GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Koreja e Veriut teste me raketa balistike, reagon SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut

15:54 - 05/10/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Koreja e Veriut teste me raketa balistike, reagon SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në përgjigje të një prove me raketë balistike nga Koreja e Veriut që kaloi mbi Japoni, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kryen të mërkuren prova me raketa me precizion të lartë. Megjithatë, administrata e Presidentit Biden thotë se mbetet e hapur për dialog me Phenianin.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut lëshuan katër raketa në brigjet lindore të Gadishullit Korean të mërkurën në mëngjes, njoftoi Shefi i Shtabit të Koresë së Jugut.

Të martën, avionët e Koresë së Jugut dhe ato të Forcave Ajrore amerikane kryen stërvitje ushtarake në përgjigje të provës së fundit me raketa nga Koreja e Veriut, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Stërvitja ishte një shfaqje e aftësive dinamike të përbashkëta ushtarake të të dy vendeve tona, që synonte të shërbente si një masë për të shkurajuar një sulm nga një vend tjetër. Ne do të vazhdojmë të koordinojmë reagimin e menjëhershëm dhe afatgjatë në mënyrë dypalëshe e trepalëshe, me Republikën e Koresë dhe me komunitetin ndërkombëtar”, tha ajo.

Pheniani bëri një provë me një raketë balistike me rreze të mesme veprimi të martën, që besohet të jetë versioni më i fundit i atyre që u shfaqën në një paradë të fundit ushtarake.

Ajo ka një rreze veprimi prej 4600 kilometrash, më të gjatë se raketat e mëparshme. Raketa u nis drejt Japonisë në vend që të ndiqte trajektoren vertikale, duke fluturuar mbi këtë vend, në incidentin e parë të këtij lloji në pesë vjet. Autoritetet paralajmëruan banorët në dy rajone në Japoni.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida foli të martën me Presidentin amerikan Joe Biden.

“Lëshimi i raketës balistike nga Koreja e Veriut ishte një akt i egër dhe absolutisht i palejueshëm. Ne do të përgjigjemi sa më shpejt që të jetë e mundur, duke treguar nivelin më të lartë të vigjilencës”, tha kryeministri japonez.

Ekspertët thonë se prova me raketë balistike ka të ngjarë të jetë një reagim i Phenianit ndaj stërvitjeve të fundit ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut, të parat që nga viti 2017. Aeroplanmbajtësja amerikane USS Ronald Reagan mbërriti në Busan të Koresë e Jugut, muajin e kaluar, përpara se të shfaqte forcën e saj.

Administrata e Presidentit Biden tha se është e përkushtuar për të mbrojtur aleatët e saj. Por ajo është gjithashtu e hapur për dialog.

“Qëllimi ynë mbetet krijimi i një Gadishulli Korean pa armë bërthamore. Ne mbetemi të përgatitur për t’u angazhuar në diplomaci serioze dhe të qëndrueshme për të bërë përparim real drejt këtij qëllimi dhe mbetemi të përgatitur për t’u takuar me Phenianin pa kushte paraprake”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara ka bërë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit, për të punuar në kufizimin e programeve të armëve të shkatërrimit në masë të Phenianit.

Por nuk ka gjasa të këtë një përgjigje të fortë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, sepse anëtarët e tij të përhershëm Kina dhe Rusia, kundërshtojnë vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, duke lënë më pak mundësi për të bindur udhëheqësin Kim Jong Un të ndjekë rrugën diplomatike.

Pheniani miratoi së fundmi një ligj, që autorizon sulme parandaluese bërthamore, duke përfshirë edhe në rastet e përballimit të një sulmi me armë konvencionale.

“Duke miratuar në ligj politikën e përdorimit të forcës bërthamore, statusi i vendit tonë si shtet me armë bërthamore është bërë i pakthyeshëm”, tha udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Ekspertët presin që Pheniani të kryejë një tjetër provë bërthamore së shpejti, e cila do të ishte e shtata.

“Koreanoveriorët po përpiqen të përfitojnë nga situata e tanishme, pra, nga fakti që Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në luftën në Ukrainë. Kjo u jep atyre pak hapësirë dhe kohë për të realizuar qëllimet e tyre”, thotë ekspertja e Këshillit Atlantik, Naoko Aoki.

Koreja e Veriut lëshoi gjithashtu disa raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi javën e kaluar, gjatë vizitës së Nënpresidentes amerikane Kamala Harris në Korenë e Jugut dhe në zonën e çmilitarizuar mes dy Koreve. /Voa/

 

Etiketa: JaponiaKoreja e JugutSHBA

Lajme të lidhura

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian
Botë

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

15:03 - 12/02/26
U kap me 8 kg kokainë, arrestohet i riu shqiptar në Itali
Aktualitet

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria

15:21 - 10/02/26
Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar
Aktualitet

Aksident tragjik në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

13:32 - 10/02/26
Para
Kërcënimet nga spiunazhi rus, NATO në solidaritet me Malin e Zi

Kërcënimet nga spiunazhi rus, NATO në solidaritet me Malin e Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?
Breaking Views

Ramush Haradinaj jep dorëheqjen si kryetar i AAK! Do të kandidojë për president?

19:19 - 12/02/26

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në mbledhjen e Këshillit të...

Lexo më shumë
Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana

19:17 - 12/02/26
Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

Shorti i Nations League, Shqipëria njeh rivalët

18:44 - 12/02/26
Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

Zjarr në një stallë në Selenicë, 22 krerë gjedhë të djegur

18:31 - 12/02/26
Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

Skandali në bregdet/ Si Rama i dha 1 miliard lekë Lul Bashës nëpërmet oligarkut të afërt me kryeministrin

18:19 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com