GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

13:30 - 12/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thirrur një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare më 13 maj, pas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Më 12 maj, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar fizikisht aplikacionin e Kosovës në këtë Këshill.

“Me këtë veprim, Prishtina ka shkelur edhe një marrëveshje që ka nënshkruar, e ajo është Marrëveshja e Uashingtonit. Ata e kanë shkelur brutalisht atë”.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në shtator të vitit 2020 një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e njohur si Marrëveshja e Uashingtonit. Me këtë marrëveshje, Kosova është pajtuar për një moratorium njëvjeçar mbi përpjekjet e saj për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ndërsa Serbia ka rënë dakord për një moratorium po ashtu njëvjeçar mbi fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës si shtet.

Në bazë të Marrëveshjes së Uashingtonit, moratoriumet tashmë kanë skaduar, por Departamenti amerikan i Shtetit ka inkurajuar më herët Kosovën dhe Serbinë që t’i vazhdojnë ato për të mundësuar përparim në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ne nuk duhet të përfshihemi në urrejtje dhe të hyjmë në psikozë konflikti, por të ofrojmë përgjigje të fuqishme në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”.

Ai ka thënë se Serbia do të bëjë më të mirën për të mbrojtur shtetin. Më 16 mars të këtij viti, Federata Ruse është përjashtuar nga ky Këshill, për shkak të nisjes së luftës së paprovokuar në Ukrainë. Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës. Duke qenë se vendimet merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por nuk ka arritur ende të anëtarësohet në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo nuk është ende as anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera.

Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë. Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. /REL

Etiketa: KEkosov

Lajme të lidhura

Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Breaking Views

Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

19:57 - 26/02/26
Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën
Breaking Views

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

17:00 - 26/02/26
Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje
Kosovë & Rajon

Pa konsensus për presidentin, Kurti: Po punojmë që vendi të mos shkojë në zgjedhje

19:14 - 23/02/26
Para
Shkatërrohet banda kriminale shqiptare në Itali, policia lajmëron konferencë për shtyp

Adoleshentët shqiptarë therin me thika dy italianë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Breaking Views

Nis PETICIONI kombëtar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

19:57 - 26/02/26

Organizata e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK ka nisur një peticion kombëtar për një gjykim të drejtë në Dhomat e Specializuara...

Lexo më shumë
Në Kushtetuese për video-skandalin/ Safet Gjici depoziton kërkesë për pafajësi

Në Kushtetuese për video-skandalin/ Safet Gjici depoziton kërkesë për pafajësi

19:29 - 26/02/26
Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

Bastet sportive online, 4 administratorë dhe pronarë vihen nën hetim

19:00 - 26/02/26
Aleancë e re në horizont! Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak

Aleancë e re në horizont! Prefekti i ri i Tiranës bën bashkë PS-PD në Këshillin Bashkiak

18:55 - 26/02/26
“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi

“E pamë dhe e dëgjuam vetë”/ Montserrat: Ka kapje të shtetit nga krimi

18:22 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com