GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!

14:15 - 18/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Amendamenti i Ramës për Belindën/ Europianët ‘të prerë’: Të mos preket reforma në Drejtësi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amendamenti i Partisë Socialiste, për ndryshimet ligjore me qëllim pengimin e pezullimit të ministrave nga detyra është pritur me kritika nga përfaqësuesit europianë.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi në një konferencë për mediat këtë të mërkurë se “nuk duhet të preket Reforma në Drejtësi”.

Ai shtoi se presin që të konsultohen për këto nisma për ndryshimet ligjore, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi.

“Ne i ndjekim nga afër nismat e qeverisë që kanë lidhje me shtetin ligjor, jo vetëm se jemi në merak për harmonizimin e tyre me atë të BE, por edhe që të mos prekin reformën e drejtësisë. Sa i takon prekjes apo ndikimit që kanë në këtë rast nuk do kisha një koment në këtë rast. Presim që të konsultohemi për këto nisma”, tha ambasadori Gonzato.

Ndërkohë diplomati tjetër David McAllister, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET) deklaroi se rasti Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit

“Nuk jam në pozicion të komentoj raste individuale në detaje, por do të them se çështja që përfshin zv/kryeministren Balluku është test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”, u shpreh ai.

Ai u shpreh se vendi duhet të ruaj ritmin në luftën ndaj korrupsionit., pasi sipas të dhënave të fundit Shqipëria ka pësuar hapa mbrapa.

McAllister tha se është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos bëhet nën presion. Në lidhje me këtë, McAllister theksoi se politika duhet të japë shembullin e vet dhe ta mbështesë këtë proces,

“Duhet ruajtur ritmi në luftën ndaj korrupsionit. Shumë është arritur, por ende jo në nivelin e kënaqshëm. Në raportin e TIA Shqipëria ka rënë me 9 vende. Është e rëndësishme që sistemi i drejtësisë të plotësohet me staf dhe të mos bëhet nën presion. Por politika duhet të japë shembullin e vet dhe ta mbështesë këtë proces,” tha McAllister.

Etiketa: balluku europianedrejtesi

Lajme të lidhura

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu uron shqiptarët për 28 Nëntorin: Zoti e bekoftë Shqipërinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit, kreu i KMSH: Të forcojmë lidhjet me familjen e shoqërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!
Breaking Views

SHBA paralajmëroi sulme të mundshme nga Irani, ministri i Mbrojtjes i bën karshillëk: S’ka vend për shqetësim!

10:37 - 02/04/26

Qeveria shpreh çrregullím dhe ftohje te marredhenieve me Ambasaden e SHBA. Kjo vjen per arsye se SHBA mbeshtet SPAK, qe...

Lexo më shumë
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

Rama u bën “shpëlarje truri” studentëve: Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet

09:44 - 02/04/26
Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com