GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Korreshi shpërthen për “Territorialen”: Divjakën duan ta kthejnë në kooperativë bujqësore

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Policia nuk mund të mbajë këta lloj halesh”/ Korreshi: Efektivi shan dhe i tregon hallatet protestuesve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, i ftuar në emisionin “ Fundjavë”, komentoi miratimin në Kuvend të reformës së re territoriale, e cila u votua me 85 vota pro nga mazhoranca. Korreshi e cilësoi votimin si “vdekje të demokracisë”, duke akuzuar deputetët që mbështetën nismën se nuk morën parasysh zërin e qytetarëve, veçanërisht të banorëve të qarkut të Fierit, Divjakës, Patosit dhe 13 bashkive të tjera që preken nga reforma.

Sipas tij, banorët e Divjakës kanë protestuar prej 70-80 ditësh kundër ndryshimeve, ndërsa edhe këshillat bashkiakë kishin votuar kundër shkrirjes së bashkive. Deputeti demokrat tha se protesta e së enjtes duhej të kishte pasur pjesëmarrje më të madhe, pasi, sipas tij, një reagim më i gjerë i qytetarëve mund të kishte sjellë më shumë presion ndaj vendimmarrjes politike. Ai pretendoi se disa banorë kishin hezituar të merrnin pjesë për shkak të frikës nga presioni i qeverisë dhe i administratës tatimore.

Korreshi ngriti gjithashtu akuza ndaj Policisë, duke pretenduar se gjatë protestave janë ushtruar veprime të rënda ndaj qytetarëve. Ai tha se kishte bërë një denoncim për sjelljen e një efektivi, të cilin e akuzoi për fyerje dhe veprime të papërshtatshme ndaj protestuesve.

“Ajo që nuk u pa dhe nuk u dëgjua ishte zëri i qytetarëve, i qarkut të Fierit, Divjakës dhe Patosit dhe 13 bashkive të tjera. Ajo natë ishte vdekja e demokracisë. Persona që ngrenë kartonat në dëm të interesit të qytetarëve. Divjaka prej 70-80 ditësh bërtiti fort dhe kërkonte të drejtën e saj. Nuk mund të veprojnë dhe të mandatojnë vullnetin e 15 bashkive ata 85 deputetë, pasi edhe këshillat bashkiakë kishin miratuar unanimisht mosshkrirjen e bashkive. Kishin votuar kundër kësaj nisme ligjore. Demokracia është përfaqësimi i zërit të qytetarëve.

Unë dje në mëngjes u ndjeva keq, pasi kam qindra SMS nga banorët e këtyre zonave. Shikoja trishtimin që u mblodh, pasi duan ta kthejnë Divjakën në kooperativë bujqësore, pasi ishte një qytet që merrej me bujqësi dhe turizëm. Nëse të enjten do të kishte më shumë prani të qytetarëve në protestë, pasi duhej të ishim më shumë, do të kishte reagim më të madh. Ata kanë pasur frikë nga presioni qeverisës, frikë nga taksidarët. Këtu i lë të vjedhin dhe, kur i bie bilbilit ai i madhi, bëhet nami. Këta marrin njerëz dhe i tredhin. Nuk ka frikë njeri nga policët. Unë bëra denoncim se një polic shante me libër shtëpie dhe kryente veprime shtazore ndaj qytetarëve. Nuk duhet të vish pa simbole të Policisë, se unë mund të godas në atë moment. Policia ka ushtruar dhe kryer veprime kriminale”, tha ai.

Etiketa: DivjakaKorreshiKryesore1

Lajme të lidhura

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore
Aktualitet

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

15:22 - 30/10/26
Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës
Aktualitet

Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

15:07 - 30/10/26
I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

14:46 - 30/10/26
Para
Garë për kreun/ Elbasani dhe Egnatia në ndjekje të Vllaznisë, Partizani siguron “Final 4”

Rikthehet Superiorja/ Elbasani kërkon të përmirësojë pozitat, Durrësi kërkon të mbajë kreun e klasifikimit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore
Aktualitet

Presidenti shpall datën e mbajtjes së zgjedhjeve vendore

15:22 - 30/10/26

Sot, Presidenti i Republikës dekretoi datën 9 maj 2027 për zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Sipas Kodit...

Lexo më shumë
Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

Tentuan të korruptojnë policët për tu shpëtuar gjobave, nën hetim tre shoferë në Durrës

15:07 - 30/10/26
I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

14:46 - 30/10/26
Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

Interi dhe Milan me stadium të ri, ‘San Siro’ do të zëvendësohet nga ‘Generali Stadium’

14:33 - 30/10/26
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

14:19 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com