GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsion me paratë e tenderit “Dua të luaj”, si iu dhanë 6 MLN Euro Shkëlqim Fushës

11:48 - 08/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli ka dërguar 6 milionë Euro nga buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) për projektin e tij ‘Dua të luaj’.

Dritan Agolli ka dërguar 6 milionë Euro nga buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) për projektin e tij ‘Dua të luaj’.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Agolli ka dërguar 6 milionë Euro nga buxheti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) për projektin e tij ‘Dua të luaj’. Në fakt drejtori i FSHZH po luan me paratë tona dhe me ligjin.

Dhe Agolli luan, por nuk digjet. Projekti ‘Dua të luaj” ka nisur që në vitin 2022 në disa zona dhe tani FSHZH ka piketuar të tjera kënde lojërash. Konkretisht po raportojmë për tenderin me objekt “Ndërhyrje në zona sportive dhe lodra për fëmijë “Dua të luaj” Faza II”. Sipas dokumenteve, do të ndërtohet fushë futbolli, një fushë tenisi dhe fushë basketbolli, por nuk përcaktohet se në cilat qytete do të bëhen këto ndërtime, si dhe sa të tilla nevojiten. Mund të themi me siguri se me 6 milionë euro mund të mbulohej ky projekt në të gjithë vendin. Por kjo ndodh vetëm nëse fondet shfrytëzohen për qëllimin e përcaktuar dhe nuk ka filtrime korrupsioni.

Meqenëse qëllimi parësor i Agollit është që të përfitojnë miqtë e tij, drejtor Agolli nuk e zhvillon prokurime ku të gjithë të jenë të barabartë.

Kështu, drejtori ndjek të njëjtin skenar, bënë fillimisht në prapaskenë pazaret me biznesmenin që do të favorizohet dhe më pas shpall të hapur “garën”, ku gjithçka është e paracaktuar.

Për tenderin konkret është hapur procedura më 23 tetor 2024 dhe është mbyllur më 8 nëntor. Kanë mjaftuar vetëm 2 javë që 4 kompani të mëdha të hidhen në front për të përfituar këtë fond.  Sipas të dhënave, “Z D R A V A” sh.p.k dhe “INERTI sh.p.k kanë dorëzuar ofertat më të ulëta me vlera përkatëse  4.1 milionë euro dhe  4 milionë euro. Nëse do ishte zbatuar ligji dhe këto dy oferta do ishin marrë në konsideratë, do të ishin kursyer 2 milionë euro nga ky projekt (vlerë monetare që mund të përdorej për projekt të tjera të mëdha).

Të dyja këto kompani komisioni i Agollit i ka skualifikuar nga gara, më pas edhe kompaninë “BE – IS” sh.p.k.

Në këtë mënyrë doli në shesh që e paracaktuara rë merrte tenderin ishte firma Fusha shpk. Më datë 2 dhjetor 2024 firma ka marrë në dorë kontratën me afat 2 vjet.

Tenderi është vlerësuar nga Open Data Albania me “Flamurin i Kuq” (shenja e riskut të korrupsionit) për mungesë konkurrence dhe për favorizimin e  ofertës më të shtrenjtë.

“Fusha” vazhdon të gllabërojë fonde

Shtojmë edhe faktin që fondi i është bërë dhuratë oligarkut Shkëlqim Fusha, që njihet si gllabëruesi i fondeve publike përmes projekteve më të mëdha, ku përmendim më të fundit miliardat e marra tek Piramida, ndërtimi i Teatrit dhe tashmë ndërtimi i një kulle.

Bashkia Tiranë gjithashtu i ka dhënë kompanisë “Fusha” shpk” 1266.6 m2 truall në rrugën “Abdi Toptani”, dhe dy ndërtesa përkatësisht 801.4 m2 dhe 183 m2. Njëra prej tyre është godina e ndërmarrjes së dekorit të Tiranës.

Kompania “Fusha” ishte ofruar që në vitin 2018 për ndërtimin falas të Teatrit Kombëtar në këmbim të një sipërfaqeje prej mijëra metra katrorë ku do të ngrinte edhe një kompleks prej 6 kullash.

