënime të tjera ndaj sigurisë duke mbrojtur të drejtat tona civile. Ata e bëjnë këtë me sakrificë të madhe personale dhe rrezik për veten e tyre. Jam i nderuar të punoj përkrah tyre”.

Etiketa: Donald TrumpFBIkontrolleShtëpi

Lajme të lidhura

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë
Aktualitet

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!
Botë

Trump-Osmanit: Nëse keni probleme të tjera me Serbinë, më merrni në telefon!

17:50 - 19/02/26
Para
Studimi: Omicron nuk parandalohet nga dy doza vaksine

Rezulton e efektshme vaksina e parë kundër kancerit, ja ç’thonë shkencëtarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com