GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korçë/ shpallet në kërkim një person, procedohet penalisht një tjetër i vendosë zjarrin një sipërfaqeje pyjore

09:34 - 11/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aksion në Korçë/ Nga vjedhje, mashtrim e plagosje e rëndë  me dashje, arrestohen 3 persona
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qyteti i Korçës dhe rrethinat nuk i kanë shpëtuar situatës së rënduar të zjarreve.

Voskopoja dhe disa fshatra të tjerë, kanë qenë vatrat më problematike. Për këtë fakt, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka djegur një sipërfaqeje pyjore në afërsi të fshatit Leshnjë. Gjithashtu, është proceduar penalisht 31-vjeçari A. Gj, nga fshati Dardhas i Pogradecit.

Ai është evidentuar duke transportuar me mjetin e tij tip “Benz” 5 m³ dru të llojit ah, e nuk ishte pajisur me lejen përkatëse.

Njoftimi i Policisë:
Qarku Korçë

Dogji me zjarr një sipërfaqe pyjore në afërsi të fshatit Leshnjë, shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Procedohet penalisht edhe një shtetas tjetër për veprën “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë shpallën në kërkim shtetasin R. R., banues në fshatin Leshnjë, Korçë, pasi dyshohet se në këtë fshat, në vendin e quajtur “Manastirsht”, ky shtetas ka djegur 1 hektar sipërfaqe pyjore me shkurre dhe dushk.

Gjithashtu në afërsi të fshatrave Gjonomadh dhe Krushovë, Korçë, konkretisht në vendet e quajtura “Korija e fshatit” në Gjonomadh dhe “Mali i Bodesë” në Krushovë, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të këtyre zjarrvënieve.
——–
Gjithashtu në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve në fushën e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në fshatin Dardhas, Pogradec, pasi në fshatin Gështenjas, Pogradec, ky shtetas u kap duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz”, 5 m³ dru të llojit ah, pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprat penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”.

Etiketa: Korceprocedim penal

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?
Aktualitet

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha
Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26
Para
Ja kush është ‘heroi’ shqiptar në Greqi që ndihmoi në fikjen e zjarreve: Kam detyrim ndaj këtij vendi, e ndjeva si për atdheun tim

Ja kush është ‘heroi’ shqiptar në Greqi që ndihmoi në fikjen e zjarreve: Kam detyrim ndaj këtij vendi, e ndjeva si për atdheun tim

TË FUNDIT

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho
Breaking Views

Mbrojtësi i të rinjve të Kosovës merr pasaportën shqiptare, gati ftesa nga Sylvinho

19:28 - 25/02/26

Kombëtares shqiptare pritet t’i shtohet një tjetër futbollist në organikë. Sipas asaj që raportohet në media, qendërmbrojtësit Bujar Pllana i...

Lexo më shumë
Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com