Agolli luajti edhe me Salillarin

Këtë lojë për fushat sportive drejtori Agolli e ka nisur me Pëllumb Salillarin. Kujtojmë se  në maj të vitit 2023 Gijotina.com ka denoncuar tenderin me objekt “Ndërhyrje në zona sportive dhe lodra për fëmijë “Dua te luaj” (rajoni 3 dhe 4) Berat -Vlorë-Korçë-Gjirokastër”. Për këtë projekt ishin lënë në dispozicion 3.7 miliardë lekë.

Siç duket nga dokumentet më poshtë, vetëm firma “SALILLARI” sh.p.k ka paraqitur ofertë duke propozuar vlerën sa 99% e fondit limit.

Por, pavarësisht ofertës kaq të shtrenjtë, Agolli ia dhuroi këtë tender Salillarit pa garë fare. Edhe në këtë tender kaq të shtrenjtë, Agolli nuk i respektoi rregullat bazike të prokurimeve publike. Për këto shkelje edhe ky tenderi ka marrë “Red Flag” nga Open Data Albania.

Tani historia u përsërit me një fond të madh dhe është ndryshuar vetëm oligarku.

Nën hetim nga SPAK

Kujtojmë se në 12 nëntor 2024, Dritan Agolli, drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ishte në SPAK. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 500 mijë Dollarë të FSHZH-s për një menu të projektit “100 fshatrat”.

Tenderi u fitua nga dy shefa kuzhine, një nga të cilët ishte i punësuar në një restorant në pronësi të djalit të Agollit.

Po ashtu, Dritan Agolli është pronar i një kompanie e quajtur ‘Magnum Opus’ group me objekt studime në nivel strategjik, menaxherial, operacional, analiza, vrojtime, sondazhe, konsulencë, shërbime administrative etj.

Kompania rezulton që ka marrë para publike.

Agolli ka siguruar para publike përmes nënkontraktimeve dhe kompaninë që u ka dhënë tendera publik.

Një vit pasi Agolli është emëruar në krye të FSHZH, i biri i tij deklaron se gjyshi i ka dhuruar një shtëpi me sipërfaqe gati 1550 metra/katror, ndërsa Agolli ka deklaruar në institucionin kundër pastrimit të parave se ka shitur një apartament 360 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij ka qenë gjysmë për gjysmë në kohën e blerjes.

Me këtë lëvizje ka justifikuar blerjet e apartamenteve dhe garazheve ku ai jeton dhe i ka pronë të tij. Bëhet fjalë edhe për një shumë që do t’ia kalonte biznesit të djalit të tij, 400 mijë euro. Sipas një reagimi nga Agolli kjo procedurë është pezulluar dhe kjo ka mbetur në tentativë.

Gjithashtu, kanë dalë dokumente ku nga një subjekt me emrin ‘Fusha’, Agolli ka marrë një tokë fare pranë qendrës tregtare TEG.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

Etiketa: abuzimDritan Agollidua te luajFSHZHmungese gareoferta me e shtrenjteopen data albaniared flagShkelqim Fushatender

Lajme të lidhura

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!
Breaking Views

“Sekretari i degës së PD jeton në Tiranë’’! Anëtari i drejtohet Berishës: Duhet reformim!

20:09 - 04/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Akuzat e Berishës, deputeti Majko i drejtohet SHISH: A jam në përgjim?

Akuzat e Berishës, deputeti Majko i drejtohet SHISH: A jam në përgjim?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

Shqipëria mbetet ndër vendet me shpenzimet më të ulëta për kërkim-zhvillim (R&D) në rajon, duke alokuar vetëm 0.20% të PBB-së...

Lexo më shumë
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Trump shpall mbylljen totale të hapësirës ajrore të Venezuelës, Karakas reagon ashpër

Lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë më shumë se 30

08:25 - 05/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 5 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:01 - 05/12/25
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë/ Shoferi përplaset me bordurën, shpërthen në flakë mjeti

07:53 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com