GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimet te Kadastra/ Zyrtarët e shtetit legalizuan pronat për vota në favor të PS

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Legalizimi dhe dokumentet hipotekore në shkëmbim të votave ka qenë një nga krimet elektorale më të pandëshkuara në Shqipëri dhe një shqetësim madhor në lidhje me standardet zgjedhore në vend. E megjithatë, gati 17 vjet pas nisjes së procesit të legalizimit në vitin 2004, ende zyrtarët e shtetit vijojnë të shantazhojnë qytetarët dhe të trafikojnë të drejtat e tyre ligjore në shkëmbim të votave për partinë.

Në një goditje të parë të kësaj natyre, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi të shtunën e ka ngritur akuzë ndaj katër shtetasve, për dy episide të ndryshme, përfshirë dy zyrtarëve të kadastrës, një kryeplak dhe një sekser, të cilët kanë dhënë dokumente legalizimi në shkëmbim të votave gjatë zgjedhjeve të pushtetit vendor më 2019, të cilat Partia Socialiste i fitoi pa garë.

“.. dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Sipas njoftimit, një zyrtar i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës me inicialet D.S., dhe një kryeplak i Lagjes së Re në Sauk të Tiranës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin ofruan korrupsion për votuesit apo i shantazhuan ata duke ofruar leje legalizimi dhe “qëndrim në punë”, dy praktika shumë të rëndomta për të cilat, palët politike në përgjithësi dhe Partia Socialiste në veçanti janë akuzuar prej kohësh dhe dy shkelje ligjore që deri më sot ishin bërë një normalitet i pandëshkueshëm.

Në zgjedhjet e vitit 2019, Partia Socialiste fitoi 61 bashkitë e vendit pasi opozita nuk mori pjesë. Në territorin e Bashkisë Tiranë, ku dyshohet se ndodhi krimi i hetuar nga SPAK, zgjedhjet i fitoi kandidati socialist Erion Veliaj. SPAK nuk bën të ditur se për cilën parti politike zyrtari dhe kryeplaku i bënë presion votuesve, por në zgjedhje pa garë, dhe duke marrë parasysh se të dy janë funksionarë politikë, kuptohet se ata i kanë bërë presion votuesve dhe u kanë ofruar korrupsion për llogari të Partisë Socialiste.

Në të njëjtin rast, SPAK bëri të ditur se një zyrtar i dytë, jurist te ALUIZNI, me inicialet A. H., në bashkëpunim me një shtetas që dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit dhe që ka inicialet Y. B.. Akuza në këtë rast nuk ka të bëjë me zgjedhjet por me korrupsionin.

Sipas SPAK, këta, “në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje” të disa shtetasve.

Legalizimi i ndërtimeve pa leje është një e drejtë ligjore e qytetarëve, të cilën ata e kanë fituar me ligj. Por të dyja maxhorancat, ajo e PD-së më parë dhe ajo e PS-së pas vititn 2013, shumë shpesh dhe krejt haptazi kanë përdorur procesin për qëllime elektorale. Në zgjedhjet e vitit 2015, ishte vetë kryeministri Edi Rama ai që u shfaq në takime elektorale duke shpërndarë certifikata legalizimi, një veprim që u shtua në listën e shkeljeve zgjedhore të atij viti.

/reporter.al/

Etiketa: KadastraKryesore1legalzimSpak

Lajme të lidhura

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

08:17 - 22/06/26
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!
Breaking Views

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Para
Meta shpallet President i Partisë së Lirisë, çfarë ndodhi në Konventën e PL-së

Meta shpallet President i Partisë së Lirisë, çfarë ndodhi në Konventën e PL-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Aktualitet

“Atdheu nuk është në shitje”/ Mbahet sot dita e 23-të e protestës, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

08:51 - 22/06/26

Protesta e 23-të rradhazi do të zhvillohet ditën e sotme në Tiranë, ku qindra mijëra qytetarë priten të mblidhen në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 22 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 22/06/26
“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

“Rama jepe dorëheqjen”/ The New York Times: Shqiptarët në protestë kundër qeverisë së korruptuar, jo kundër Trump

08:17 - 22/06/26
Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis